LIVE UPDATES
Politike

Gjekmarkaj: Lideri i opozitës mbahet në arrest pa akuzë për llogari të pushtetit, PD mund të kthejë vendin në shinat e normalitetit

Gjekmarkaj foli edhe për arrestimin e Sali Berishës për të cilin tha se është një kambanë alarmi që ka rënë, pasi lideri i opozitës po mbahet i arrestuar për llogari të pushtetit.

6 Prill 2024, 14:18 Nga DOSJA
Gjekmarkaj: Lideri i opozitës mbahet në arrest pa akuzë për
Agron Gjekmarkaj

BERAT- Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj nga qyteti i Beratit tha sot se opozita është e vetmja që mund të ndalojë shpopullimin e vendit, të largojë hajdutët nga qeveria dhe të riktheje shqiptarët të jetojnë në shtëpitë e tyre. Gjekmarkaj foli edhe për arrestimin e Sali Berishës për të cilin tha se është një kambanë alarmi që ka rënë, pasi lideri i opozitës po mbahet i arrestuar për llogari të pushtetit. Ai shtoi se PD ka politikane, ka profesionist ka elita, ka njerëz te ndershëm te cilat mund ta kthejnë vendin në shinat e normalitetit.

FJALA E GJEKMARKAJT:

Bashkëbisedimi me ju është një kënaqësi dhe një shpresë më shumë në momentet ku gjithsecili duhet të marrë vendime të mëdha për veten, familjen, qytetin dhe vendin. Nuk na lejohet të rrimë mënjane, nuk duhet të shfaqemi më inaktiv përballe zhvillimeve politike në vend! Indiferenca nuk është alet por armik i çdo aspirate. Shqipëria nuk qeveriset por sundohet! Shqipëria prej 12 vitesh nuk administrohet por korruptohet dhe vidhet! Prej 12 vitesh populli zvogëlohet, ndërsa kasta  e ushqyer me paranë publike rritet. Monizmi dhe pushteti absolut nëse ne nuk reagojmë nuk është më iluzion por realitet.

Pushtetet janë përqendruar në mënyre piramidale vetme tek një njeri dhe çka mbetet tek shërbëtoret e tij ! Shikoni çfarë ndodh me paranë publike, skandalet me inceneratoret , vjedhje masive, sterilizimin , 200 milion euro, ndersa pensionet e rrogat mbeten mizerabile. Shikoni sagen e drejtoreve qe e kane kthyer shtetin ne bahçen  e tyre te veseve. Çfarë bëjnë ata, paratë e investimeve publike i marrin toptan, sade, dhe bejne hotele, makina luksi, llogari bankare!

Ata e duan pushtetin vetëm për kaq. Na thonë na votoni qe t’ju vjedhim. PD ka përjetësitë e veta për të cilat reflekton vazhdimisht. Ajo ka kaluar një periudhe të vështire por epike. Sot ajo është me e fortë, më e bashkuar me e vendosur per ndryshim. Ajo ka dale nga rrethimi dhe është ne sulm ne emer te shqiptareve e per ta! Ne vitin 1990 PD u shfaq me projektin e lirise e te themelimit, te pluralizmit, Shqiperia si gjithe Europa! Ne vitin 1992 me shnderrimin e lirise ne demokraci, ne shtet te se drejtes, transformimin e ekonomise socialiste ne ekonomi tregu, hapat e pare  ne institucione europiane!

Ne vitin 2005 u rikthye me duar te pastra, ristabilizoi shtetin, shkaterroi bandat, ndertoi infrastukturen moderne, realizoi arritjet histotike futi Shqiperine ne NATO, Shqipërinë e lëvizjes se lire pa viza, vizitën e Presidentit Bush, marrëveshjen e asocim stabilizimit me BE, rritjen e rrogave per shume kategori! Po i kujtoj këto per t’u thëne demokrateve e qytetareve se te jesh me Partine Demokratike eshte krenari e pergjegjësi sepse  ajo gjithmonë e ka një projekt ne te mire  te Shqipërisë dhe qytetareve te saj ! PD ka politikane, ka profesionist ka elita, ka njerëz te ndershëm te cilat mund ta kthejnë vendin ne shinat e normalitetit, mund ti largoje hajdutet nga qeveria dhe administrata, mund ti kthejnë shqiptaret te jetojnë me dinjitet ne shtëpitë e tyre!

PD mund ta ndale shkretimin e Shqipërisë dhe transformimin e demokracisë ne autokraci. Kambana e alarmit ka rënë ! Lideri i Opozitës , themeluesi i pluralizmit pa akuze, pa hetim, mbahet ne arrest për llogari te pushtetit! Përsëdyti ne këto 34 vjet fati po e sjell qe liria e një shoqërie te rezonojë me emrin e Sali Berishes. Shikojeni Qeverinë e Edi Rames shihni ministrat e tij me portofol a nuk ju fyejnë inteligjencën me paturpësinë e tyre, a nuk ju shqetësojnë me paaftësinë, a nuk ju zemërojnë me oreksin qe kane, a nuk  jo lodhin me servilizmin e skajshëm? Nuk vine ne parlament, nuk flasin, fshihen , kanë frike, mendojnë se do harrojmë! Te gjithe ne, shoqëria jone duhet te marre pergjegjësi , nderin e te qenit opozitar ne kohe te vështira duhet ta shndërrojmë ne energji për fitore, ne përpjekje qe te jene sa me te pakte ata qe bien ne fajin e votës per Edi Ramen dhe qeverinë e tij kumbare skandalesh!

dosja 5d

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj