Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
AMP thote se sipas pretendimeve të qytetarëve, policia nuk ka reaguar në kohë ndaj sinjalizimeve dhe denoncimeve të vazhdueshme për qarkullimin e mjeteve me shpejtësi të lartë në këtë zonë.
DURRËS- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, ka nisur hetimet për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të policisë, pas denoncimeve të bëra nga banorët e lagjes 15 në Durrës, në zonën e ish-Kënetës. AMP thote se sipas pretendimeve të qytetarëve, policia nuk ka reaguar në kohë ndaj sinjalizimeve dhe denoncimeve të vazhdueshme për qarkullimin e mjeteve me shpejtësi të lartë në këtë zonë.
“Ngjarja e rëndë ka ngritur dyshime mbi reagimin e strukturave policore dhe nëse janë marrë masat e nevojshme për parandalimin e rrezikut, pavarësisht denoncimeve të mëparshme të banorëve. AMP pritet të verifikojë nëse ka shkelje të detyrës nga ana e efektivëve të policisë dhe nëse janë ndjekur procedurat për trajtimin e ankesave të qytetarëve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e përgjegjësive ligjore ndaj personave përgjegjës”, thuhet ne njoftimin e AMP.
Ndërkohë të hënën, një ditë pas aksidentit tragjik të shkaktuar nga 57-vjeçari i dehur Nikoll Radaçi, kryepolici Skënder Hita pezulloi nga detyra deri në përfundim të hetimeve zinxhirin komandues të policisë Durrës.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeçari, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Radaçi rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022./Dosja.al
TIRANË- Shqyrtimi i projektligjit “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, n...
Foto Ilustruese STRASBURG- Komisioni për Punët e Jashtme ka miratuar raportin për Shqipërinë për progresin e saj në bise...
Jorgo Goro TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro p&e...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grpit Parlamentar të PD Gazment Bardhi gjatë seancës në Kushtetuese, ku po shqyrtohet ank...
Ulsi Manja TIRANË- Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja, ka deklaruar se së...
Marash Logu TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca publike për shqyrtimin e ankimit të PD-së pasi mazhoranca r...
Alqi Bllako TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për ...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimit të de...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka paralajmëruar, çuarjen në Gjykat...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe ditën e sotme në Varrezat e Dëshmorëve. Te monumenti “Nënë Shqip&e...