All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Do rikthejmë rininë!"/ Berisha: Një vend pa rini, është një vend pa ëndrra, pa të ardhme, është një shkretëtirë njerëzore

Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit, Berisha premtoi se do të kthejnë rininë që ka emigruar jashtë vendit. Berisha tha se një vend që është pa të rinj, është një vend pa të ardhme, pa ëndrra dhe një shkretëtirë njerëzore.

24 Prill 2025, 19:45 Nga M.L
"Do rikthejmë rininë!"/ Berisha: Një vend pa rini,
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

SARANDË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vazhduar me turin e tij elektoral ku këtë pasdite ka mbajtur një takim me qytetarët e Sarandës. Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit, Berisha premtoi se do të kthejnë rininë që ka emigruar jashtë vendit. Berisha tha se një vend që është pa të rinj, është një vend pa të ardhme, pa ëndrra dhe një shkretëtirë njerëzore.

Berisha shtoi më tej se do të bëjnë të mundur që çdo i ri të ketë mundësi të shkollohet, duke hequr mesataren e tarifat dhe do të rrisë bursat në 200 euro per studentët. 

PJESË NGA FJALIMI: 

"Saranda, a mund të jetë madhështore pa rininë e vet? Një vend pa rini, është një vend pa ëndërr. Një vend pa rini, të ardhme nuk ka. Është një shkretëtirë njerëzore, nëse mund ta quajmë kështu. Po në qoftë se ka një vend që humbi rininë në mënyrën më të pamëshirë, sa asnjë vend tjetër është Shqipëria e këtyre 12 viteve. A e dini ju që, OKB-ja njoftoi 3 ditë më parë se Shqipëria do ketë lindshmërinë më të ulët në botë. Pse? Për shkak të largimit të të rinjve. A nuk janë këto klithma që dalin nga shpirti i kombit, nga thellësitë e dheut të këtij vendi, që ne duhet të bëjmë të pamundurën që fëmijët tanë, nipërit e mbesat tona, të rinjtë tanë, të ndërtojnë në Sarandë dhe në Shqipëri ëndrrën e tyre.

Zonja që foli: jam nënë e dy fëmijëve, papunë, studiova jashtë, patriote, jam kthyer këtu për të ndërtuar ëndrrën. Le të ikin thotë, dembela, dembela. Askush në Shqipëri nuk është i varfër se është dembel. Varfërinë e sjell politika e mbrapshtë, e sjell vjedhja e qytetarëve. Ndaj dhe ne, do bëjmë gjithçka që çdo i ri të shkollohet. Hiqet mesatarja komplet, nuk ka mesatare më. Hiqen tarifat, simbolike do jenë, ose do hiqen fare. Bursa 200 euro për studentë. Punësimi i një të riu, çdo sipërmarrësi do i paguhen sigurimet shoqërore për 1 vit për të riun. Do i paguhet çdo shpenzim që i duhet për trajnimin e tij profesional. Çdo i ri që martohet dhe do të ndërtojë folenë e tij në Shqipëri, familjare, do të ketë një grant prej 30 mijë eurosh.
Do bëjmë gjithçka që të sjellim kombin në moshën e rinisë.

Fëmija i 3-të do paguhet nga shteti nga lindja, gjer në 23 vjeç. Fëmija i parë do ketë një bonus prej 70 euro, fëmija e dytë do ketë një bonus 60 euro. Miq, do bëjmë gjithçka që ata qindra e mijëra të rinj, vetëm në 10 vitet e fundit janë larguar mbi 700 mijë, të kthehen prap në Shqipëri, të kthehen prap në Sarandë. Do bëjmë gjithçka për strehimin e tyre. Do financojmë bizneset e tyre. 5 vite do jenë pa taksa. Edhe njëherë, kombi duhet të rikthehet në rininë e vet. Një komb pa rini, është një komb pa të ardhme dhe ne, nuk mund të jemi një komb i tillë," tha Berisha. 

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet