LIVE UPDATES
Politike

Aksioni në Theth, Bardhi: Fytyra e vërtetë e Edi Ramës, i fortë me të dobëtit dhe i dobët me të fortët!

Kreu i grupit parlamentar të PD i bën thirrje Ramës, kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit të largojnë policinë dhe fadromat, pasi sipas Bardhit njerëzit si Bekimi duhen mbështetur dhe mos të bëhen shembulli i arbitraritet, abuzimit dhe paligjshmërisë.

9 Korrik 2025, 20:01 Nga r.ll
Aksioni në Theth, Bardhi: Fytyra e vërtetë e Edi Ramës, i
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me aksionin për prishjen e ndërtesave pa leje në Theth. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi ka ndarë historinë e burrit, i cili doli para fadromës për të ndaluar prishjen e shtëpizave të drurit që sipas tij i kishte ndërtuar duke marrë kredi. 

Ai shprehet se këto shtëpiza, burri i cili quhej Bekim kishte vendosur t'i bënte pasi sipas tij më "30 prill 2024, Edi Rama kishte deklaruar se banorët e Thethit kishin ndërtuar pa leje se nuk kishin mundur të merrnin certifikatat e pronësisë dhe brenda dy muajsh problemi do zgjidhej".

Bardhi shprehet se sot kryeministri Rama jep urdhër për shembjen e tyre, ndërsa shprehet se kjo është fytyra e vërtetë e tij "i fortë me të dobëtit dhe i dobët me të fortët".

"Në fakt, plani i Edi Ramës është i qartë. Në vend të investimeve modeste që kanë bërë banorët e zonës me kursimet e tyre, ndryshimet e ligjit për zonat e mbrojtura kanë mundësuar grabitjen e pronave për ndërtimin e resorteve me 5 yje të oligarkëve në zemër të zonave të mbrojtura, siç është Parku Kombëtar i Thethit.", shkruan Bardhi ndër të tjera. 

Kreu i grupit parlamentar të PD i bën thirrje Ramës, kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit të largojnë policinë dhe fadromat, pasi sipas Bardhit njerëzit si Bekimi duhen mbështetur dhe mos të bëhen shembulli i arbitraritet, abuzimit dhe paligjshmërisë.

POSTIMI I PLOTË:

Aksioni në Theth/Fytyra e vërtetë e Edi Ramës: i fortë me të dobëtit dhe i dobët me të fortët!

Bekimi nuk kishte mbushur akoma 1 vjeç, kur e ëma e kishte lënë të lidhur në djep dhe ishte larguar për të punuar. Në shtëpi kishte pasur një shkëndijë dhe djepi kishte marrë zjarr. Dikush nga fqinjët kishte parë zjarrin dhe kishte nxituar të nxjerrë foshnjën nga djepi. Kur e ëma kishte mbërritur në spital kishte gjetur djepin që digjej përjashta dhe kishte kuptuar gjithçka.
Nga zjarri Bekimi humbi dy këmbët, njërën dorë dhe pësoi djegie të thella të fytyrës. Por, Bekimi mbijetoi. Mbijetoi dhe nuk pranoi t'i dorëzohej fatit të tij. Ishte aktiv në të gjitha lojërat dhe prapësitë e fëmijërisë, adoleshencës dhe rinisë me bashkëmoshatarët e tij. Fëmijët, të rinjtë, burrat dhe gratë e fshatit Hot i Ri në Shkodër e donin dhe mbështesnin Bekimin pa bërë asnjë dallim.

Më 30 prill 2024, Edi Rama kishte deklaruar se banorët e Thethit kishin ndërtuar pa leje se nuk kishin mundur të merrnin certifikatat e pronësisë dhe brenda dy muajsh problemi do zgjidhej. Bekimi kishte dëgjuar këtë dhe një vit më parë me kursimet e kempit dhe një kredie bankare, ndërtoi 5 shtëpiza druri në fshatin Theth, në tokën e të parëve të tij, të njohur për Kullën e famshme të ngujimit, ku stresoheshin burrat e Dukagjinit për të gjetur besë e mbrojtje.

Shtëpizat e Bekimit mirëprisnin miq nga e gjithë bota, siç kishte bërë dikur edhe gjyshi i tij, Zefi. Por, një vit më pas Edi Rama kishte dërguar policë, inspektorë, fadroma dhe kamionë për t'i prishur shtëpizat e Bekimit. Me të gjitha kursimet e harxhuara, një kredi të pashlyer dhe me një shtet që gjithë forcën e ka vënë përballë tij, Bekimi ishte shtrirë sot përballë fadromave dhe nuk largohej. Ja kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës: i fortë me të dobëtit dhe i dobët me të fortët.

Ndërkohë që në bregdet e Tiranë ngrihen dhjetëra kate kullash, vilash e resortesh pa leje të oligarkëve, Edi Rama ka vendosur të merret me shtëpizat e Bekimit në tokën e të parëve në Theth. Sepse ai s'ka as guximin, as kurajon, as vullnetin të merret me oligarkët dhe ndërtimet e tyre pa leje, por vetëm prish dhe shkatërron mundin, djersën dhe kursimet e njerëzve të thjeshtë e të pamundur si Bekimi që nuk kanë vjedhur, uzurpuar apo përfituar prona me falsifikime e korrupsion, por kanë ndërtuar në tokat e të parëve të tyre.

Në fakt, plani i Edi Ramës është i qartë. Në vend të investimeve modeste që kanë bërë banorët e zonës me kursimet e tyre, ndryshimet e ligjit për zonat e mbrojtura kanë mundësuar grabitjen e pronave për ndërtimin e resorteve me 5 yje të oligarkëve në zemër të zonave të mbrojtura, siç është Parku Kombëtar i Thethit.

Por, përtej politikës i bëj thirrje Edi Ramës dhe Benet Becit që të largojnë policët, inspektorët dhe fadromat e tyre e të lejojnë Bekimin të gëzojë frytet e kursimeve të një jete për të bërë realitet ëndrrën e tij. Sepse njerëz si Bekimi duhen mbështetur, mirëkuptuar dhe ndihmuar, e kurrësesi të bëhen shembulli i arbitraritet, abuzimit dhe paligjshmërisë.

gazment bardhi edi rama aksioni i ikmt ne theth

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit