17 Shtator 2022, 22:15
Nga F.M
Elva Margariti
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka ndarë për herë të parë me publikun një pjesë të jetës së saj private. Në një rrëfim për "Jo vetëm Modë", ajo flet për fëmijërinë, familjen, shkollimin në Itali, martesën, ndalet edhe te humbja e njeriut të zemrës. Margariti tregon humbjen e të shoqit pas sëmundjes së rë rëndë.
Pjesë nga biseda:
Elva Margariti: Ishte një periudhë e gjatë sfide dhe ishte po njësoj një luftë nga njëra anë me një sëmundje, pastaj edhe një e përditshme me punën, domethënë ishin shumë gjëra bashkë. Në njëfarë mënyre, sepse ma pyesin këtë, si ishte të vazhdoje punën? Mendoj që fillon bëhesh më konkret dhe kupton cilat janë vështirësitë e vërteta dhe vështirësitë e mëdha të punës fillon bëhesh më i ftohtë për të thënë që kjo nuk është jetike, vërtet është situatë e vështirë në punë, por nuk është jetike, problemet janë të tjerat. Gjithmonë duhet të gjesh një ekuilibër midis gjithë gjërave që shkojnë përpara dhe familjes që jeton në këtë vuajtje.
Orinda Huta: Ka qenë një sëmundje që ka zgjatur dhe që ka ndikuar në jetën tuaj në njëfarë forme dhe keni luftuar gjatë gjithë kohës, ndërkohë që me vajzën duhej të flitej.
Elva Margariti: Po, atë e kemi përfshirë pothuajse që në fillim sepse siç thashë ishte diçka që duhej të merrej gradualisht kjo beteja, nuk mund të ishte një gjë që mund ta mbaje mënjanë dhe nëse do ndodhte më e keqja do vinte krejt papritur, nuk do ishte krejt normale.
Orinda Huta: A e mendove më të keqen në fillim?
Elva Margariti: Asnjëherë. Ishte një gjë që gjithmonë vjen si papritur, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë.
Orinda Huta: Ke pishmane?
Elva Margariti: Pishmane kush nuk ka, të gjithë kanë, por në çdo moment, një gjë që ndodh keq e ka një arsye, mëson nga ajo dhe me kalimin e kohës e mbart vetë në vetvete. Them që do ishte e kotë të thuash sikur të kthehesha pas, është shprehje e kotë.
Orinda Huta: Do kishe dashur të thoje diçka? Ke menduar “pse nuk ia thashë?”
Elva Margariti: Ndoshta.
elva margariti
Politike
17 Shtator 2022, 15:35
F.M
Kryeministri Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ‘shfajësuar’ sërish për përhapjen e një lajmi...
Politike
17 Shtator 2022, 15:08
F.M
Luçiano Boçi
TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se fotot që tregojnë ortakët e kartelit Sinaloa teksa dalin nga zyra...
Politike
17 Shtator 2022, 14:11
e.k
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të kryemin...
Politike
17 Shtator 2022, 14:03
A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Me ftesë të Mbretit Charles III, të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth-it, Presidenti i Republ...
Politike
17 Shtator 2022, 13:24
e.k
Lulzim Basha
TIRANË- Financimi rus i partive politike, konkretisht Partisë Demokratike në kohën që ajo drejtohej nga ish-kryetari,...
Politike
17 Shtator 2022, 13:15
A.B
Edi Rama, Murinjo
TIRANË- Konferenca për media e kryeministrit Edi Rama, u mbyll me batuta. Kryeministri tha se është tifoz i Juv...
Politike
17 Shtator 2022, 13:14
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme për naftën kontrabandë që ka ardhur në Shqipëri dit&eum...
Politike
17 Shtator 2022, 13:10
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë për informacionin e gabuar që kishte marrë për rastin e Zvicrë...
Politike
17 Shtator 2022, 13:08
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar artikullin e “Bussines Insider” e cila shkru...
Politike
17 Shtator 2022, 12:56
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria do të jetë eksportues neto i Energjisë brenda viti...