LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edhe Parlamenti Europian konstaton se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet

Berisha tha më tej, se ata që flasin dhe sulmojnë opozitën, nuk bëjnë gjë tjetër veçse mbështesin farsën e organizuar nga qeveria, teksa shtoi se zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë farsë dhe vetëm farsë.

5 Maj 2026, 12:32 Nga E. D
Berisha: Edhe Parlamenti Europian konstaton se zgjedhjet u zhvilluan në
Sali Berisha 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, u ndal te raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe vlerësimet e tij për procesin zgjedhor në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Kryedemokrati thotë se në pikën 3 të raportit theksohet se, ndonëse kuadri ligjor elektoral konsiderohet gjerësisht i përshtatshëm për zgjedhje konkurruese, shqetësime serioze mbeten për pabarazinë në fushatë, keqpërdorimin e burimeve administrative dhe shkrirjen e kufijve mes institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake.

Berisha tha më tej, se ata që flasin dhe sulmojnë opozitën, nuk bëjnë gjë tjetër veçse mbështesin farsën e organizuar nga qeveria, teksa shtoi se zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë farsë dhe vetëm farsë.

"Tani, pika 3, shënon ose konstaton se raporti i Komisionit dhe OSBE/ODIHR vlerësojnë se kuadri ligjor elektoral i Shqipërisë është gjerësisht i përshtatshëm për të zhvilluar zgjedhje kompetitive. Ndonëse, rithekson shqetësimet e lidhura me fushën jo të barabartë, keqpërdorimin e burimeve administrative, shuarjen e linjës midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake. Kur shuhen linjat midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake, nuk ka më zgjedhje. Prandaj, dhe unë u bëj thirrje qytetarëve, të realizojnë se këto tre fraza, këto tre rreshta, flasin për shqiptarët dhe mbarë botën se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet.

Dhe ata që flasin, që sulmojnë opozitën, nuk bëjnë gjë tjetër veçse verbërisht mbështesin farsën ne organizuar nga qeveria.
Edhe njëherë, ky është raporti më serioz që bazohet në raportin e OSBE/ODIHR dhe të parlamentarëve të Parlamentit Europian që vëzhguan zgjedhjet. Dhe kanë qëndruar në tezën se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet. Zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë farsë dhe vetëm farsë. Imagjinoni, në variantin klasik, zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë ato që zhvillohen në diktaturat totalitare, pa pluralizëm, por zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë ato që zhvillohen në autokracitë elektorale apo diktaturat autoritare, në të cilat shteti përdor çdo mjet për të rrëmbyer zgjedhjet, pra rikthen modelin e partisë-shtet.

U karakterizuan nga akuza për blerje vote. Presione mbi votuesit. Tani, jemi këtu. Përsëri për çdo qytetar, ditën e votimit në Durrës, një koleg i juaj, ç’është e vërteta i një medie që unë e kritikoj me pasion, se e meriton... Osman nuk e kam fjalën unë për Fanen, jo se më pe menjëherë, është BIRN, por kanë meritën e madhe se në Xhafzotaj, kur pa se xhelati i votave Elvis Doçi terrorizonte qytetarët, atë ditë patën guximin të shkruajnë se këtu votat po dikton organizata kriminale. Pra, siç e shihni, mishërohen në këtë raport, të gjitha tezat themelore të farsës elektorale. Dhe për rrjedhojë bën thirrje mazhorancës dhe opozitës të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse reformën elektorale. Ne jemi angazhuar për këtë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet