LIVE UPDATES
Politike

Heqja e masës ndaj Qynos/ "Apeli i GJKKO-së nxorri bllof kryeprokurorin", Flamur Vezaj: Pse SPAK nuk ka nisur hetime pas dëshmisë së Nuredin Dumanit?

Vezaj ngre pyetjen se përse kryeprokurori i SPAK nuk ka nisur hetime dhe as ka caktuar masë sigurie për dhëndrin e vëllait të ish-ministrit të Drejtësisë, për ekspertët e mjekësisë, prokurorin dhe gjyqtarët që në këmbim të 40 mijë eurove, liruan nga burgu Nuredin Dumanin. 

15 Janar 2025, 10:24 Nga r.ll
Heqja e masës ndaj Qynos/ "Apeli i GJKKO-së nxorri bllof
spak

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj përmes një postimi në rrjetet sociale tha se Apeli i GJKKO hoqi masën e sigurisë ndaj Elton Qynos, ndërsa ka ngritur edhe disa pyetje për SPAK pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. 

Vezaj pyet se përse kryeprokurori i SPAK nuk ka nisur hetime dhe as ka caktuar masë sigurie për dhëndrin e vëllait të ish-ministrit të Drejtësisë, për ekspertët e mjekësisë, prokurorin dhe gjyqtarët që në këmbim të 40 mijë eurove, liruan nga burgu Nuredin Dumanin. 

Sipas gazetarit, kreu i SPAK po vepron me standard të dyfishtë për gazetarin Elton Qyno, prokuroria caktoi masë sigurie dhe nisi hetime ndaj tij pa asnjë provë konkrete. Më tej shprehet se Prokuroria jo vetëm që i nisi hetimet, por kontrolloi banesën e tij, sekuestroi materialet e punës dhe i caktoi masë sigurie thjesht mbi disa biseda të të tretëve që flisnin për gazetarin Qyno!

Gjithashtu, Vezaj thotë se vendimi i Apelit të GJKKO nxorri bllof kryeprokurorin dhe gjyqtaren që caktuan këto masa sigurie ndaj Qynos. 

POSTIMI I PLOTË: 

Gjykata heq masën ndaj kolegut Qyno!

Pse SPAK nuk vepron pas dëshmisë së Dumanit!?

Si ka mundësi që superprokurori Altin Dumani nuk ka nisur hetime, nuk ka bërë arrestime dhe as nuk ka caktuar masë sigurie për dhëndrin e vëllait të ish-ministrit të Drejtësisë, për ekspertët e mjekësisë, prokurorin dhe gjyqtarët që liruan Nuredin Dumanin, duke marrë nga ky i fundit 40 mijë euro?! Dëshmia e Dumanit është dhënë që në 2022 për kujtesë!

Fakti është provuar: Dumani është i besuar i prokurorisë me statusin “i penduar”; raporti i ekspertëve është përpiluar dhe ndodhet aty; prokurori nuk e ka ankimuar; dhe gjyqtari e ka liruar Dumanin në vitin 2014!

Pra, të gjitha faktet janë aty!

Pse nuk vepron prokuroria e SPAK-ut së bashku me superprokurorin Dumani prej dy vitesh?!?

Ndërkohë, për gazetarin Elton Qyno, prokuroria caktoi masë sigurie dhe nisi hetime ndaj tij pa asnjë provë konkrete (si në rastin e lirimit të Nuredin Dumanit). Prokuroria jo vetëm që i nisi hetimet, por kontrolloi banesën e tij, sekuestroi materialet e punës dhe i caktoi masë sigurie thjesht mbi disa biseda të të tretëve që flisnin për gazetarin Qyno!
Pra, asnjë provë konkrete, si rasti i “vrasësit me pagesë”, vetëm thashetheme për rastin Qyno!

Pse ky standard i dyfishtë nga superprokurori?

Çfarë kishte gazetari Qyno që i prishi punë superprokurorit Dumani e miqve të tij?!

Meqë ra fjala, Gjykata e Posaçme e Apelit e shfuqizoi masën e sigurimit për gazetarin Elton Qyno! Pra, e hoqi plotësisht masën e sigurimit, duke nxjerrë bllof superprokurorin dhe gjyqtaren që i kishin caktuar atë masë për gazetarin Qyno në mënyrë të nxituar.

Fatkeqësisht, disa kolegë, portale e media nuk e publikuan lajmin për heqjen e masës së sigurimit për gazetarin Elton Qynon, për shkak të servilizmit ndaj shefit të SPAK-ut! E kur u caktua kjo masë e shfuqizuar tashmë fërkonin duart! Turp!

Heqja e masës ndaj Qynos/ "Apeli i GJKKO-së nxorri bllofHeqja e masës ndaj Qynos/ "Apeli i GJKKO-së nxorri bllofHeqja e masës ndaj Qynos/ "Apeli i GJKKO-së nxorri bllof

flamur vezaj


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj