LIVE UPDATES
Politike

"Procesi në Hagë nuk ka asnjë provë"/ Berisha: Me qeveritë në Kosovë kam bashkëpunuar njësoj me të gjithë

Kryedemokrati tha se ka ndjekur me vëmendje procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, por sipas tij, nuk janë paraqitur prova konkrete për akuzat e ngritura.

5 Maj 2026, 13:21 Nga E. D
"Procesi në Hagë nuk ka asnjë provë"/ Berisha: Me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat u pyet nga gazetarët lidhur me raportet e tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe qëndrimin ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës tha se gjatë periudhës së bashkëpunimit me qeveritë e Kosovës ka pasur marrëdhënie institucionale të qëndrueshme, pavarësisht ndryshimeve politike. Kryedemokrati tha se ka ndjekur me vëmendje procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, por sipas tij, nuk janë paraqitur prova konkrete për akuzat e ngritura.

"Së pari njëherë, Hashim Thaçi ka thënë të vërtetën. Unë nuk kam bërë dhe s'do bëj kurrë dallim në bashkëpunim si qeveri me qeverinë e Kosovës, pavarësisht se kush është në pushtet. Unë jam përpjekur të kem marrëdhëniet më të mira dhe mendoj se i kemi patur. Janë bërë hapat më historikë në atë periudhë, siç e dini ju, të bashkëpunimit. Natyrisht, ndarja jonë ka ardhur për çështje thelbësore dhe këto janë të gjëra s'po hyj të bëj këtu, por unë e kam thënë dhe e them, kam ndjekur me shumë interes procesin gjyqësor. Në mënyrë absolute, nuk kam konstatuar qoftë dhe një provë të vetme të krimeve për të cilat ata burra janë akuzuar. Jo! Dhe në këtë kontekst, thirrja ime ka është shpallje ndaj gjykatës, shpallja e pafajësisë së tyre. Tani, si opozitë, mundësitë e lobimit janë të pakta, por qeveria në vlerësimin tim dhe çfarë fshihet pas kësaj, i ka dëmtuar. I ka dëmtuar! Edhe sot po të vish në Dick Marty, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe të pyesësh aty të pranishmit për fjalën e Edi Ramës, ajo ka lënë përshtypjen më neveritëse, më të keqe.

Një akuzë absurde ndaj parlamentit, ndaj deputetëve, në një kohë kur kishte një mundësi tjetër absolute. Në momentin kur u faktua se nuk ka patur transplant organesh, që ishte dhe akuza numër një më kryesore, qeveria shqiptare duhet të ndërmerrte në rrugë diplomatike dhe miqësore, të dyja, hapat më të vendosura që të amendohej rezoluta dhe raporti ku flitej për transplant organesh. Dhe qeveria shqiptare kishte të drejtë legjitime sepse thuhej, transplanti ka ndodhur në Burrel dhe në Fushë-Krujë. Në këto zona. Ky zotëria, në vend që të bëjë këtë, shkoi aty dhe foli si Gedafi. Dhe shko pyet ti, ia anuluan darkën zyrtare. Ta them me përgjegjësi absolute. Sa mbaroi fjalimin u mblodhën menjëherë ata. Ky ishte në pritje edhe vendosën t'ia anulojnë darkën dhe shkuan ia komunikuan. Prit, marrim tjetrën. Ky shkon në Bordin e Paqes në Uashington. Shkon aty. Bordi i Paqes, ishte mbledhur. Ju e kuptoni vetë për qëllimet, lidhjen e mesme në radhë të parë, pastaj të tjera.

Dhe ky zotëri i pacipë, histerik, mund t'i thuash çdo gjë, fjalimin, ia kushton Hagës, gjyqit të tyre, presidentit, me altoparlant. Po ti në qoftë se do i ndihmosh, që s'kishte asnjë lidhje me temën aty, që o zotëri, në qoftë se do i ndihmosh ata, dhe duhet t'i ndihmosh, atëherë ti, në rrugë diplomatike i drejton një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe i kërkon ndihmë për një, dy, tre, katër, pesë. Prisni! Ti shfrytëzon të gjitha mundësitë për ta çuar në tavolinën e tij dokumentin që ai ta lexojë dhe ta shqyrtojë, nëse mund ketë ndonjë. Po ky, si një histerik i vërtetë, aty. Prit tani, më e keqja. Para një jave në Athinë, në Delf, i thotë gazetarit, se: ti ia ke çuar dhe Trumpit. Po, por s'më ka kthyer përgjigje. Nuk është budalla ky se, në këtë mënyrë mund të flasë si një budalla. Po jo, nuk e bën nga budallallëku. Pse ça të kthejë përgjigje? Fjalimit tënd aty ishin krejt çështje të tjera, ti fole për atë? Po po, Trumpi nuk më ka kthyer përgjigje akoma për atë punë. Imagjinoni ju se kush e dëmton çështjen e tyre. Faleminderit!" tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj