Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në fjalën e tij, Rama ka vlerësuar figurën e tij, duke theksuar se nga Serveti ka marrë mësimet më të çmuara.
TIRANË-Kryeministri Edi Rama i ka dhënë lamtumirën e fundit në homazhet që po mbahet për akademikun dhe ish kreun e Kuvendit Servet Pëllumbi. Në fjalën e tij, Rama ka vlerësuar figurën e tij, duke theksuar se nga Serveti ka marrë mësimet më të çmuara.
Fillimisht, Rama tregoi se marrëdhënia e tyre kishte nisur me një lloj distance dhe mosaprovimi reciprok. Por me kalimin e kohës, kryeministri theksoi se kishte zbuluar një tjetër dimension të personalitetit të Pëllumbit.
"Unë profesorin e kam njohur pak dhe nga larg. Për hir të së vërtetës dua të kujtoj këtu se marrëdhënie ime me të është një marrëdhënie tipike e një antipatie reciproke në distancë dhe pastaj një simpatia reciproke në afërsi. Për vite qëkurse e kam parë të shfaqet në sytë e mi, profesori përfaqësonte gjithçka që unë nuk simpatizoja, konservator, marksist-leninist, e të gjitha ato që e shoqëronin figurën e tij kur vinte fjala për sulmet dhe etiketimet që i bëheshin. Ka qenë një nga mësimet më të çmuara të gjithë këtij rrugëtimi përballja me realitetin e njeriut përtej etiketimeve dhe kronizimit të tij në sferën publike dhe për surprizën time kam njohur një njeri shumë progresist, një njeri dashamirës ndaj kujtdo që përpiqej të bënte diçka ndryshe dhe një njeri solidar me mua në momente të vështira i cili befasisht shfaqej në ekranin e celularit tim në mënyrë të papritur duke më çuar fjalë inkurajuese dhe duke më ndihmuar të shoh se përtej momentit të vështirë dhe përtej atyre që dukeshin kishte një kategori njerëzish të cilët e ndiqnin dhe e vlerësonin një situatë të caktuar me qetësi dhe me vërtetësi.
Kur një njeri largohet shumëçka lidhet me të afrohet, por besoj se edhe kur ky afrim i gjërave si rezultat i momentit të tretet në kohë, profesori do të mbetet një pikë referimi në historinë e ndryshimeve dhe ndryshimit të epokave, e padyshim një pikë referimi për të gjithë ata që do të duan një ditë të kuptojnë dinamikat dhe historinë e vetë PS. Ajo që është më e rëndëisshme është kujtimi që ai lë mbrapa. Besoj që me zë ose pa zë, gjithkush që e ka njohur do ta kujtojë si burrë të mirë, të ndershëm, të mençur dhe mbi të gjitha, si burrë babaxhan. Uroj ta kujtojnë gjithmonë jo vetëm djemtë, por edhe mbesat, nipërit dhe gjithë të afërmit e tjerë duke shprehur me dhimbje edhe urimin që të prehet i qetë në paqe siç e ka merituar me jetën dhe kujtimin që lë mbrapa”, tha Rama./Dosja.al
Arben Serveti TIRANË- Djali i Servet Pëllumbit, Arben Pëllumbi nga ceremonia e homazheve në nder të ish-kryetarit t&e...
TIRANË- Në ambientet e Teatrit të Operës dhe Baletit po zhvillohen homazhet në nderim të Servet Pëllumbit, ish-kryetarit t&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka delaruar se tashmë vendi është në një fazë tjetër modernizimi në...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se rezoluta e fundit e Parlamenti Europian për Shqip&e...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka rikthyer një deklaratë të kryedemokratit, Sali Berisha kur shprehej se...
Bamir Topi TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi ka marrë pjesë në homazhet për nder të Servet Pëllumbit. Topi e cil&eu...
Sali Berisha KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka u bërë një thirrje mbështetësve të opozitës q...
Servet Pëllumbi TIRANË- Djali i Servet Pëllumbit, Arbeni ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të tij në mosh&e...
Sali Berish a KRUJË- Kreu i opozitës, ka ngritur akuza ndaj kreu të qeverisë, kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalimit të ...
Sali Berisha KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, Skënderbeu është legjendar në mbrojtjen që...