LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Po të mos ishte anti-mafia italiane, 'Saimir skafisti' do të ishte zv.kryeministër...

Në fjalën e tij, Sali Berisha ka shprehur vlerësimin e tij për antimafien italiane duke thënë se kanë kontribuar në betejën kundër mafies shqiptare.

18 Shtator 2022, 17:18 Nga k.m.
Berisha: Po të mos ishte anti-mafia italiane, 'Saimir skafisti'
Sali Berisha

TIRANë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim online me shqiptarët në Itali. Në nisje të fjalës së tij, kryedemokrati është fokusuar tek lufta kundër krimit të organizuar, ku ka shtuar se anti-mafia italiane ka qenë një ndihmë e madhe për të luftuar krimin, duke përmendur edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në fjalën e tij, Sali Berisha ka shprehur vlerësimin e tij për antimafien italiane duke thënë se kanë kontribuar në betejën kundër mafies shqiptare. Duke iu referuar arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahiri, ai tha se nëse nuk do të kishin bërë të mundur përfshirjen e tij me grupin Habilaj, socialisti do të kishte poste të larta në qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

"Anti-mafia italiane ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në betejën kundër mafias shqiptare. Ju garantoj se po të mos ishte anti-mafia italiane, Saimir skafisti do të ishte sot mbi zv.kryeministër të paktën. Por ne jemi mirënjohës se ata bënë një betejë të organizatave kriminale,"-tha Berisha.

FJALA HAPËSE E KREU TË PD-së, SALI BERISHA, NË BASHKËBISEDIMIN ME SHQIPTARËT NË ITALI

Ju përshëndes përzemërsisht ju dhe të gjithë emigrantët shqiptarë në Romë, Itali dhe kudo që ndodhen. Ju falënderoj me mirënjohje, për ardhjen tuaj sot në këtë foltore të cilën e konsideroj shumë të rëndësishme. Në një bashkëbisedim me ju përfaqësues të shkëlqyer të emigracionit tonë, në prag të një ngjarje të madhe të Italisë, rikthimit të koalicionit të djathtë në pushtet, që ka një rëndësi të madhe për rajonin dhe Europën. I shpreh një mirënjohje të thellë qeverisë dhe kombit italian për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar për Shqipërinë dhe shqiptarët në këto dekadat e fundit. Ndihmat e mëdha të këtij vendi mik kanë pasur një rol mjaft të rëndësishëm në ecjen e Shqipërisë në rrugën e tregut dhe të demokracisë. Nuk ka asnjë vend tjetër në të cilën emigracioni shqiptar të ketë arritur në një kohë të shkurtër sukseset e mëdha që kanë arritur emigrantët në Itali. Sot janë dhjetëra mijëra biznese të suksesshme, të vogla, të mesme e të mëdha që drejtohen nga shqiptarët. Janë dhjetëra mijëra studentë që studiojnë në universitet e Italisë.

Sot janë dhjetëra mijëra shqiptarë që janë në Shqipëri dhe investojnë pasi kanë krijuar disa kapitale dhe kanë marrë njohuritë për bizneset. Italia dhe Shqipëria kanë një lidhje miqësore shumë të ngushtë, por siç thotë Adam Smith, që pasuria përhapet, e vërteta është se nëse është përhapur diçka me më shpejtësi në Shqipëri është biznesi, kultura italiane në të gjitha fushat.

Italia jep një kontribut në luftën ndaj krimit të organizuar në të dy anët e Adriatikut. Antimafia italiane ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në betejën kundër mafias shqiptare. Po të mos ishte antimafia italiane, Saimir skafisti do të ishte mbi zv/kryeministër të paktën. Ne ju jemi mirënjohës sepse ata bëjnë një luftë kundër organizatave kriminale që dëmtojnë interesat e qytetarëve italianë dhe shqiptarë. Në vitin 2005, pasi formuan qeverinë unë bëra një vizitë në Itali dhe aty takova mikun tonë të shquar, Silvio Berluconin dhe drejtues të tjerë të qendrës së djathtë. Ajo që më bëri përshtypjen më pozitive ishin fjalët shumë të ngrohta dhe të vërteta që Berlusconi, Fini dhe Casini folën për emigrantët shqiptarë. Ne na thanë ata, me shqiptarët këtu nuk kemi asnjë problem, por vetëm zhvillime pozitive. Kjo shënonte një arritje të madhe të shqiptarëve në Itali. Kanë kaluar 17 vite, dhe këto rekorde vetëm se janë përmirësuar gjithnjë e më shumë. Janë përmirësuar me shpejtësi të madhe. Ndaj dhe unë do të mbyll këtë ekspoze për të ju lënë ju, kohën e mjaftueshme pyetjeve tuaja dhe nëpërmjet tyre të trajtojmë problemet e brendshme të Shqipërisë, për të cilat ju jeni thellësisht të interesuar.

saimir tahiri sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet