Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu sipas tij të flasësh në Sarandë, për Sarandën madhështore, për Shqipërinë madhështore është më e bazuar se kudo tjetër, pasi në çdo pamje që të shohësh këtë rreth ka madhështi të përjetshme.
SARANDË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve të PD-ASHM në Sarandë, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama, si hajdut, i cili nuk u ka dhënë të moshuarve pensionin që ata meritojnë. Duke folur nga Saranda Lideri i opozitës i drejtoi pyetjen Kreyministrit Rama se përse ai nuk rriti pensionet, siç bënë fqinjët. Gjithashtu sipas tij të flasësh në Sarandë, për Sarandën madhështore, për Shqipërinë madhështore është më e bazuar se kudo tjetër, pasi në çdo pamje që të shohësh këtë rreth ka madhështi të përjetshme.
"Të dashur qytetare dhe qytetarë të Sarandës, Konispolit, dhe të gjithë këtij rrethi. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, përshëndetjet më të përzemërta për ju. I dashur, z.Bujar Leskaj, udhëheqës politik i qarkut Vlorë. E dashur znj. Ina Zhupa, udhëheqëse politike e rrethit Sarandë. Të dashur kryetare edhe krytetarë të degëve të PD dhe të ASHM . i nderuari z.Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ dhe aleat i çmuar në aleancën tonë. Një përshëndetje të përzemërt kandidatëve tanë që janë krenaria e vërtetë e ASHM-së, krenari e qytetarëve të rrethit Sarandës, qarkut të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë.
Të flasësh në Sarandë, për Sarandën madhështore, për Shqipërinë madhështore është më e bazuar se kudo tjetër, pasi në çdo pamje që të shohësh këtë rreth ka madhështi të përjetshme. Saranda, ka një trashëgimi kulutore, natyrore, të jashtëzakonshme. Saranda është treva e bizhuve më të bukura të kulturës së njerëzimit. Ka parkun kulturor natyror më mahnitës, të cilin ndofta, nuk e ka asnjë vend tjetër në botë. Saranda ka madhështinë e njerëzve të vet. Këtu në këtë trevë, shqiptarë, grekë, rumunë, njerëz me prejardhje të ndryshme jetojnë në paqe, harmoni në shekuj. Në këtë kontekst, Saranda dhe jugu është një universitet madhor i lirive dhe të të drejtave njerëzore, respektit reciprok.
Pra, kjo është Saranda që trashëgojnë sarandiotët, që trashëgon Shqipëria. Po, cila është Saranda jonë sot Saranda, sot është qyteti i burrave dhe grave të moshuar, të cilët pasi kanë shkri jetën e tyre, energjitë e tyre, në këtë qytet dhe në këtë rreth, përjetojnë tiraninë e mjerimit. Përjetojnë një mbijetesë me një pension, më qesharakun, më të pamerituarin. Miq, nuk do të harrojmë një gjë. Ne që jetuam ditkaturën staliniste të Enver Hoxhës, ne e përmblidhnim atë me një term të përgjithshëm, diktaturë. Por, në fakt ajo ishte diktaturë e luftës së klasave, por ishte po kaq diktaturë me tiraninë e mjerimit dhe të varfërisë që iu impononte shqiptarëve me hiperkolektivizimin e vet.
Sot, nuk ka hiperkolektivizim. Por, sot, pensionisti, punëtori në ndërtim, punëori i fermës, sot, mjeku, mësuesi, inxhinieri, profesionisti, jeton me një pension i cili çdo ditë e më shumë vështirëson ushqimin e përditshëm. I cili, e detyron atë, t’u thotë nipërve, mbesave: shkoni, se kaq kam. Këtu nuk ka më për ju! Merrni rrugët e botës!
I cili, e le këtë zonjë, këtë zotëri, e le pa ilaçe. Këtë javë nuk po i marr ilaçet, se nuk arrij. Cili është ai që arrin të marrë ilaçet me një pension mesatar 172 mijë lekë? Cili është ai që mund të kënaqë veten, apo njerëzit e tij me një pension qesharak si ky? Mos të harrojmë se, 57% e këtyre burrave dhe grave nuk marrin 172 mijë lekë, jo.
57% e pensionistëve i kanë pensionet shumë më të vogla, të pjesshme dhe të pjesshme. Pra, çfarë ndodhi këtu me këtë vend? Si ka mundësi që, përsëri u rikthye pa mëshirë skamja, varfëria ekstreme? Po, po! Sepse, çmimet nga viti 2013 gjer sot, janë mbidyfishuar ushqimet dhe gjërave bazë. Litri i qumështit është dy herë më shumë, kilogrami i mishit po kështu, buka po kështu dhe ushqimet me radhë. Ekonomistët kanë faktuar se në qoftë se, pensioni duhet të ndiqte rritjen e çmimeve, të ishte pak më shumë, ai sot duhet të ishte 390 mijë lekë. Pra, një pensionist që merrte në vitin 2013 nëj pension 143 mijë lekë, për të jetuar sot siç jetonte atë vit, duhet të kishte një pension 390 mijë lekë.
Pse nuk ndodhi kjo? Çfarë pati Shqipëria që nuk ndodhi? Pati ndonjë luftë? Jo, nuk pati. Çfarë pati ky vend? Ky vend pati vetëm një gjë. Këta qytetarë u vodhën, u vodhën, sa asnjë qytetar tjetër në Europë. Po, pse qytetari i Malit të Zi, që merrte një pension 138 mijë lekë në 2013, merr sot, 450 mijë? Pse qytetari i Maqedonisë së Veriut, që merrte një pension 130 mijë lekë në vitin 2013, merr sot 380 mijë lekë? Po pse, qyetetari serb, që merrte në vitin 2013, një pension 135 mijë lekë, merr sot 405 mijë lekë? Pse këta? Këta nuk patën kryeministra, si puna e ëktij që t’u thotë: shqiptarët janë dembela. Çfarë dembelash janë pensionistët? Të vret Zoti të nxjerrësh një fjalë të tillë për ta. Por, je hajdut ti, i vjedh ti dhe nuk u jep paratë që meritojnë," tha Berisha.
Sali Berisha SARANDË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Sarandës në kuadë...
Edi Rama GRAMSH- Kreyministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Gramsh, foli edhe për reformën në drejtësi. ...
Foto ilustruese BERAT- Kryeministri Edi Rama përdori simbolikisht numrin pesë që partia e tij mban në fletën e votimit dhe re...
Edi Rama BELSH- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral ditën e sotme në Belsh. Rama u shpreh se arsye pse Shqipëri...
Edi Rama GRAMSH- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Gramshi theksoi sërish se në 11 maji nuk është thjeshtë një...
Edi Rama GRAMSH- Kryeministri Edi Rama mbasditen e sotme ka ndaluar në Gramsh, duke zhvilluar një takim në kuadër të fushatë...
Ambasada TIRANA- Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim ditën e sotme sa i takon një sistemi të ri p...
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për gjendjen e rëndë t&eu...
Edi Rama BELSH- Kryeministri Edi Rama në përfundim të fjalës së tij në Belsh nuk i kurseu sërish batuat me të riun ...
Foto ilustruese TIRANA- Partia Socialiste i ka drejtuar një letër-ankesë Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve ku sipas këti...