LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I mbaron mandati i ambasadore e SHBA në Shqipëri/ Yuri Kim mban fjalimin e "lamtumirës", lë POROSITË: Vazhdoni me REFORMAT!

• Nga oborri i rezidencës amerikane në Shqipëri, ambasadorja në ikjë, Yuri Kim ka mbajtur fjalimin e saj të lamtumirës. • Në konferencën e fundit për median, Yuri Kim ka prekur disa tema duke listuar edhe "detyrat e shtëpisë" për pasuesin e saj në detyrë në Tiranë. • Duke u ndalur tek operacioni i djeshëm në kampin MEK në Manzë ambasadorja amerikane tha se SHBA mbështet operacionin policor dhe se i takon Shqipërisë nëse duhet të vendosë që t’i largojë muxhahedinët nga vendi dhe të prishë marrëveshjen. • Një porosi la për çështjen e pronës, reformën në drejtësi dhe marrëdhënien e SHBA-ve me ish-kryeministrin e kryedemokratin Sali Berisha. • Yuri Kim mori detyrën si ambasadore e SHBA-ve në Tiranë 3 vite e gjysmë më parë. Tashmë ajo pritet të marrë një nga pozicionet më të rëndësishme në Departamentin e Shtetit, atë të zëvendës ndihmës sekretares për Çështjet Europiane. • Për detyrën e saj të re, duke qeshur, ajo tha se jo të gjithë janë të kënaqur. • Këtë detyrë diplomatja amerikane pritet ta marrë nga data 10 korrik. • Në janar 2023 Presidenti amerikan Joe Biden emëroi David J. Kostelancik, dhe më 30 mars 2023 gjatë seancës së konfirmimit para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e SHBA-ve.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës, Yuri Kim mesazh Kurtit: Lini egon personale dhe merrni në konsideratë miqtë! Është çështje kombëtare

I mbaron mandati i ambasadore e SHBA në Shqipëri/ Yuri Kim mban
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka dhënë një mesazh sot për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për çështjet në Veri të Kosovës. Në fjalimin e saj të lamtumirës, Yuri Kim tha se të dy duhet që të mos të veprojnë me ego personale sepse problemi nuk është personal, por kombëtar.

“Pozicioni i SHAB-ve është i qartë. Liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan për drafin e asociacionit, por jo vetëm në këtë po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas. Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë ego dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare. Për atë që u thonë miqtë e tyre dhe ta marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre,”- tha Kim.

3 VITE ME PARE

Me kë e ka? Yuri Kim qesh: Detyra ime e re përfshin edhe Shqipërinë, jo të gjithë janë të kënaqur

I mbaron mandati i ambasadore e SHBA në Shqipëri/ Yuri Kim mban
Yuri Kim

TIRANË- Në detyrën e saj të re që do të marrë pasi të largohet nga Shqipëria si ambasadore e SHBA-së, Yuri Kim do të ketë përgjegjësi edhe për Shqipërinë. Por qeshi teksa tha se disa persona, pa i përmendur me emër, nuk e kishin pritur mirë detyrën e saj të re dhe impaktin që do të kishte në vendin tonë. Më pas, ambasadorja u kujtoi gazetarëve se detyra e tyre ishte të ishin të vërtetë dhe të bënin detyrën e tyre për të informuar publikun me vërtetësi.

Yuri Kim: Në pozicionin tim të ardhshëm do kem përgjëgjësi për Europën edhe Shqipërinë, ndoshta jo të gjithë janë të kënaqur me këtë, por unë jam. E vërteta është kjo. Kam qenë shumë e prekur dhe jam ndryshuar nga përvoja imë këtu. Shqipëria do të jetë gjithmonë më mua. Arsyeja pse e bëra bashkë këtë konferencë, ta bëja live që të mos i shikoja pyetjet para është që t'i kujtoj të gjithëve për rolin kritik, thelbësor që një media e pavarur ka në një vend. Portali mediatik mund të jetë një biznes, por gazetarët kanë përgjegjësi. Këtë e keni dëgjuar shumë në punën time, të gjithë kemi punë, puna juaj është të pyesni pyetje të vështira për të mirën e njerëzve. Puna ime është që të përgjigjem sa më sinqerisht që të mundem, sigurisht përdorim teknikat tona, japim përgjigje në një formë tjetër. E rëndësishme është që japim përgjigje sepse ju përfaqësoni njerëzit dhe popullin.

Në fund të mandatit të saj si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka marrë detyrën e re në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku do të mbajë detyrën e krye zëvendës ndihmës sekretares për Çështjet Evropiane. Zyrtarisht, Kim do ta marrë detyrën e re në 10 korrik. Ndërsa pas largimit të Kim, diplomacinë amerikane në Tiranë do ta përfaqësojë David J. Kostelancik, i cili ka shërbyer edhe më parë si diplomat në vendin tonë.

3 VITE ME PARE

Nëse do ndryshonit diçka në Shqipëri, çfarë do të ishte? Flet Yuri Kim

I mbaron mandati i ambasadore e SHBA në Shqipëri/ Yuri Kim mban
Yuri Kim

TIRANË- Në fjalimin e saj të lamtumirës, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lënë përshtypjet e fundit për 4 vitet që ka kaluar në vendin tonë. Në fjalimin e saj para mediave, ambasadorja Yuri Kim tha se vëmendja duhet të mbahet tek refoma në drejtësi. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Nëse do ndryshonit diçka në Shqipëri, çfarë do të ishte? A ka ndonjë gjë që funksiononte keq, e akoma funksionon keq?

Yuri Kim: Çdo njeri ka sfidat e tij dua ta bëj të qartë që kur ne flasim për gjëra që duhet të ndryshojnë në Shqipëri e themi duke pasur respekt, ambasadorët shërbejnë në Shqipëri nuk ndjekin agjenda vetjake. Nëse po bëni një pyetje absolutisht është e nevojshme të bëhet për të mbajtur këto reforma siç ka qenë reforma në drejtësi, lehtësimi i procedurave për të drejtat e pronësisë, do t ju bënte një vend më të pasur më të fortë. Duhet të vazhdohet për të mbajtur këto reforma dhe kjo do t'ju bënte një vend më të pasur dhe më të fortë.

Gjatë kohës tuaj në Shqipëri, ç'ndikim iu ka lënë? A do vini prapë me pushime?

Yuri Kim: Ka një klasë zhurmëmadhe dhe ka disa zëra të lartë që pretendojnë se flasin për të gjithë të tjerët, prandaj i kam vizituar vetë 61 bashkitë dhe i kam njohur vetë njerëzit. Të zbulojë çfarë duan, çfarë aspirojnë për fëmijët e tyre, ka disa njerëz që mu dukën jo të lumtur me politikat e ndërkombëtarëve ndaj Shqipërisë. Shpresoj që çdo qytetar të jenë në gjendje që të thotë të vërtetën. Të konfrontohet me pushtetin, të thotë të vërtetën, në mënyrë që të kërkoni të vërtetën, kërkoni të vërtetën, flisni të vërtetën.

3 VITE ME PARE

Pyetet për Berishën në fjalimin e lamtumirës, Yuri Kim lë "porosi" edhe për pasardhësin: Duhet të shohim nga e ardhmja

I mbaron mandati i ambasadore e SHBA në Shqipëri/ Yuri Kim mban
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar mandatin e saj të shërbimit në vendin tonë, duke lënë edhe një "porosi" për pasardhësit. E pyetur për përplasjen që ka pasur me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Yuri Kim tha se SHBA ka për detyrë të ecë nga e para. 

A është e drejtë që të thuhet se pas Mariza Lino, ju kishit mandatin më të vështirë dhe kishit përballë të njëjtin person, Sali Berishën?

Yuri Kim: Çdo ambasador ka sfidat e veta. Ne gjithmonë shohim para, çdo ambasador amerikan do të përpiqet që ta drejtojë Shqipërinë drejt të ardhmes.

3 VITE ME PARE

A duhet prishur marrëveshja me MEK? Yuri Kim: Shqipëria të zbatojë ligjet e saj

I mbaron mandati i ambasadore e SHBA në Shqipëri/ Yuri Kim mban
Yuri Kim

TIRANË-Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në një konferencë për gazetarët ka mbështetur operacionin e policisë shqiptare në kampin e MEK në Manzë një ditë më parë. Në fjalimin e saj të lamtumirës, nga rezidenca e ambasadës amerikane, Yuri Kim tha se vendimin duhet ta marrë qeveria shqiptare.

Pyetje: DASH ka reaguar lidhur me operacionin në Manzë, janë shprehur të shqetësuar sepse nuk është lëvizje demokratike, a mendoni se Shqipëria duhet të shkojë drejt prishjes së marrëveshjes?

Yuri Kim: Është vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Ne e mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet në vendet e saj. Ka terma që zbatohen për mysafirët, ne duhet t'i respektojmë.

3 VITE ME PARE

Fjalimi i lamtumirës, Yuri Kim: Shqipëria më ka ndryshuar

I mbaron mandati i ambasadore e SHBA në Shqipëri/ Yuri Kim mban

Yuri Kim: Vitin e kaluar festuam 100-vjetorin e marrëdhënieve mes 2 vendeve. 24 mijë shqiptarë morën viza. Shqiptarët tregojnë se i vlerësojnë rregullat e vizave kamë besim se do të vijë dita kur nuk do të kërkohet fare vizë. Jam krenare për përparimin që kemi bërë së bashku. Kemi bërë hapa të mëdhenj për të vënë në vijë marrëdhëniet tona; ecni para, mos u dorëzoni kurrë. Nuk duhet të dorëzohemi kurrë sepse populli shqiptar nuk meriton më pak. Dua t'ju shpreh diçka personale; përvoja ime këtu më ka ndryshuar. Do e lë Shqipërinë me respektin për historinë e traditat tuaja, do largohem me mirënjohje dhe solidaritet më të fortë për padurimin tuaj për një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj.

3 VITE ME PARE

Yuri Kim kujton ‘detyrat e shtëpisë’ për Shqipërinë: Të zgjidhen çështjet e pronave, të çrrënjoset korrupsioni! Reforma në drejtësi, mjet!

I mbaron mandati i ambasadore e SHBA në Shqipëri/ Yuri Kim mban

TIRANË- Ambasadorja në largim e SHBA në Tiranë, Yuri Kim kujtoi disa nga detyrat e shtëpisë që duhet të plotësojë Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit të vendit në BE. Në një konferencë me gazetarët, para largimit të saj nga Shqipëria, Yuri Kim tha se mes këtyre pikave që janë pjesë e reformës në drejtësi është fakti që të zgjidhet çështja e pronave si dhe të çrrënjoset korrupsioni.

"Jam besimplotë që investimet e SHBA do të rriten dhe Shqipëria do të modernizojë sistemin për rregullat e biznesit, të zgjidhë kërkesat dhe zbatojë të drejtat e pronës dhe të çrrënjos korrupsionin. Reforma në drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit nuk është thjeshtë çështje morale, por një mjet që Shqipëria të jetë një aleat i fortë për SHBA. Gjatë këtyre 3 viteve kam patur ndrin të përfaqësoj presidentin në Shqipëri. Si një ambasadore e re e etur për të theksuar lidhjen e veçante mes Shqipërisë dhe SHBA, plotësova misionin e tim. Gjatë këtij misioni jam mirënjohëse që e njoha këtë vend, vizitova 61 bashkitë e tij dhe si çdo ambasador të jap kontributin tim në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Shqipëria ka bërë përparime të mëdha, sidomos në drejtësi që i dha mundësinë të hapte zyrtarisht negociatat për BE. SHBA ishin krenare që ndoqën udhëheqjen tuaj kur Shqipëria udhëhiqte OKB. Duhet të theksoj se nuk janë rregullat ato që kërcënojnë paqen, por thyerja e tyre që e kërcënojnë atë,”- tha ajo.

yuri kim yuri kim 21 qershor 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj