LIVE UPDATES
Politike

Veliaj tregon variantin e tij të debatit në seancë gjyqësore: Duhet të jap llogari dhe për njerëzit që nuk njoh

Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj e ka cilësuar vetën si personazhin e autorit Franz Kafka në librin 'Procesi', ndërkohë që thekson se prej 2 javësh po mbahet në burg me porosi të kryedemokratit Sali Berisha. 

25 Shkurt 2025, 12:35 Nga I.A
Veliaj tregon variantin e tij të debatit në seancë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish në lidhje me seancën gjyqësore ku dhe pati përballjen me prokurorin Olsi Dado. Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj e ka cilësuar vetën si personazhin e autorit Franz Kafka në librin 'Procesi', ndërkohë që thekson se prej 2 javësh po mbahet në burg me porosi të kryedemokratit Sali Berisha. 

Veliaj më tej tregon disa detaje nga seanca gjyqësore, ku sipas tij i është kërkuar të japë sqarime për një person që nuk e njeh. Sipas Veliajt, ai është pyetur nga prokurori në lidhje me Meriman Palushin, i cili ka masë detyrim paraqitje. 

Postimi i Plotë:

“Me gjasë janë kodet e tyre; në këtë gjykatë drejtësia zbatohet në mënyrë që të dënohesh pa faj dhe mundësisht pa e marrë vesh fare”, shkruan Franz Kafka në “Procesin” e tij, i cili u bë tani edhe pasqyrë e jetës time si personazh i kafkës së Olsit.
Kritikët e mi ndoshta kanë të drejtë, duhet të fokusohem më shumë te faktet se sa te kafka që më mban prej dy javësh në burg me porosi të Sali fundërrinës, duke më hequr me dhunë nga punët e Tiranës dhe fushata e fitores sonë të katërt.
Kush ka jetuar në Tiranën e viteve ’90 i mban mend ata rrugaçët e frustruar të bordurave e të trotuare të cilët, për të treguar forcën, u drejtonin kalimtarëve pyetje idiote, të tipit:
Ç’a ke që shef? - thoshte gango.
S’po të shoh ty fare, jam në punën time.
Ou, po pse nuk më shef, apo të duket vetja garip?
Urdhëro!
Ç’a ke që s’shef? - dhe afrohej me gjoksin e fryrë dhe vetullën e ngrirë.
Ja, fiks kështu më ngjau vetja në bordurën e Erjon Banit ku Ols Kafka më shikonte si i fortë, duke më bllokuar trotuarin:
Kush është Meriman Palushi?
Nuk e njoh!
Pse s’e njeh?
Pra, duhet t’i jap llogari Nesti Kafkës për ata që njoh dhe bëjnë punët e tyre në Tiranë, po duhet t’i jap llogari edhe pse s’i njoh ata që nuk njoh.
- More, po nuk e njoh këtë njeri! Zero! Hiç! Fare! Nada! Nichts!
Dhe ja ku e pashë këtë njeri për herë të parë në sallë, - rreth 60 vjeç, i gjatë, i thatë, malsor me sedër dukej - kur Ols violina nisi të zgërdhihej me atë mungesën e tij të orientimit në cirkun psiqik, ku më ka futur mua e një dynja të tërë.
Meriman Palushi paska marrë leje për shtëpi dykatëshe në katund. Online. Dhe qenka nën akuzë! “Ka ndihmuar aktivitete në Tiranë!”. Unë s’e njoh, ndërsa ai në më njeh, më njeh vetëm nga televizori.
E shoh zotin Meriman në sallë, teksa Kafka im i sulej si hienë “thuaje, thuaje!”… I gjori Meriman përsëriste vetëm fjalinë “nuk e kam takuar kurrë Kryetarin e Bashkisë”. Të vërtetën thosh, po kujt ia thosh, një të devijuari nga trutë e kokës në mision për llogari të një fundërrine me emrin Sali.
Ols Kafka i di të gjithë si vetja - si Andon Ledhi në filmin “Tela për violinë” - laparak lëpirak fut miq dhe ec në jetë, ashtu si kur pa pikë turpi i binte telefonit tim për leje ndërtimi nën kostumin e prokurorit, si kur iu qep shoqes që ta bënte shok armësh në prokurorinë e përgjithshme apo si kur s’iu nda Kol Olldashit të shkretë që ta fuste noter kontenierësh në portin e Durrësit. Njësoj, edhe kur ka marrë drejtësinë me ato notat që qesh gjithë Tirana, edhe kur e kanë futur në SPAK si tip kollovari, në shkelje të ligjit (por, për këtë duhet të flasin institucionet përkatëse).
Dhe të kuptohemi drejtë: Unë jam i bindur se në atë institucion, pra në SPAK, ka shumë prokurorë me integritet, që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe profesionalizëm, prandaj dhe Ols violina nuk ka asnjë lidhje me ta.
Bashkia e Tiranës jep online mbi 2,000 leje në vit për gjithfarë ndërtimesh, pra janë rreth 20 mijë në 10 vitet që shërbej. Sipas Ols Kafkës duhet të kishim 20 mijë raste “sponsorizimesh” dhe jo aq pak sa të merreshin nën akuzë edhe dy fshatarë, me shtëpi 1 apo 2 katëshe në Yrshek.
Por, në botën e Nesti Kafkës barrën e provës e ka ai që akuzohet dhe jo akuzuesi? I dyshuar me status “i dënuar” që në faqe të parë nga një drejtësi e re që mua më dha për hise një ndërtues të inatosur, lëpirës të paepur dhe të fandaksur.
E njeh Meriman Palushin?
Jo pra, s’e njoh.
E po rri brenda ndyrësirë, se kështu është kur një katundari si Merimani i jep leje për shtëpi me bahçe në Yrshek, kurse një prokurori ndërtues i bën naze për lejen e një cope pallati në mes të Tiranës.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen