Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu Kryemadhi theksoi se shumë institucione të pavarura janë pjesë e videotekës së Ergys Agasit.
TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi dhe avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani kanë bërë disa batuta me njëri-tjetrin para Gjykatës së Posaçme. Në një dalje për mediat, Kryemadhi nuk e kurseu gjuhën dhe termat me pullë të kuqe, ndërsa foli dhe për seks mes 3 apo dhe mes 5 personash.
Ndërkohë që Cakrani ja priti duke duke thënë se nuk i di këto stile kamasutrash. Po ashtu Kryemadhi theksoi se shumë institucione të pavarura janë pjesë e videotekës së Ergys Agasit.
Kryemadhi: Gjyqtarja lexoi dhe pranoi që në dosje, 90% e akuzës së prokurorëve, nuk ka asnjë provë. Unë mund të them se në dosje nuk ka asgjë. Tani do të kënaqeni, do të shikoni bizneset.
Cakrani: Edhe seksi bëhet në dy, Monika thotë se bëhet 3. Unë se di.
Kryemadhi: Jo jo dhe 5 bëhet.
Cakrani: Unë si di këto stile kamasutra. Ju do të jeni të gjithë të pranishëm, do të bëjmë transparencë.
Kryemadhi: Shumë pjesë të GJKKO dhe SHISH, dhe institucioneve të tjera të ‘pavarura’ janë pjesë e videotekës së Ergys Agasit, por ky është litari në fyt që ka sot sistemi i drejtsisë. Mos u çudisni se çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por çudia imja dhe e Ilir Metës do ju zgjat më shumë.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
Pamjet TIRANË- Gjykata e Posaçme ka kaluar sot për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi. Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka...
Monika Kryemadhi TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi e ka quajtur procesin e saj dhe të Ilir Metës si farsë. Gjatë fjal&eu...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme ka kaluar sot për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi. Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka,...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë ngushëllimet e tij pas lajmit tronditës për vdekjen e ...
Fredi Beleri TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar pas vendimin të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, ku vendi që të...
Monika Kryemadhi TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme në gjyqin që...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur konfirmimin e Komisionit Evropian për zbatimin e plotë t&...
Foto ilustruse Me sloganin “Për Kosovën dhe Metohinë serbe” në Beograd më 17 mars u mbajt një protestë e org...
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç TIRANË- Këshilltari i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku k...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë thirrje për mobili...