27 Qershor 2026, 07:33
Nga I.A
Vincent van Gerven Oei
TIRANË- Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhje të pushtetit me sektorin e ndërtimit, ka ngritur disa akuza të forta. Gjatë një interviste në SYRI TV, ai ka folur për mënyrën se si arkitektët e huaj dhe studiot ndërkombëtare, sipas tij, hyjnë dhe operojnë në tregun shqiptar të ndërtimit, duke ngritur dyshime mbi rolin e institucioneve dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit në këtë proces.
Sipas Van Gerven Oei, shumë prej projekteve në Shqipëri janë formalisht private, por lidhen ngushtë me vendimmarrje dhe ndërhyrje politike në nivelet më të larta. Ai shprehet se një model i përsëritur në rrëfimet e arkitektëve të huaj është mënyra e kontaktit me Shqipërinë, që sipas tij vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kryeministri.
Van Gerven Oei iu referua edhe rasteve që po hetohen nga SPAK, duke përmendur projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe urbane si Sheshi ‘Skënderbej’ dhe zona të tjera, duke theksuar se këto procese, sipas tij, lidhen me vendimmarrje në nivelet më të larta shtetërore. Gazetari holandez i shpreh se, arkitektura ndërkombëtare është përdorur si ‘fasadë’ për investime ku janë pastruar paratë e drogës.
‘Shumë projekte kanë qenë private, me ndërmjetësinë e kryeministrit patjetër, por kanë qenë private edhe ne nuk e kontrollojmë dot. Sa i përket projekteve publike, patjetër që shumat janë modeste. Patjetër që shumat janë modeste, por ata fitojnë para me këto projekte private. Sepse ashtu është sistemi. 'O hajde tani do bësh një projekt publik për mua, patjetër mund të paguaj vetëm pak, por kam edhe një shok që do ndërtojë një kullë në Zvërnec, edhe ai do të paguajë mirë. Ne jemi gazetarë. Le ta sjellim me prova siç ti e ke sjellë në shkrim, se si vjen në fakt me prova roli i kryeministrit. Se tani rrëfime të caktuara në mediatike ne i kemi dëgjuar, edhe në takime në forume të ndryshme, në këto aktivitetet miqësore e të tjerë e të tjerë. Por si vjen te ky libër? Pra cilat janë provat, se ne sot po flasim për provat së bashku.
Në këtë libër, çdo studio arkitekturore ka disa faqe. Disa faqe me imazhe, disa faqe me projekte brenda Shqipërisë, edhe një faqe me tekst. Në këtë tekst gjithmonë bëhet një pyetje se si ata janë hyrë në Shqipëri. Si e keni gjetur Shqipërinë? Si ka mundësi që ju që punonit në Kili tani punoni në Shqipëri? Edhe rrëfim pas rrëfimi flitet për: 'O, unë mora një telefonatë nga Edi Rama. O, po, mora një telefonatë nga Edi Rama, mora një mesazh në Instagram nga Edi Rama. O, befas, mora një email nga Edi Rama.' Të gjithë fillojnë kështu. E vetëdeklarojnë. Nuk ka asnjë ku të thotë për shembull, 'O unë isha duke bërë një kërkim ose më ofroi një biznesmen ose një gjë tjetër'. Gjithmonë është ndonjë ndërhyrje me surprizë, gjithmonë sepse ata janë edhe gjithmonë surprizuar. 'O mora një telefonatë nga Edi Rama, erdha në Shqipëri... O qenkan shumë të bukura këto plazhe. O, nuk jeton askush. O shiko kjo natyrë e paprekur, duhet të ndërtojmë një kullë.'
Për shembull në këtë moment SPAK bën një investigim për ndërtimin e Sheshit Skënderbej. Bën një investigim besoj edhe për Zvërnecin. Edhe për disa projekte të tjera. Ato qenkan të gjitha aprovuar nga vetë kryeministri te KKT-ja. Edhe nga ky libër del shumë qartë që ai ka patur një rol, jo vetëm si kryetar i KKT-së, por si kryeministër i Republikës së Shqipërisë që lidhet drejtpërdrejt me këta arkitektë për të ndërtuar këto resorte. Më duket shumë e arsyeshme që ai thirret nga SPAK-u për të dëshmuar se si pikërisht janë bërë këto lidhje. Se mua më duket jo normale që bëhen këto lidhje në këtë mënyrë. Sepse është propagandë. Kryeministri e ka kuptuar shumë mirë që propaganda duhet bërë në një skenë ndërkombëtare, në një nivel ndërkombëtar. Edhe ai ka gjetur me këta arkitektë një mënyrë shumë të logjikshme. Do bësh disa pallate me emra, me famë, edhe mund ta përdorësh edhe si një lloj mbulese, kupton?
Kështu unë pastroj qindra miliona euro, siç është faktuar nëpër dhjetëra raporte për pastrim parash në Shqipëri, unë mund të përdor ndonjë arkitekt, t'i jap kështu 10 mijë euro, edhe të bëjnë ndonjë ndërtesë për mua edhe askush nuk do pyesë sepse duket shumë bukur. Ata shprehen hapur për autokracinë! Në këtë libër, hapur! Si? Na duhet një vendimmarrje top-doën, na duhet një mbret, një dikush që është në majë. Ai merr të gjitha vendimet vetë, pa asnjë konsultim publik, pa asnjë kornizë ligjore. Ai e bën në një mënyrë siç e do ti, e do ai... dhe ne si arkitektë përfitojmë sepse ne kemi lirinë, ne kemi lirinë për të bërë çfarë të duam ne.
Jo vetëm raporte ndërkombëtare, tani e kemi edhe provat e SPAK-ut. Domethënë tani është provuar. Tani kemi provat konkrete që fusha e ndërtimit në Shqipëri është përdorur për dhjetëra vite, për pastrim parash droge. Kjo tani është fakt, nuk është spekulim, nuk është dyshim, është fakt. Këta arkitektë edhe nëse ata kanë marrë një rrogë modeste, këto kanë qenë para droge! Ata kanë përfituar. Patjetër që është një çështje morale. Edhe ai paska shkruar një libër ku argumentohet që mbase duhet të kemi një mënyrë se si mund të mos përfshihen në këto skema. Në të njëjtën kohë, ai punon në Shqipëri. Domethënë ai shkruan një libër për pastrim parash, edhe në të njëjtën kohë bën disa ndërtime këtu në Tiranë. Këta janë të gjithë totalisht hipokritë’, tha gazetari holandez Vincent van Gerven Oei./Dosja.al
vincent van gerven oei
Politike
27 Qershor 2026, 07:18
I.A
TIRANË- Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei që është marrë shumë më investigime në Shqipëri, për lidhje...
Politike
26 Qershor 2026, 21:49
D.S
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se ritmi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është përsh...
Politike
26 Qershor 2026, 20:17
D.S
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj valës së kritikave në rrjetet sociale lidhur me projektin e ndërhyrjes n&eum...
Politike
26 Qershor 2026, 19:25
E.d
Rexhina Roci
TIRANA- Aktivistja, Xhorxhina Roci ka denoncuar publikisht deputetet Sara Mile, Romina Kuku dhe Zeqine Caushi të cilat pa lejen e...
Politike
26 Qershor 2026, 19:13
D.S
TIRANË- Në ditën e 27-të të protestës kundër politikave qeveritare, zemërimi qytetar ka arritur kulme të rej...
Politike
26 Qershor 2026, 18:40
D.S
kqz
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do të zhvillojë mbledhjen e radhës ditën e nesërme, me fillim ...
Politike
26 Qershor 2026, 17:30
E.d
Foto ilustruse
Ftesat për paraqitje në gjykatë, që institucionet e drejtësisë në Kosovë ua kanë dërguar p...
Politike
26 Qershor 2026, 17:10
D.S
Andis Salla
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Andis Salla, ka njoftuar se, afati i aplikimit p&...
Politike
26 Qershor 2026, 16:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Akuzat se Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një projekt personal, duke vizatuar një vend sipas d...
Politike
26 Qershor 2026, 16:45
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar njoftoi miratimin e disa ligjeve, ku fokusi kryesor mbetet...