LIVE UPDATES
Politike

Do takonte një vajzë, vrasja e Rigels Kasos bëhet 'nga pakujdesia' - Bajram Gjeleshi merret i pandehur

Në këtë konkluzion, ka dalë prokurori i çështjes, i cili prej 1 viti e gjysëm hetime në dosjen Nr.4546 ka dalë në përfundimin se 42-vjeçari nga Bilishti, është vrarë nga pakujdesia dhe jo dashja e qëllimtë.

17 Mars 2026, 17:09 Nga Elton Qyno

Do takonte një vajzë, vrasja e Rigels Kasos bëhet 'nga

TIRANË- Vrasja e inxhinierit elektrik, Rigels Kaso në Tiranë, për prokurorinë e kryeqytetit nuk është “Vrasje me dashje” por “Vrasja nga pakujdesia”.

Në këtë konkluzion, ka dalë prokurori i çështjes, i cili prej 1 viti e gjysëm hetime në dosjen Nr.4546 ka dalë në përfundimin se 42-vjeçari nga Bilishti, është vrarë nga pakujdesia dhe jo dashja e qëllimtë.

Për këtë ngjarje të rëndë është marrë i pandehur 36-vjeçari nga Dibra, Bajram Gjeleshi, i cili qysh prej muajit Korrik 2024 është shpallur në kërkim nga policia dhe prokuroria e Tiranës, por pa mundur të arrestohet deri në këtë fazë ku ndodhet çështja hetimore.

Gjeleshi ka mundur t'i fshihet drejtësisë, duke mos u arrestuar deri më sot.

Ndërkohë pas 1 viti e gjysëm nga ndodhja e krimit, prokuroria e Tiranës, ka vendosur të marrë të pandehur personin në kërkim Bajram Gjeleshi, duke e akuzuar këtë të fundit për “Vrasje nga Pakujdesia” dhe jo “Vrasja me dashje” siç e referoi Policia e Tiranës.

Gazetari i Syri.net, Elton Qyno ka mësuar se çështja aktualisht është në fazën e seancës paraprake dhe shorti ka zgjedhur gjyqtaren, Vjollca Spahiu, për gjykimin e kërkesës së prokurorit të dosjes.

Sipas hetimeve të kryera dyshohet se motivi i konfliktit mes Bajram Gjeleshit dhe Rigels Kasos, ishte ngacmimi i këtij të fundit të një vajze në rrjetin social “Instagram”.

Ishin disa mesazhe që inxhinieri elektrik, Rigels Kaso, i kishte dërguar bashkëjetueses së Bajram Gjeleshit në rrjetet sociale.

Pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi, nga profili i bashkëjetueses së tij, e ka ftuar 42-vjeçarin nga Bilishti për tu takuar pranë pallatit ku jetonte në rrugën në rrugën “Sokrat Miho”.

Rigels Kaso, duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale, ai shkoi në adresën e dhënë ku u përball me bashkëjetuesin e saj, Bajram Gjeleshi, i cili e dhunoi me grushte dhe sende të forta.

E gjithë ngjarja ka ndodhur, pak pak pas mesnatës së 15 korrikut 2024 dhe Rigels Kaso, është gjetur nga kalimtarët e rastit në mëngjes të cilët njoftuan ambulance dhe policinë e Tiranës.

42-vjeçari u shtrua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, por pas disa ditësh, ai nuk mundi të japë asnjë shpjegim për Policinë e Tiranës lidhur me motivet dhe rrethanat e krimit.

Për shkak të plagëve Rigels Kaso, ndërroi jetë në spital. Ndërkohë njeriu që kreu vrasjen e tij, nuk mundi të arrestohet nga policia e Shtetit, edhe pse ndaj tij ka një masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë.

Ndërsa tashmë prokuroria e Tiranës ka vendosur të marrë të pandehur Bajram Gjeleshin, për akuzën e “Vrasjes nga pakujdesia”, vepër penale kjo që parashikon një dënim me gjobë deri në 5 vite burgim./Syri.net

vrasja e rigels kasos

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj