26 Maj 2022, 15:06
Nga DOSJA
Qeveria
TIRANË- Shkon në mbi 51 milionë euro vlera që ka paguar shteti shqiptar deri më tani në gjyqet e humbura në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Në proces ekzekutimi janë dhe 18 milionë euro të tjera, nga të cilat mbi 13 milionë do të paguhen si dëmshpërblim për pallatin që qeveria i shembi familjarëve të Lulzim Bashës, në Vlorë.
Krahas shpenzimeve normale, arka e shtetit vijon të zbrazet edhe për shkak të vendimeve të gabuara të zyrtarëve shqiptarë. Avokati i Shtetit, Odise Moçka, ka treguar në komisionin parlamentar për çështjet ligjore se deri më tani, mbi 51,6 milionë euro janë paguar si dëmshpërblim për gjyqet e humbura në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa nuk i tregoi deputetëve se sa është fatura nga gjyqet e Arbitrazhit, nën argumentin se nuk ishte thirrur për këtë çështje: “155 çështje ende në gjykim, 75 vendime në total me vlerë 51,6 milionë euro, 67 vendime janë ekzekutuar në vlerën e 33,6 milionë euro, 8 vendime janë të paekzekutuara, me vlerë 17,9 milionë e 200 mijë euro”.
Kësisoj, nga buxheti i shtetit pritet të dalin edhe gati 18 milionë euro të tjera. Por, kujt do t’i shkojnë këto para? Sipas dokumentit të depozituar në Komisionin e Ligjeve, më në fund qeveria duket se është bindur që të dëmshpërblejë familjarët e Lulzim Bashës për pallatin e shembur në vlorë.
Sipas raportit, nënvizohet se kjo çështje është në proces dhe plot 13,4 milionë euro do të disbursohen në favor të palës së dëmtuar. A2 CNN publikoi muaj më parë letërkëmbimet e zyrës së avokatisë së familjarëve të Bashës me qeverinë shqiptare në Gjykatën Europiane, ku pala e dëmtuar që kishte fituar gjyqin, ankohej për vonesën në ekzekutimin e vendimit. Argumentet e qeverisë atë kohë ishin se vendi s’kishte para për shkak të pandemisë dhe pasojave të tërmetit.
Marrë nga A2cnn
Politike
26 Maj 2022, 14:57
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se më në fund do të nisë procesi për Ko...
Politike
26 Maj 2022, 14:35
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se maxhoranca do të grumbullojë votat e ne...
Politike
26 Maj 2022, 14:31
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se propozimi si anëtar i deputetit Oer...
Politike
26 Maj 2022, 14:29
Partia Demokratike
TIRANË-Partia Demokratike ka bërë publike emrat e anëtarëve të tre komisioneve. Dosja.al sjell listën...
Politike
26 Maj 2022, 14:17
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se thërriti mbledhjen e grupit parlame...
Politike
26 Maj 2022, 14:14
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se është e gatshme të marrë pjesë në proc...
Politike
26 Maj 2022, 14:06
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se PS nuk i ka 71 vota për të votuar presidentin. Pas...
Politike
26 Maj 2022, 14:02
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se PD do të marrë pjesë në procesin e zgje...
Politike
26 Maj 2022, 13:06
Belinda Balluku
TIRANË- Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku deklaroi ditën e sotme se qeveria do t'i ofrojë mbrojtje konsumatorit...
Politike
26 Maj 2022, 13:20
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nuk zbuloi asnjë emër të ndonjë nga kryebashkiakët që do ...