LIVE UPDATES
Politike

"I mori mandatin Belerit, dhe shkoi e u struk!" Berisha: Rama në vend që të vazhdonte mëkëmbjen e qytetarëve, nisi grabitjen

Ai theksoi se bashkitë, të cilat me lakmi të papërmbajtur, me babëzi të papërmbajtur ju vendosin këtyre lloj e lloj taksa dhe tarifash nuk do mund të vendosin kurrë më shumë se 1% të xhiros. 

24 Prill 2025, 20:06 Nga M.B
"I mori mandatin Belerit, dhe shkoi e u struk!" Berisha: Rama në
Sali Berisha

SARANDA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral sot në Sarandë. Berisha tha se kryeministri Edi Rama në vend që të vazhdonte mëkëmbjen e qytetarëve, nisi grabitjen. Ai shtoi se Rama i mori mandatin Fredi Belerit, dhe shkoi e u struk duke shtuar se i çoi marërdhënien me Greqinë në thikë.

Berisha tha se Shqipëria madhështore ka si parim kryesor tjetër: çdo shqiptar, një mundësi. Sipas tij, çdo biznes i vogël do ketë një barrierë fiskale shumë më të ulët se sa sot. Ai theksoi se bashkitë, të cilat me lakmi të papërmbajtur, me babëzi të papërmbajtur ju vendosin këtyre lloj e lloj taksa dhe tarifash nuk do mund të vendosin kurrë më shumë se 1% të xhiros. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, Shqipëria madhështore ka si parim kryesor tjetër: çdo shqiptar, një mundësi. Çdo biznes i vogël do ketë një barër fiskale shumë më të ulët se sa sot. Bashkitë, të cilat me lakmi të papërmbajtur, me babëzi të papërmbajtur ju vendosin këtyre lloj e lloj taksa dhe tarifash. Nuk do mund të vendosin kurrë më shumë se 1% të xhiros. Kaq do jetë që do mund t’u kërkojë për shërbimet. Qeveria, tavanet, prej 140 mijë eurosh për TVSH-në dhe 100 mijë euro për tatim fitimin, do t’i spostoj në 180 mijë euro. Po. Energjia, nga 18 lekë, do zbresë në 6 lekë. Tarifa e ujit, do përgjysmohet. Nuk mund të paguani ju abuzimet, paaftësinë e shtetit. Shqipëria është vend që mund ta japë energjinë për disa rrethana edhe me çmim më të lirë. Këta xjerrin tani, koston e prodhimit të energjisë në kaskadë, e nxjerrin 28 lekë.

Këta kanë punësuar me qindra e mijëra militantë, dhe pastaj ju faturojnë ju energjinë. Jo, kjo merr fund. Energjia do zbresë për bizneset në 6 lekë, për qytetarët në 7 lekë. Bizneset e mesme dhe të mëdha do kenë taksën e sheshtë më të ulët në Europë. Tatim fitimi i të ardhurave zbret nga 23% në 10%. Të gjithë rrogëtarët me rroga mbi minimalen, përfitojnë automatikisht rritje rroge 13%. Dhe unë zotohem këtu para jush se, rritja e rrogave dhe pensioneve ka një start 100 ditët e para dhe ky vrap do ndalet atëherë kur ne të dalim, qytetarët më të paguar në rajon se të gjitha kombet e tjera. Thjesht se jemi më të pasur. Dhe në qoftë se, uë them këtu, në vitin 2013, ne dolëm më të paguarit. Ai ishte qëllim që, paratë t’u kthehen qytetarëve. Që shqiptarët që kanë këto pasuri, të paguhen më shumë se të tjerët. Dhe ishte një krim i shëmtuar që Edi Rama e devijoi këtë garë. Në vend se të vazhdonte mëkëmbjen e qytetarëve, vazhdoi grabitjen përqendrimin në dias duar të të gjitha pasurive dhe fondeve. Kjo merr fund!

Kjo mundësi, për një grusht njerëzish, për një grusht qeveritarësh, kjo merr fund. Do ketë mundësi për çdo qytetar. Pavarësisht nga bindjet e tij, pavarësisht nga çdo qytetar që kërkon të jetojë me djersën e tij. Saranda do mbrohet. Saranda ka pasuritë më mahnitëse. Thashë edhe njëherë. Tjerët mund të kenë shumë gjëra, po park si Butrinti në njohuritë e mia, në dijet e mia, nuk ka askush tjetër. Edhe aty, kthetrat e zeza të mafies shqiptare. Po vij nga Himara. A e patë se çfarë ndodhi në Himarë? Ia mori mandatin Fredi Belerit, dhe shkoi e u struk, aty ku thote Frederik Niçe, strofa e fundit e horrave. I çoi marërdhënie në thikën pikë, duke shkelur në Kushtetutë, duke shkelur ligje, duke shkelur Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Dhe gjeti justifikimin se, ky një grek do na bëhet.

Po çfarë do të thuash ti se, ky një grek do na bëhet? Po ky shtetas shqiptar, nëse e votojnë shqiptarët, do të marrë çdo psot, çdo detyrë në Republikën e Shqipërisë. Çfarë do të thuash ti me këtë? Ku e ke gjetur ti, këtë parim që, shkon dhe i grabit mandatin atij të zgjedhur? Vetëm e vetëm se e dijë që ai, ato toka që ke plaçkitur në Gjipe dhe të Manastirit të Skutarasë, nuk do t’i merrje kurrë. Se nuk janë të tuat, Edi Rama. Se vetë ata tutë, kanë lënë me dokumenta që kanë pëtur 4 dhi e 5 dele, se nuk kanë patur asgjë tjetër. Kanë qenë më të varfërit e kësaj zone.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj