LIVE UPDATES
Politike

Heqja e ligjit të luftës/ Gjekmarkaj në Kuvend: Marrëdhëniet me Greqinë janë në nivele të ulëta për shkak të kësaj qeverie

Gjekmarkaj tha se Shqipëria do traktat miqësie me Greqinë, duke shtuar se kryeministri Rama keqësoi raportet me Athinën.

18 Korrik 2024, 12:30 Nga r.ll
Heqja e ligjit të luftës/ Gjekmarkaj në Kuvend:
agron gjekmarkaj

TIRANË- Në diskutimet e zhvilluara sot në Kuvend, për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj mbajti gjithashtu fjalën e tij. 

Gjekmarkaj tha se Shqipëria do traktat miqësie me Greqinë, duke shtuar se kryeministri Rama keqësoi raportet me Athinën. Ai tha marrëdhëniet me Greqinë janë në nivele të ulëta për shkak të kësaj qeverie. 

PJESË NGA FJALA E GJEKMARKAJT:

Heqja e ligjit të luftës, emancipon jo vetëm marrëdhënien mes Greqisë e Shqipërisë por vetë shoqërinë dhe politikën e vendit fqinj.

Ne duhet të kemi kurajo si Parlament i Shqipërisë, të hapim një proçes dialogu për adresimin e të gjitha problemeve të mbetura pezull me Greqinë. Ne duhet të bëhemi strategjikë e jo emocionalë, duhet të jeni bashkëpunues me opozitën për çështje madhore e jo përjashtues.Ne duhet të zgjidhim çështjen e detit për të cilën nuk kemi më asnjë të dhënë nga Qeveria jonë.

A i rri ende Qeveria jonë Gjyqit të Hagës apo ka ndryshuar opinion ? Ku jemi me çështjen e njohur si çështja e detit ? Pse mbeti e papërfunduar negociata e 2017-2018 dhe a jemi tërhequr apo jo zyrtarisht nga kjo negociatë? Është thënë se do ta zgjidhim në Hagë, kur do të shkojmë? Pse nuk e lëshon plotfuqishmërinë Presidenti i Republikës? A është e vërtetë se ekspertiza e huaj (Studio Ligjore e Gruas së Tony Blair), iu ka paralajmëruar përmes një analize se nëse shkojmë në Hagë do të merrnim rezultatin më minimal të mundshëm? Ne me     Greqinë duam dialog për çdo gjë e gjithçka, zgjidhje totale të problemeve, një traktat të ri miqësie pa ligjin e luftës në sfond.

Traktati formalisht i bie që është shfuqizuar  me 2023, mbasi u zgjat afati 5 vite në heshtje. Më tej duhet ribërë teorikisht,  ose së paku rimiratuar ashtu siç ishte. Kryeministri Rama e la në heshtje megjithë kërkesat tona duke e bërë nul.

Ne e pranojmë deklaratën e sotme, duke ju referuar traktatit në princip, por nuk shfajësojmë Ramën, apo shuajmë përgjegjësinë e tij, që nulifikoi traktatin aq pozitiv e të domosdoshëm.

Kemi vite që kërkojmë një rezolutë për të dënuar krimet serbe në Kosovë por Kryeministri dhe mazhoranca nuk lëvizin ndërkohë artificialisht përkeqësojnë  raportet me fqinjin jugor.

Tashti sic duket dicka i duhet Ramës, por po bëjmë sikur nuk po e kuptojmë!

Çështjet dy palëshe të pazgjidhura me Greqinë kanë një gamë më të gjërë se kaq dhe duket që pas një vrulli disavjeçar që prodhoi rezultate të kufizuara ka vite që nuk bëhet asgjë në këtë drejtim.

Dhë së fundi i drejtohem iniciuesit të kësaj deklarate Zotit Idrizi duke e falenderuar për objektin dhe formulimin e saj me shpresën që kjo nuk u fut në kalendarin e punimeve për të ushqyer nacionalizmin folklorik, në suazën e sagës së zgjedhjeve në Himarë.

Ju kujtoj, se çdo qeveri nga ajo e Enver Hoxhës e këtej ka folur kundër ligjit të luftës, pra këtu skemi risi të jemi të vetëdijshëm.

Kuvendi po investohet nga grupi parlamentar ‘Demokraci dhe Integrim’ për të diskutuar një çështje për të cilën askush nuk ka asnjë dilemë në Shqipëri.Heqjen e ligjit të luftës Shqipëria e ka kërkuar pas përfundimit të luftës së dytë botërore në Konferencën e Paqes të Parisit në vitin 1947.

Dhe në planin dypalësh me Greqinë menjëherë pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1971 e deri në ditët e sotme, marrëdhëniet me Greqinë kanë rënë në nivelin më të ulët falë politikës diletante të Edi Ramës.

agron gjekmarkaj seance plenare 18 korrik 2024

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj