26 Qershor 2026, 20:17
Nga D.S

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj valës së kritikave në rrjetet sociale lidhur me projektin e ndërhyrjes në Banjat Termale të Bënjës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka konsideruar debatin si një formë "propagande dhe manipulimi".
Duke iu përgjigjur shqetësimeve për një "shkatërrim" she "betonizim" të mundshëm të kësaj zone, kreu i qeverisë i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si një fushatë të orkestruar dezinformimi.
Sipas kryeministrit, projekti i ndërhyrjes në Banjat e Bënjës nuk ka për qëllim dëmtimin e natyrës, por rigjenerimin e zonës. Rama theksoi se kjo ndërhyrje bëhet në shërbim të mijëra turistëve dhe vizitorëve që e frekuentojnë këtë destinacion çdo vit, duke e cilësuar atë si pjesë të programit të Rilindjes Urbane.
Postimi i plotë:
"Prej 24 orësh është lëshuar një tjetër “raketë” digjitale, që algoritmi e ka shpërthyer në qindra mijëra lajke e mallkime, për shkatërrimin, betonizimin dhe tharjen e Banjove Termale të Bënjës.
Me të njëjtën metodë dhe me “ndihmën” e të njëjtave duar të huaja, që i dhanë algoritmit “dopingun” për një turravrap të paparë në përhapjen e alarmit për flamingot, organizatorët e kësaj trazire që synon të rrëzojë qeverinë e të kthejë mbrapa Shqipërinë, duke manipuluar njerëzit që kanë shqetësime të sinqerta, kërkojnë ta kthejnë Bënjën në një casus belli të ri.
Kush do të vërtetën e ka në këtë video, SOT, nga Banjot e Bënjës, ku s’ka flamingo, s’ka shitblerje, s’ka pronarë e as konflikte pronësie, po ka thjesht një projekt publik rigjenerimi e Rilindjeje Urbane, në funksion të mijëra e mijëra vizitorëve e turistëve që shkojnë aty çdo vit.", shkruan Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
26 Qershor 2026, 19:25
E.d
Rexhina Roci
TIRANA- Aktivistja, Xhorxhina Roci ka denoncuar publikisht deputetet Sara Mile, Romina Kuku dhe Zeqine Caushi të cilat pa lejen e...
Politike
26 Qershor 2026, 19:13
D.S
TIRANË- Në ditën e 27-të të protestës kundër politikave qeveritare, zemërimi qytetar ka arritur kulme të rej...
Politike
26 Qershor 2026, 18:40
D.S
kqz
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do të zhvillojë mbledhjen e radhës ditën e nesërme, me fillim ...
Politike
26 Qershor 2026, 17:30
E.d
Foto ilustruse
Ftesat për paraqitje në gjykatë, që institucionet e drejtësisë në Kosovë ua kanë dërguar p...
Politike
26 Qershor 2026, 17:10
D.S
Andis Salla
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Andis Salla, ka njoftuar se, afati i aplikimit p&...
Politike
26 Qershor 2026, 16:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Akuzat se Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një projekt personal, duke vizatuar një vend sipas d...
Politike
26 Qershor 2026, 16:45
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar njoftoi miratimin e disa ligjeve, ku fokusi kryesor mbetet...
Politike
26 Qershor 2026, 15:57
D.S
Edison Memolla
TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gj...
Politike
26 Qershor 2026, 13:53
E. D
TIRANË- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, e njohur si Neomalësorja, ka denoncuar ndërhyrjet që po bëhen në Lumin e Cur...
Politike
26 Qershor 2026, 13:32
E. D
Armend Muja
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mirëpriti në Tiranë homologun e tij nga Kosova, M...