Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Takimi rikonfirmoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe vullnetin për të ngritur bashkëpunimin në një nivel më të strukturuar dhe strategjik.
LETONI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Riga, ku u prit nga Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braze. Takimi rikonfirmoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe vullnetin për të ngritur bashkëpunimin në një nivel më të strukturuar dhe strategjik.
“Shoh potencial të madh për të thelluar bashkëpunimin në fusha kyçe si arsimi, siguria kibernetike, turizmi dhe shkëmbimet kulturore. Kjo vizitë është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti të qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Letonisë,” u shpreh Hasani.
Gjatë takimit, Ministri Hasani falënderoi Letoninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se:
“Qëndrimi parimor i Letonisë në Bruksel nuk ka rëndësi vetëm për Shqipërinë, por për vetë besueshmërinë dhe kohezionin strategjik të Bashkimit Evropian. Në kushtet aktuale gjeopolitike, zgjerimi nuk është vetëm një proces transformues – është një domosdoshmëri strategjike. Lufta e agresionit të Rusisë e bën edhe më të qartë se përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është një investim në paqen dhe qëndrueshmërinë e Evropës. Letonia e kupton këtë thellësisht dhe ne e vlerësojmë fort këtë angazhim.”
Hasani theksoi gjithashtu rëndësinë e përvojës së Letonisë në mbështetjen e Shqipërisë me njohuri praktike gjatë negociatave të anëtarësimit:
“Presim të thellojmë dialogun tonë dypalësh mbi reformat dhe të përfitojmë nga përvoja e Letonisë në fusha si qeverisja digjitale, administrata publike dhe zhvillimi i qëndrueshëm.”
Gjatë vizitës në Riga, Ministri Hasani vizitoi edhe kontingjentin shqiptar të Forcave të Armatosura në Kampin Adazi.
“Krenar për secilin prej 22 burrave dhe grave që shërbejnë me profesionalizëm dhe përkushtim – të vlerësuar nga partnerët tanë letonezë dhe përfaqësues të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe mbrojtjes kolektive,” u shpreh ai.
Këtë vit shënohen 97 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Letonisë, dhe 33 vite nga rivendosja e tyre. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin me Letoninë dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë në Evropë dhe më gjerë.
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe a...
jamarber malltezi TIRANË- Jamarbër Malltezi është shprehur mbrëmjen e sotme se Gabriel Escobar ka influencuar prokurorët q&e...
jamarber malltezi TIRANË- Jamarbër Malltezi ka folur mbrëmjen e sotme 20 muajt që ka kaluar nën masën e sigurisë "arrest...
jamarber malltezi TIRANË- Jamarbër Malltezi tha ditën e sotme se pas rezultatit të 11 majit i kishte kërkuar kryetarit të PD...
foto e postuar nga berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me aksionin e IKMT për prishje...
rama, noizy ZVICËR- Policia zvicerane ka arrestuar të shtunën reperin shqiptar Noizy në aeroportin e Zyrihut. Arrestimi i tij u bë...
foto ilustruese KOSOVË- Situata në Kosovë mbetet e bllokuar, ndërsa heqja e mandateve të deputetëve - një opsion i p&eum...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me aksionin për prishjen e nd...
eurodeputeti STRASBURG- Situata që mbizotëron në Shqipëri u vu në dukje nga eurodeputeti i Demokracisë së Re dhe Partis...
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe avokatët ndërkombëtarë të tij kanë reaguar lidhur m...