Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Hakerat nuk ndalen! Publikohet skeda elektronike e TIMS-it të Gledis Nanos, ish-kryepolici udhëtoi në Dubai në mars
Përkundrejt asaj që pretendon kryeministri Edi Rama se hakerat nuk kanë mundur të marrin informacione të klasifikuara, e kundërta duket se është e vërtetë. Në postimin e tyre, "Homeland Justice" pretendojnë se disponojnë edhe listën e emaileve të Nanos në lidhje me një sulm të pretenduar terrorist në Durrës.
19 Shtator 2022, 09:46Nga f.g
Gledis Nano dhe TIMS
TIRANE- "Homeland Justice" ka vazhduar me publikimin e të dhënave sensitive që ka mundur të marrë gjatë sulmit kibernetik në sistemet elektronike të vendit. Kësaj here, radhën e ka patur ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Hakerat kanë publikuar të dhënat personale të Nanos përfshirë edhe numrat personalë të tij dhe të trungut familjar, listën e udhëtimeve dhe pagesat në sigurimet shoqërore. Nga vëzhgimi rezulton se lëvizjet e Nanos jashtë vendit kanë qenë të kufizuara me vetëm 2 udhëtime jashtë vendit gjatë kohës që ka drejtuar Policinë e Shtetit. Më 22 nëntor 2021, Nano ka qenë në Stamboll ndërsa më 13 mars të 2022, ish-drejtori i Policisë ka qenë në Dubai me një udhëtim pa shofer dhe të paraportuar zyrtarisht në media.
Përkundrejt asaj që pretendon kryeministri Edi Rama se hakerat nuk kanë mundur të marrin informacione të klasifikuara, e kundërta duket se është e vërtetë. Në postimin e tyre, "Homeland Justice" pretendojnë se disponojnë edhe listën e emaileve të Nanos në lidhje me një sulm të pretenduar terrorist në Durrës.
Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë