LIVE UPDATES
Politike

"Letra e Ramës, e pa vend"/ Këshilltari i Osmanit: Nëse Brukseli do ta merrte seriozisht, pala e humbur do të ishte Kosova

Ai thekson gjithashtu, se Rama duket se nuk i reziston tundimit për tu zhytur në marrëdhënie të paqarta me Beogradin dhe Vuçiçin, duke përsëritur gabimet që kanë krijuar konflikte dhe keqkuptime në rajon.

17 Mars 2026, 19:59 Nga E. D
"Letra e Ramës, e pa vend"/ Këshilltari i Osmanit: Nëse
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç

TIRANË- Këshilltari i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku ka komentuar letrën e e përbashkët Rama-Vuçiç, drejtuar vendeve të Bashkimit Europian për procesin integrues të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duke folur për mediat shqiptare, Çollaku deklaron se kjo është totalisht të pavend dhe një gabim, duke theksuar se ajo dëmton drejtpërdrejt interesat e Kosovës dhe përsërit dështimet e së kaluarës.

Çollaku shprehet se kjo lëvizje e Ramës është një rikthim tek modeli i dështuar i nismës “Open Balkan”. Ai thekson gjithashtu, se Rama duket se nuk i reziston tundimit për tu zhytur në marrëdhënie të paqarta me Beogradin dhe Vuçiçin, duke përsëritur gabimet që kanë krijuar konflikte dhe keqkuptime në rajon. Ndër të tjera, Këshilltari i presidentes nënvizoi se nëse Brukseli do ta merrte seriozisht këtë letër, pala e vetme e humbur do të ishte Kosova.

"Më duket, më duket totalisht e pavend, më duket e pamend, një gabim dhe rikthim në një rrobë të vjetër siç ishte Open Balkan-is, praktikisht kjo është një model, është e njëjta mendësi. Nuk e kuptoj pse zoti Rama nuk i reziston tundimit për t'u zhytur në të tilla marrëdhënie të paqarta me Beogradin dhe me Vuçiçin. Përpjekja e parë me Open Balkan, me Mini-Shengenin mori një përgjigje ai e pa se si përfundoi, na konsumoi kohën, katër vite, pesë vite duke e kritikuar. Komplikoi marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën. Por në fund rezultoi një nisëm, e kuptoi që rezultoi një nismë e dështuar, nuk pati mbështetje as evropiane, as amerikane kjo e fundit.

Shqipëria, sido të jenë marrëdhëniet midis dy kryeministrave, presidentëve, kryetarëve të parlamenteve, kush, pavarësisht si do të jenë, duhen apo nuk duhen, jemi të detyruar të ecim të koordinuara në raport me interesat strategjike, në raport me kundërshtarët strategjikë, që është Serbia, me armiqtë strategjikë që është Serbia. Serbia pretendon territorin e Kosovës, sovranitetin e Kosovës. Si mundet Shqipëria të bëjë kauzë të përbashkët për në BE me Serbinë duke i hequr Kosovës një armë të mirë që ka në raport me Serbinë, që është procesi i integrimit dhe neni 35, që Serbia e ka detyrim ta plotësojë në Bruksel.

Rama me atë letër duket sikur do t'i krijojë një shortcut, sikur do t'i krijojë një ashensor për t'ia, për ta kaluar pengesën. Më duket e pamend, irracionale. Dhe nuk e kuptoj pse nuk vetë-frenohet kryeministri Rama. E provoi njëherë me Open Balkan-in, e pa që nuk funksionon. Krijoi konflikt me Kosovën, krijoi konflikt brenda vendit, krijoi keqkuptime me, me miqtë ndërkombëtarë. Ritenton prapë me këto skema. Nuk ka rëndësi fare letra, letra është një simbolikë mendoj. Po si mundet të mendosh të bësh një letër të tillë? Sikur, çfarë do të thuash? Është e pakuptimtë në rastin më të mirë, është e gabuar në mënyrë absolute dhe besoj do të ketë të njëjtin rezultat siç kishte nisma me Open Balkan apo ajo marrëdhënia e asaj kohe. Krijon marrëdhënie, distanca me Kosovën. Lë në aneks Kosovën.

Në rast se do të merret parasysh kjo letër nga Brukseli, nuk do të merret besoj unë, po në rast se do të merret parasysh, e humbura është Kosova, sepse Serbisë i lejohej, i hiqet ajo nyja e nenit 35, kapitulli 35 i negociatave të saj, që është detyrimi i Serbisë për të njohur Kosovën. Si mund t'ia hapësh këtë pistë kësaj pike të pistë Serbisë duke  mos llogaritur çfarë lë mbrapa? Kuptoj fryma e bashkëpunimit. Po do e kuptoj edhe frymën e protagonizmit e këtij liderizmit të ndërkombëtar. Po çështja e Kosovës në mes, nuk mundet Edi Rama, asnjë lider i Shqipërisë të krijojë këtë marrëdhënie me Beogradin për sa kohë Kosova është në mes si problem i madh kombëtar i pazgjidhur ende në raport me Serbinë," u shpreh këshilltari i Osmanit./Dosja.al

edi rama kreshnik Çollaku aleksander vucic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj