6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në takim mësohet se u diskutua tematika e shtetit të së drejtës në Procesin e Berlinit.
BRUKSEL- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë pjesë në një takim informal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE, me rastin e 20 vjetorit të zgjerimit të BE (viti 2004). Në takim mësohet se u diskutua tematika e shtetit të së drejtës në Procesin e Berlinit.
Nërkohë, bëhet me dije se ministri Hasani, në fjalën e tij ka referuar arritjet e Shqipërisë në reformën gjithëpërfshirëse të sundimit të ligjit, me krijimin e institucioneve të pavarura të gjyqësorit, ngritjes së strukturave të posaçme kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe rezultatet e prekshme dhe të qëndrueshme të këtyre reforma. Po ashtu ai ka vlerësuar mbështetjen politike të BE dhe të shteteve të saj anëtare, në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, përfshirë në reformat ekonomike.
Deklarata e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, pas takimit informal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së:
Në takimin informal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE, me rastin e 20 vjetorit të zgjerimit të BE (viti 2004), u diskutua tematika shumë e rëndësishme e shtetit të së drejtës në Procesin e Berlinit. Shteti i së drejtës që është në themel të vetë BE është shumë i rëndësishëm edhe për vendet kandidate përfshirë Shqipërinë, si në kuadrin e konsolidimit të tyre si demokraci dhe ekonomi tregu funksionale dhe të bazuar në rregullat e BE, ashtu edhe në aspiratat evropiane të secilit prej vendeve tona për tu anëtarësuar në BE.
Në fjalën time referova arritjet e Shqipërisë në reformën gjithëpërfshirëse të sundimit të ligjit, me krijimin e institucioneve të pavarura të gjyqësorit, ngritjes së strukturave të posaçme kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe rezultatet e prekshme dhe të qëndrueshme të këtyre reforma. Vlerësova mbështetjen politike të BE dhe të shteteve të saj anëtare, në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, përfshirë në reformat ekonomike.
Përgëzova miratimin e Planit të Rritjes dhe posaçërisht instrumentit lehtësues të rritjes dhe reformave, që do të sjellë një nxitje thelbësore edhe në zbatimin nga Shqipëria në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Theksova që këto reforma të bëhen të pakthyeshme, impakti i tyre të jetë i prekshëm për qytetarët, negociatat e anëtarësimit, të nisura në korrik 2022 me Shqipërinë, duhet të rifitojnë momentumin e humbur.
Ajo që duhet të arrijmë sa më shpejt është mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare, që nis negociatat me grupkapitujt themelorë të sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike. Ritheksova se bashkëpunimi rajonal në reformat e sundimit të ligjit, është po aq thelbësor sa dhe përpjekjet tona në planin e brendshëm. Kërkova me ngulm që procesi të bëhet i prekshëm për qytetarët përfshirë edhe integrimin më të përshpejtuar me mekanizmat dhe programet e BE për sundimin e ligjit, për t’i mundësuar qytetarëve tanë Shqipërinë Evropiane dhe Ballkanin Perëndimor evropian përpara anëtarësimit në BE.
Ilir Meta TIRANA- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se janë zgjidhur 6 r...
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha TIRANA- Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur të mos e pranojë kërkesën e Kës...
Klevis Balliu TIRANË- Shefi i organizmit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar nëpërmjet një deklarate për sh...
Makinat e Klevis Balliut dhe makina e Erion Veliajt TIRANA- Kordinatori Rajonal për Tiranën, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje...
Komisioni TIRANA- Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat në shëndetësi kanë para...
Erion Veliaj TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posa&...
Makina e Klevis Balliut TIRANA- Disa mbështetës të opozitës mbërritën që herët pranë ambienteve të S...
Erion Veliaj TIRANA- Ish-kryeministri, Sali Berisha publikoi një video në rrjet sociale ku shihet se si një grup qytetarësh së...
Erion Veliaj TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posa&...
Erion Veliaj TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posa&...