Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
"Përfundon epoka e institucioneve paralele kriminale të Serbisë", Sveçla: Jemi zoutar se nuk lejojmë asnjë paralelizëm që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vend
Sveçla gjatë fjalës së tij shprehet se në të gjithë vendin janë mbyllur objektet komunale, postat, zyrat tatimore dhe të gjitha mbetjet e institucioneve paralele serbe.
15 Janar 2025, 09:53Nga N.F
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë dalë me një video ku kanë bërë me dije se në aksionit e ditës së sotme të zhvilluar në komunat e vendit janë mbyllur institucione paralele serbe. Sveçla gjatë fjalës së tij shprehet se në të gjithë vendin janë mbyllur objektet komunale, postat, zyrat tatimore dhe të gjitha mbetjet e institucioneve paralele serbe.
Më tej në postim, Sveçla shkruan se sot përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës. Ai shkruan se siç ishin zotuar nuk lejojnë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vend.
“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës. Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale. Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cenoje Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë”, shkruhet krahas videos.