LIVE UPDATES
Politike

Vangjeli: Qeveria Berisha vetëm 1 çështje të humbur, qeveria Rama numëron 13 çështje të humbura në arbitrazh, miliona për tu paguar

Vangjeli tha se deri tani shteti shqiptar njeh detyrimin fillestar prej 197.2 milion euro lidhur me arbitrazhet.

6 Prill 2024, 11:17 Nga M.B
Vangjeli: Qeveria Berisha vetëm 1 çështje të humbur,
Genta Vangjeli

TIRANA- Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka bërë një deklaratë për mediat ku tha se aktualisht shtetit shqipar mbart detyrimin për kostot e përfaqësimit ligjor në vlerën 1.2 milion euro. Vangjeli tha se deri tani shteti shqiptar njeh detyrimin fillestar prej 197.2 milion euro lidhur me arbitrazhet. Sipas saj, vijojnë pagesat e studiove ligjore lidhur me procedurat e Arbitrazhit.

Ajo shtoi se Vetëm për vitin 2023 janë paguar 2.8 milion euro për studiot e huaja të kontraktuara nga shteti shqiptar lidhur me arbitrazhet dhe gjysma e kësaj vlere, shtoi ajo, shkon për Omnia Strategy, kompania e bashkëshortes së Tony Blair. Vagjeli tha se ndërsa qeverisë Berisha i numërohet vetëm 1 çështje e humbur në Arbitrazh, ajo për ndërtimin e segmentit rrugor Gjirokastër-Tepelenë kontratë e vitit 2005, qeveria Rama numëron 13 çështje në arbitrazh. 

DEKLARATA E ZEDHENESES ANTIKORRUPSION NE PD, GENTA VANGJELI:

Kur gazetari i ‘Rai 3’, e pyeti lidhur me pagesën e gjyqit të humbur në Arbitrazh ndaj Bechettit, Edi Rama u përgjigj se nuk e njihte…

Dokumentet e publikuara nga qeveria Rama, të cilën vetë ai e drejton, tregojnë të kundërtën. Se Rama dhe qeveria e tij ‘njohin’ jo vetëm Bekettin, por edhe 12 ‘bekettë’ të tjerë.
Në raportin e Ministrisë së Financave të mes-vitit për zbatimin e buxhetit 2023 jepen edhe detyrimet në Arbitrazh të qeverisë së Shqipërisë, para që dalin nga taksat e qytetarëve.

-E para është Çështja ‘e panjohur’ për KM- ‘Bechetti’ me vlerë 108 milion euro shoqëruar me kostot ligjore për vendimin e arbitrazhit për këtë çështje në vlerën 5.1 milion euro.

-Çështja për Ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan: (Copri & Aktor kundër Arrsh ) me vlerë 42.9 milion euro, plus 691.4 mijë euro kosto ligjore dhe shpenzime gjyqësore.

-Çështja për Përmirësimin e Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe. Çështja është në proces për kontratën e lidhur në 2014 me kontraktorin ‘Dondi, Itali & Kubota’- Japoni me vlerën rreth 81 milion Euro. Shteti shqiptar vetëm për kosto administrative, përfaqësimi  dhe kosto ligjore ka paguar 2 milion euro.

– Çështja për Projektin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe menanxhimit të mbetjeve-paditës Hydro Srl.

Sipas vendimit të gjykatës Hydro do t`i paguajë Shqipërisë 60 mijë euro dhe kostot e gjyqit, ndërsa buxheti i shtetit paguan 491 mijë euro kostot e përfaqësimit dhe mbrojtjes së RSh.

– Çështja për fituesin e tenderit ndërkombëtar Arka Energy B.V për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik në Akërni (Vlorë) në vitin 2018.

Nuk u arrit  të nënshkruhej një kontratë mes palëve për fillimin e realizimit të projektit. Prandaj kompania paditi RSH në Arbitrazh. Cështja u ndërprerë ne Korrik 2022, për shkak të mospagesës së paradhënieve të kërkuara në Rregulloren Administrative Financiare të Arbitrazhit dhe shteti shqiptar njeh dhe po paguan kostot administrative për këtë cështje në vlerën 2 milion euro.

– Çështja e prishjes së njëanshme të kontratës së koncesionit ‘Për Menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik të terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit’ si dhe për shkak të marrjes së aseteve të terminalit nga Autoriteti Portual i Durrësit.

Në proces, paditës Durrës Kurum Shipping dhe të tjerë, kundër shtetit shqiptar. Shuma e kompensimit e pretenduar nga kjo kompani është në vlerën 100 milion Euro. Shteti shqiptar po paguan aktualisht kostot administrative dhe konsulencë ligjore në vlerën 2.5 milion euro.

– Çështja e fituar nga shteti shqiptar për prishjen e 3 marrëveshjeve për hidrokarbure me GBC OIL Company.

Për këtë çështje shteti shqiptar njeh detyrimin për të paguar paditësin GBC OIL Company në vlerën 13.3 milion euro për rentën minerare si dhe kostot ligjore 1.6 milion euro.

– Çështja për mosnjohjen e 600 milion dollarëve nga Albpetrol gjatë zbatimit të marrëveshjes Hidrokarbure me paditës Bankers Petroleum Albania (BPAL) në Patos-Marinez, për të cilën shteti shqiptar po paguan Kostot ligjore për procedurat e përfaqësimit në vlerën vlera 6.3 milion euro.

– Çështja e Arbitrazhit me STARBRIDGE në Portin e Karpenit HFË LLP vlera 500 mijë euro.

– Çështja me TIA , vlera 250 mijë euro

– Çështja për refuzimin e dhënies së lejes mjedisore nga shteti shqiptar për ndërtim termocentrali në Korcë me paditës Kompaninë austriake IVICOM Holding për projektin e planifikuar 618 milion dollarë.

Për këtë Çështje shteti shqiptar po paguan kostot paraprake dhe ligjore në vlerën 2.5 milion euro.

– Çështja me kompaninë ‘Valeria srl’, në lidhje me një ndërmarrje të fermave të luleshtrydheve dhe domateve, për të cilën shteti shqiptar po paguan kosto administrative me vlerë 1.9 milion euro.

– Çështja në lidhje me projektin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe menaxhimit të mbetjeve me paditës AlbaniaBeg Ambient shpk, Construzioni srl dhe Angelo Novelli, të cilët kërkojnë dëmshpërblimin  për anulimin e kontratës për import dhe përpunim plehrash për përfitim energjie, vendim i cili u mor pas protestave të shumta qytetare në 2014.

Aktualisht shtetit shqipar mbart detyrimin për kostot e përfaqësimit ligjor në vlerën 1.2 milion euro. Deri tani shteti shqiptar njeh detyrimin fillestar prej 197.2 milion euro lidhur me arbitrazhet. Ndërkohë vijojnë pagesat e studiove ligjore lidhur me procedurat e Arbitrazhit. Vetëm për vitin 2023 janë paguar 2.8 milion euro për studiot e huaja të kontraktuara nga shteti shqiptar lidhur me arbitrazhet. Dhe gjysma e kësaj vlere shkon për Omnia Strategy, kompania e bashkëshortes së Tony Blair. Ndërsa qeverisë Berisha i numërohet vetëm 1 çështje e humbur në Arbitrazh, ajo për ndërtimin e segmentit rrugor Gjirokastër-Tepelenë kontratë e vitit 2005, qeveria Rama numëron 13 çështje në arbitrazh. Qytetarët ta bëjnë vetë diferencën e performancës edhe në këtë drejtim…

gjykata e arbitrazhit


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen