LIVE UPDATES
Politike

Hoti: Pas paktit të fshehtë Rama-Meloni, pritet të firmoset marrëveshja për emigrantët e Gjermanisë

Hoti tha se këtë pakt Rama do ta bëjë sërish pa transparencë, pa asnjë konsultim me grupet interesit dhe Bashkimin Europian, dhe në shkelje të ligjit. 

25 Janar 2024, 14:42 Nga M.B
Hoti: Pas paktit të fshehtë Rama-Meloni, pritet të firmoset
Elda Hoti

TIRANA- Deputetja e opozitës, Elda Hoti ka dalë sot në një deklaratë për mediatku tha se pas paktit për emigrantët me Italinë, qeveria pritet të firmosë një marrëveshje të ngjashme dhe me Gjermaninë. Hoti tha se këtë pakt Rama do ta bëjë sërish pa transparencë, pa asnjë konsultim me grupet interesit dhe Bashkimin Europian, dhe në shkelje të ligjit. Deputetja shtoi se opozita është kundër këtyre marrëveshjeve të fshehta, në mungesë totale transparence dhe konsultimesh me banorët apo autoritetet lokale, të cilat, sipas saj, Rama i ka më shumë për të luajtur rolin e liderit global se sa interes shtetëror apo publik. Ajo tha se i kujton Ramës se Shqipëria duhet, së pari të mbahet e jetueshme për shqiptarët.

Deklarata për media nga deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti

Jam sot këtu si deputete e qarkut të Lezhës, për të kërkuar ngha Gjykata kushtetuese kthjelltësi dhe seriozitet ne vendimin për paktin Rama-Meloni për emigrantët. Kujtojmë se marrëveshja e firmosur në fshehtësi është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, pas kërkesës së depozituar nga deputetët e Partisë Demokratike. Gjithashtu kjo marrëvshje është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare dhe vendase për të drejtat e njeriut. Gjykata Kushtetuese të hënën do të shpallë vendimin, dhe unë si qytetare, si deputete, si shqiptare dua ti’ kujtoj kësaj trupe gjyqtarësh se rrëzimi i marrëveshjes që Rama firmosi pas shpinës së kombit, është një shërbim i dyfishtë për kombin, dhe mosrrëzimi krijon rrezikun e një precedenti. Ashtu siç ndodhi në Romë, në fshehtësi nga parlamenti dhe publiku shqiptar, ai pritet të firmosë një marrëveshje tjetër për emigrantët, kësaj rradhe me Gjermaninë. Këtë pakt Rama do ta bëjë sërish pa transparencë, pa asnjë konsultim me grupet interesit dhe Bashkimin Europian, dhe në shkelje të ligjit. 

Në emër të Partisë Demokratike i siguroj qeveritë e Italisë dhe Gjermanisë se te forca jonë kanë patur dhe do të kenë partnerë realë, por si atdhetarë duhet të zgjedhim të parën Shqipërinë. Qytetarët e Lezhës kanë protestuar të indinjuar duke e cilësuar të papranueshme shndërrimin e ‘Lezhës së Besëlidhjes – në një Lampedusa të dytë. Partia Demokratike është kundër këtyre marrëveshjeve të fshehta, në mungesë totale transparence dhe konsultimesh me banorët apo autoritetet lokale, të cilat Rama i ka më shumë për të luajtur rolin e liderit global se sa interes shtetëror apo publik. I kujtojmë Edi Ramës se Shqipëria duhet, së pari të mbahet e jetueshme për shqiptarët. 1 milion bashkëatdhetarë kanë ikur në dekadën që ai ka keqqeverisur Shqipërinë. Ky numër nuk mund të fshihet duke bërtë akrobacira humaniste dhe globaliste. Ky numër është rrezik për zhbërjen e Shqipërisë dhe nuk zgjidhet duke krijuar një rrezik të ri.

elda hoti pd

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit