LIVE UPDATES
Politike

'Rama dhe Dorian Duçka nën hetim nga FBI'/ Berisha: Do pasohet me zbulime të tjera

Berisha iu referua lajmit të “Business Insider” për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së në hetim për lidhjet ruse.

17 Shtator 2022, 13:08 Nga A.B
'Rama dhe Dorian Duçka nën hetim nga FBI'/ Berisha: Do
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar artikullin e “Bussines Insider” e cila shkruan se janë ngritur pretendime se një ish-agjent i FBI-së, i akuzuar për lidhje me rusët, është një mik i afërt i kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PD-së, shkruan se ka nisur një hetim ku është kërkuar të sillet: çdo gjë dhe të gjitha regjistrimet, materialet në disponim të të gjykuarit që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo kufizuar, mesazhe celulari, mesazhe e-maili elektronik, mesazhe në aplikacion të inkriptuar celulari, mesazhe zanore, letra, ose shënime midis Charles McGinogal dhe midis të tjerëve: Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshi këtu, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama.

Sipas artikullit, juria e madhe kërkon hetimin e çdo udhëtimi në Republikën e Shqipërisë të mikut të Edi Ramës nën hetim për lidhje ruse, zyrtarit të niveleve më të larta të FBI, Charles Mc Gonigal si dhe pagesa apo dhurata të dhëna Charles McGonigal nga përfaqësuesi i Ramës, Dorian Duçka.

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS:

Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij famoz Dorian Duçka nën hetim nga FBI!
Të dashur miq, në një hetim sekret për lidhje ruse të një ish-shefi të rëndësishëm të FBI, del se lidhje e tij private është Edi Rama. Në këtë kontekst, ndër të tjera sipas një gazete prestigjioze amerikane ‘Business Insider’, një juri e madhe në mandatin e saj ka kërkuar: t’i sillet çdo gjë dhe të gjitha regjistrimet, materialet në disponim të të gjykuarit që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo kufizuar, mesazhe celulari, mesazhe e-maili elektronik, mesazhe në aplikacion të inkriptuar celulari, mesazhe zanore, letra, ose shënime midis Charles McGinogal dhe midis të tjerëve: Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshi këtu, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama.
Juria e madhe kërkon hetimin e çdo udhëtimi në Republikën e Shqipërisë të mikut të Edi Ramës nën hetim për lidhje ruse, zyrtarit të niveleve më të larta të FBI, Charles Mc Gonigal si dhe pagesa apo dhurata të dhëna Charles McGonigal nga përfaqësuesi i Ramës, famozi Dorian Duçka, Agron Neza ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
Autori i prestigjiozes ‘Business Insider’ shkruan se FBI nuk lejoi McGonigal të kontraktojë për llogari të Edi Ramës një kompani për një projekt antikorrupsion.
Autori i artikullit shkruan: “Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën, i cili shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013. Sipas një e-maili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Firmën e tij kryeministri po mendonte ta punësonte në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin”.
Zëdhënësi i Ramës i thotë gazetës se: “Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna” – thuhet në shkrim.
Zëdhënësi i Edi Ramës ka gënjyer sepse Syri.net ka vërtetuar se McGonigal jo vetëm ka vizituar Shqipërinë, por ai ka regjistruar një kompani me emrin e tij në Tiranë.
Miq, botimi i këtij artikulli nga Insider për hetimin për lidhje me ruset të një zyrtari të lartë të FBI, në të cilin si lidhje të tij përmendet në nivelet më të larta zyrtarë vetë Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij Dorian Duçka, mendoj se është një qitje me rreze të gjatë që do shoqërohet me zbulime të tjera të medha nga hetimi i FBI.
Këtu keni në anglisht urdhrin në mandatin e hetimit të Jurisë së Madhe:
Records, documents, or materials related to the folloëing:
1. Any and all records or materials in your possession documenting any personal communications, including, but not limited to, cellular text messages, electronic mail messages, encrypted celular application messages, voice messages, letters, or notes, betëeen you and Charles McGonigal regarding the folloëing topics:
(The government of the Republic of Albania or any person associated ëith the govemment of the Republic of Albania, including, but not limited to, Prime Minister Edi Rama)
(Any travel conducted by Charles McGonigal to the Republic of Albania etc Payments or gifts provided to Charles McGonigal by Agron Neza, Dorian Ducka, or any person associated ëith the government of the Republic of Albania)
Këtu më poshtë keni artikullin e plotë të publikuar në ‘Business Insider’ për problemin e mësipërm:
Ekskluzive: Ish-zyrtari i lartë i FBI-së i përfshirë në hetimin Trump-Rusi. Nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë
Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së, i cili ishte i përfshirë në hetimin për lidhjet mes fushatës së Trump dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Moskën dhe qeveri të tjera të huaja.
Në fund të vitit të kaluar, sipas dokumenteve të brendshme të gjykatës të siguruara nga Insajderi, prokurorët amerikanë mblodhën fshehurazi një juri të madhe. Ajo shqyrtoi sjelljen e Charles McGonigal, ish-kreut të kundërzbulimit në zyrën në terren të FBI-së në Neë York.
Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentonte se çfarë po hetonte juria e madhe. nëse ajo është ende aktive. Por një thirrje dëshmitarësh e marrë nga Insajderi duket se tregon se autoritetet po shqyrtojnë marrëdhëniet e biznesit të McGonigal me një ndihmës të afërt të Oleg Deripaska. Ky është një oligark miliarder rus. Ai ishte në qendër të akuzave se Rusia ka bashkëpunuar me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.
Thirrja, e lëshuar në nëntor, kërkon informacione në lidhje me McGonigal dhe një firmë konsulente në hije të quajtur Spectrum Risk Solutions. Një javë pas lëshimit të thirrjes, një emigrant me origjinë sovjetike i quajtur Sergey Shestakov u thirr nga hetuesit. Ai tha se McGonigal e kishte ndihmuar atë për bashkëpunimin e kompanisë Deripaska dhe Spectrum Risk Solutions.
Në dosje thuhet gjithashtu se McGonigal ndihmoi për lidhjen e tij me Kobre&Kim. Kjo është një firmë ligjore në Nju Jork e specializuar në përfaqësimin e klientëve që po hetohen mbi dyshimet për “mashtrim dhe sjellje të pahijshme”.
Shestakov është identifikuar në panelet televizive si një ish-zyrtar i ministrisë së jashtme sovjetike dhe ish-shef i shtabit të ambasadorit sovjetik në Kombet e Bashkuara. Ai pranoi se kishte dhënë 33 mijë dollarë për ndihmën nga agjenti i FBI.
Nuk ka qenë domosdoshmërisht e paligjshme që McGonigal të punonte në emër të Deripaskës. Mosraportimi i aktiviteteve si lobimi dhe marrëdhëniet me publikun, dënohet 250 mijë dollarë gjobë dhe deri në 5 vjet burg.
Kompania Deripaska u sanksionua nga Departamenti i Thesarit në vitin 2018. U akuzua për lidhje me agjentë të Kremlinit dhe është akuzuar për urdhërimin e vrasjes së një biznesmeni.
“Nëse McGonigal ngatërrohet në ndonjë formë apo formë me Deripaskën. Kjo më duket e pahijshme, për ta thënë me mirësjellje”, – thotë Tim ëeiner, autori i librit “Armiqtë: Historia e FBI”. As McGonigal dhe as ata me të cilët ai përmendet nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga “Insajder”.
“Kjo nuk është një çështje që ne mund të japim një deklaratë në këtë moment,” – tha një përfaqësues i fimës ligjore Kobre & Kim.
Nuk është e qartë nëse McGonigal është ende fokusi i hetimit të jurisë së madhe, apo thjesht një subjekt, aktivitetet e të cilit janë të lidhura me të. Nuk ka asgjë në dokumentet e gjykatës që të sugjerojë se McGonigal u soll në mënyrë të papërshtatshme gjatë hetimit të FBI-së për fushatën e Trump.
Por materialet e kërkuara për thirrjen e dëshmitarëve ngrenë pikëpyetje nëse një agjent i lartë i FBI-së mund të ketë spiunuar lidhjet që ai ka bërë gjatë viteve të shërbimit të tij publik për përfitime private, një praktikë shumë e zakonshme në Uashington.
Çfarëdo qofshin veprimet e McGonigal. fakti që ai është përfshirë në një hetim të jurisë së madhe është shumë i pazakontë. Sipas një ish-zyrtari të lartë në Departamentin e Drejtësisë, prokurorët pothuajse kurrë nuk i konsiderojnë akuzat kundër dikujt kaq të lartë në FBI. Zyrtari kërkoi të mos identifikohej.
“Është shumë e rrallë që ish-njerëzit e FBI-së, dhe sigurisht ish-njerëz të lartë të FBI-së, të përfundojnë para jurisë së madhe”, – tha zyrtari.
Gjyqi federal i McGonigal është veçanërisht i habitshëm duke pasur parasysh punën e tij në FBI. Para daljes në pension në vitin 2018, McGonigal drejtoi hetimin e ëikiLeaks. Ai arrestoi këshilltaren e sigurisë kombëtare të Bill Clinton, Sandy Berger. Kjo për heqjen e materialeve të klasifikuara nga një dhomë leximi e Arkivit Kombëtar.
Ai drejtoi kërkimin për një spiun kinez brenda CIA-s. Kjo në vitin 2016, kur u shfaqën raporte se Rusia kishte hakuar sistemin e postës elektronike të Komitetit Kombëtar Demokratik. McGonigal shërbente atëherë si shef i seksionit të krimeve kibernetike në selinë e FBI-së në Uashington.
Në atë cilësi, ai ishte një nga zyrtarët e parë që mësoi se një zyrtar i fushatës së Trump ishte mburrur se rusët kishin dokumente të pista mbi Clinton. Më vonë atë vit, drejtori i FBI-së, James Comey e promovoi për të mbikëqyrur operacionet e kundërzbulimit në Nju Jork.
Sipas fletë-thirrjes së dëshmitarëve, prokurorët po shqyrtojnë gjithashtu nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës. Por edhe nëse ka marrë ndonjë “pagesë apo dhuratë” nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën. Ai shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013.
Sipas një emaili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Kryeministri po mendonte ta punësonte firmën në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë.
Një përfaqësues i Ramës tha se marrëdhënia e kryeministrit me McGonigal ishte “një marrëdhënie miqësore tërësisht private pa interes publik. Ne nuk kemi asnjë ide për ndonjë juri të madhe.
Asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë. Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna.”
Që kur u largua nga FBI, McGonigal ka vazhduar të rrëfejë për eksperiencat në kundërzbulim. Në vitin 2020, ai u shfaq në një panel në Këshillin Atlantik. Aty dënoi korrupsionin e shërbimeve të sigurisë ruse.
“Ju po shihni një erozion në çdo shtet të së drejtës që lidhet me FSB-në. Do të jetë njëlloj me të pasurit në Shtetet e Bashkuara. FBI-ja duket si një element mashtrues, që vepron me urdhër të ofertuesit më të lartë.”
Profili i McGonigal në LinkedIn thotë se ai është nënkryetari i kompanisë Brookfield Properties. Kjo kompani ka shumë miliarda dollarë pasurish të paluajtshme në Nju Jork. Por ky informacion, me sa duket është i pasaktë.
“Charlie McGonigal nuk është më pjesë e Brookfield”, – tha Andreë Brent, shefi i komunikimit i Brookfield, për Insider. McGonigal u largua nga kompania, shtoi ai, në fillim të janarit. Pikërisht kur dëshmitarët ishin planifikuar të dilnin para jurisë së madhe.

Luftar Hysa dhe Besnik Lulaj, ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri janë personat që në datën 4 tetor të vitit 2020 vizituan zyrën e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë. Fotot janë publikuar ekskluzivisht nga Dosja.al në atë kohë, në kuadër të vizitës së Hauptmann në Shqipëri, kur Rama ishte në vrullin politik për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pa opozitën parlamentare.

Në atë kohë, Dosja.al u interesua pranë CDU/CSU, nëse vizita e Hauptmann kishte ndonjë mision politik, por një gjë e tillë na u mohua. Dhe lajmi i gazetës meksikane "El Universal" për ortakët e kartelit Sinaloa në vendin tonë, i dha përgjigje pyetjes së ngritur dy vite më parë, duke regjistruar kështu dhe një skandal në zyrën e njeriut që qeveris vendin. Kryeministri tashmë pret ortakët e narkotrafikantit më të madh në botë, Ismael Mayo Zambada, i cili është në ‘luftë’ me djemtë e Joaquín Archivaldo Guzmán Loera, i njohur gjerësisht si El Chapo, për drejtimin e kartelit.

Çfarë raportonte media meksikane El Universal?

Artikulli shkruante se lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Katër vëllezërit janë ortakë me Besnik Lulajn, pronarin e Marina Bay në Vlorë. Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit, ku ortak kanë Lulajn.

sali berisha edi rama dorian duçka lidhja e rames me sinaloat

Sondazh

Poll

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë