LIVE UPDATES
Politike

"I dallohet luhatja e humorit dhe nervozizmi", Salianji: Rama lëshoi fermanin për vrasjen e zgjedhjeve, por shumë ndryshime po ndihen me ardhjen e LaCivita

Salianji shkruan se njeriu i Trump në Tiranë, është bërë menjëherë përfaqësues i interesit publik dhe i interesave të vendit. 

25 Shkurt 2025, 13:07 Nga r.ll
"I dallohet luhatja e humorit dhe nervozizmi", Salianji: Rama
ervin salianji

FIER-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një postimi nga burgu i Fierit shprehet se kohët e fundit kryeministri Edi Rama ka shfaqur shenja të luhatjes së humorit dhe nervozizmi të thellë. 

Salianji shkruan se kryeministri pak ditë më parë lëshoi "fermanin për vrasjen e zgjedhjeve", por sipas tij në qytet kanë nisur të ndihen ndryshimeme ardhjen e Chris LaCivita në krye të fushatës elektorale të PD-së. 

Sipas ish-deputetit, LaCivita ka bërë disa pohime të forta, por një nga më kryesoret, sipas tij ishte se do të ketë zgjedhje të lira e të paprekura. Salianji shkruan se njeriu i Trump në Tiranë, është bërë menjëherë përfaqësues i interesit publik dhe i interesave të vendit. 

POSTIMI I PLOTË:

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë.

Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus, ku dallohen luhatjet e forta të humorit dhe gjendja e paqendrueshme emocionale. Nervozizmi i thellë ka dalë në sipërfaqe përmes gjuhës pa filtra, duke treguar disa të vërteta që në rastin e Edi Ramës, kthehen në aksione kur njeh pushtetin që ka e strukturat që urdhëron.

Mjafton të mallkojë ai SPAK-un, dhe dhjetra punonjës e rrethojnë godinën e makinat e funksionarëve. Hedh helm ai ndaj kundërshtarëve dhe drejtësia vepron mbi ta. Pra gjithkush e di që retorika e tij, materializohet në akte konkrete.

Së fundmi, nga dëshpërimi pasi toka i është lëkundur shumë, Kryeministri lëshoi dy tre fjali, për të cilat, në kushte normale do të duhej të mbante përgjegjësi. Duke thënë se 11 maji do të jetë “tërmet nga poshtë dhe flakë nga lart”, ai urdhëroi gjithë strukturat që ka në varësi, dhe gjithë segmentet që kontrollon, përfshirë dhe bandat, që të nisin punën për rezultatin që ai dëshiron.

Pra, Edi Rama lëshoi fermanin për vrasjen e zgjedhjeve. Problemi është se në qytet shumë ndryshime po ndihen. Drejtuesi i fushatës për Opozitën, është Chris LaCivita, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit, Donald Trump. Ai ka bërë disa pohime të forta. Por një nga më kryesoret, mendoj se është që; Do të ketë zgjedhje të lira e të paprekura. Ky është një nga qendrimet më të forta kundër Edi Ramës në gjithë këto vite. Dihet mirë se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të paprekura, janë fundi i tij.

Dhe për të shmangur këtë fund, ai nxori dekretin e “tërmet nga poshtë, e flakë nga lart”. Kemi pra një kryeministër që nxit kapjen e votës, prekjen, deformimin e vullnetit të qytetarëve. Haptazi fare. Më e renda, nëse e interpreton drejt dhe pa shumë mund, me një qendrim si ky, Edi Rama po thotë se nëse ai nuk fiton, pra nëse nga kutitë e 11 majit nuk del ajo që ai dëshiron, do të ketë tërmet e flakë, pra do të ketë luftë. Më i papërgjegjshëm, dhe më antiligjor, e anti-kushtetues se kaq, nuk ka se si të jetë një Kryeministër.

Dihet mirë se deviza 12 vjeçare e Ramës ka qënë sundimi mbi frikën, dhe jo qeverisja mbi besimin. Këtë po tenton të bëjë edhe në muajt e fundit. Vetëm se tanimë ka një ndryshim. Ai nuk arrin më të ndjellë frikë, por sa më shumë lëshon të tilla logore, aq më shumë dëfton frikën që ka kapluar atë vetë. Koraca që e bentë të pushtetshëm, që ndihmonte sundimin e tij ka rënë. Sherifi i ri në qytet, nuk ka ardhur të japë dekorata, e as të mbyllë sytë para një regjimi.

Njeriu i Trump në Tiranë, është bërë menjëherë përfaqësues i interesit publik, përfaqësues i interesave të vendit. Sepse Shqipëria e ka jetike që të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, e ka jetike sa ujin dhe diellin, sa ajrin. Vetëm me votë të paprekur do të shkojnë në vend prapësitë e paudhësitë e panumërta që janë bërë kapicë në 3 mandate. Vetëm vota e lirë dhe e ndershme e ka këtë aftësi korigjuese. Kështuqë, ende pa nisur mirë punën, strategu i Trump ka ndihmuar jo vetëm demokratët, por Shqipërinë.

Dhe është po aq në interesin e vendit, në interesin madhor të ecjes drejt integrimit dhe shpëtimit nga rënia në humnerë, qendrimi tjetër i tij, që dënon përndjekjen e burgosjen e kundërshtarëve. Një tezë e fortë mesa duket e Shtëpisë së Bardhë, duke qënë se atë çka Chris LaCivita e thanë Rogner, e theksoi Zv-Presidenti Vance në konferencën e Mynihut. Presioni për votën e lirë, e për të zbatuar normat bazë të demokracisë, kanë nxjerrë nga binarët Kryeministrin e vendit. Dhe nuk është pak për të. Se Edi Rama ka shumë hesape për të larë, ka shumë llogari për të dhënë. E pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme pas 12 majit. Normal që ka frikë. Bën mirë të ketë frikë.

ervin salianji chris lacivita

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj