LIVE UPDATES
Politike

Harroi? Vettingu rihap hetimet për prokurorin Julian Zonja, për vdekjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në Sharrë

KPK i kërkoi shpjegime prokurorit Julian Zonja, për rrëzimi në gjykatë të akuzës së tij ndaj dy punonjësve të landfillit të Sharrës për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në vitin 2016 dhe pezullimin e çështjes për administratorin dhe Bashkinë e Tiranës. Prokurori këmbënguli se hetimet ishin të plota dhe vdekja kishte ndodhur në landfill, por se hetimet për administratorin dhe Bashkinë e Tiranës vareshin nga vendimi i Apelit.

19 Qershor 2023, 16:30 Nga A.B
Harroi? Vettingu rihap hetimet për prokurorin Julian Zonja, për
Julian Zonja

TIRANË- Të hënën në mëngjes Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK mbajti seancëne dytë dëgjimore publike ndaj prokurorit të Tiranës, Julian Zonja.

KPK duket se kishte “harruar” të përfshinte në hetimin administrativ ndaj subjektit të rivlerësimit, çështjen e hetuar prej tij të vrasjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në gusht 2016 në landfillin e Sharrës.

Në seancën e parë ndaj Zonjës në 15 maj 2023, kryesuesi i trupës Lulzim Hamitaj e ngriti çështjen si diçka që kërkon sqarim, por që nuk ishte në relatimin e bërë.

Hamitaj vuri në dukje se kërkohej sqarim për pretendimet se krimi nuk kishte ndodhur në landfill. Ai iu referua për këtë publikimeve në media, të cilat i referohen me gjasë një deklarate të bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në emisionin “Top Story” 10 ditë para seancës.

Pas sqarimeve të dhëna nga subjekti në atë seancë mbi pyetjet e Hamitajt, trupa e KPK-së pjesë e të cilës janë edhe Firdes Shuli si anëtare dhe Xhensila Pine si relatore, vendosën të rihapin hetimin ndaj prokurorit për këtë çështje.

Seanca e vendimmarrjes për Zonjën, e caktuar fillimisht në 17 maj u shty dhe prokurori u thirr të hënën të jepte shpjegime shtesë.

Ardit Gjoklaj u gjet i masakruar në landfillin e Sharrës mesditën e 7 gushtit 2016. Sipas dëshmisë së familjarëve, 17 vjeçari ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë “3R” shpk në Sharrë. Pas ngjarjes, katër punonjës të kompanisë “3R” u arrestuan dhe u shpall formalisht në kërkim administratori i saj Edurim Teqja, i cili nuk u arrestua asnjëherë.

Në procesin gjyqësor në prill 2018,  Gjykata e Tiranës u dha pafajësi dy të akuzuarve, punonjës të kompanisë “3R” për vdekjen e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës. Për dy të tjerë procesi ishte pushuar. Ndërkohë për administratorin Edurim Teqja hetimet janë pezulluar. Ky vendim i shkallës së parë është apeluar nga prokurori Julian Zonja.

Duke iu referuar kësaj situate dhe faktit se vdekje e adoleshtentit mbetet e pa zbardhur, Pine lexoi në seancë se në vendimin e saj Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i kishte rrëzuar akuzat e ngritura nga prokurori.

Pine citoi gjykatën që kishte kritikuar hetimin dhe vuri në dukje dyshimet e ngritura në vendim mbi vendin e ngjarjes dhe faktin që prokuroria nuk kishte kryer veprime të tjera hetimore.

“Faktet duhet të kishin shkundur policinë dhe prokurorinë për të kryer hetime të thella dhe të specializuara me të gjitha metodat dhe format e lejuara ligjore,” citoi Pine trupën gjykuese.

Pine tha se ata kërkonin po ashtu informacion mbi apelimin e çështjes dhe informacion mbi hetimet e pezulluara ndaj administratorit të kompanisë “3R”.

Pas leximit të relacionit, Hamitaj i vuri në dukje Zonjës se ata i kishin marrë shpjegimet e tij me shkrim dhe se ai mund të mjaftohej me to.

Por prokurori këmbënguli të fliste. Zonja tha se ai i qëndronte përfundimeve që kishte arritur kur dërgoi çështjen në gjykatë, por se nuk donte të komentonte vendimin e gjykatës sa kohë ende pritej një vendim në apel.

Megjithatë ndryshe nga sa pretendon kryebashkiaku Veliaj, Zonja i tha trupës se ai ishte i bindur që vdekja e Ardit Gjoklajt kishte ndodhur brenda në landfill.

“Viktima kishte dorezat e punës veshur dhe është e qartë që ishte në punë në landfill”, tha ai, duke iu referuar provave që kishte mbledhur.

Zonja këmbënguli se vendimi për pezullimin e hetimeve ndaj kompanisë dhe administratorit të saj, ishte një vendimmarrje teknike që do të lejonte ndjekjen e tyre gjyqësore pas vendimit të Apelit.

I pyetur nga Hamitaj nëse ky kishte qenë një qëndrim strategjik, Zonja konfirmoi duke thënë se kjo mundësonte mbajtjen hapur të çështjes deri në vendimin e formës së prerë.

Një çështje tjetër, për të cilën po ashtu ishte hapur hetimi, nuk kishte sjellë informacion të ri. Në seancën e parë dëgjimore ndaj Julian Zonjës, KPK vuri në dukje mospërputhje të deklarimeve të subjektit për burimet që kanë shërbyer për blerjen në vitin 2011 të një apartamenti.

KPK gjeti për këtë rast një bilanc negativ prej 460 mijë lekësh, por që sipas prokurorit ndikohej nga një pakujdesi e paqëllimshme e mosdeklarimit të gjendjes cash në vitin 2010.

Pas dëgjesës së shkurtër Zonja kërkoi sërish që të konfirmohej në detyrë duke këmbëngulur se kishte bërë detyrën siç duhej./Marre nga BIRN

julian zonja

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para