LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ BIRN: Gara e hapur për Beratin

Qarku i Beratit disponon një mandat deputeti i cili, në zgjedhjet e kaluara u fitua nga socialistët dhe u humb nga LSI, por rezultati ishte në fije të perit. Dhe tani që ish-LSI dhe PD garojnë bashkë, loja për mandatin e fundit të Beratit mbetet e hapur.

24 Prill 2025, 17:35 Nga Gjergj Erebara
Zgjedhjet e 11 majit/ BIRN: Gara e hapur për Beratin
Foto ilustruese

BERAT- Kryeministri Edi Rama përdori simbolikisht numrin pesë që partia e tij mban në fletën e votimit dhe rezultatin e zgjedhjeve të kaluara në Berat, 5 me 2 në mandate, për të deklaruar objektivin e tij për këto zgjedhje, pra përsëritjen e këtij rezultati. Qarku i Beratit njihet si qark i majtë dhe me gjasa, socialistët do ta fitojnë shumicën e thjeshtë sërish më 11 maj por rezultati më i mundshëm, nëse gjërat në terren nuk kanë ndryshuar në mënyrë thelbësore, është 4 me 3.

Qarku i Beratit prodhon shtatë mandate deputetësh ndërsa përgjatë dekadave të fundit, vota atje është ndarë tresh, për socialistët, për ish-LSI-në, tani Partia e Lirisë së Ilir Metës dhe për demokratët. Socialistët kanë qenë gjithmonë partia më e madhe në qark, me më shumë vota nga të dy konkurrentët e vet të marrë sëbashku dhe rezultati i së shkuarës ka qenë solid, me 4 mandate të fituara më 2009, 2013 e 2017 dhe 5 më 2021. Qarku i Beratit ka pasur tetë mandate deri në zgjedhjet e vitit 2013 ndërsa ka rënë në shtatë në zgjedhjet e vitit 2017 e më pas.

Rezultati ka qenë fluid për Partinë Demokratike dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim, të cilat kanë ndarë mes njëra-tjetrës, fillimisht katër dhe pastaj tre mandatet  e mbetura. Meta mori një mandat në zgjedhjet e vitit 2009, (një nga katër mandatet që e bëri atë kingmaker-in që kurorëzoi Berishën kryeministër për mandat të dytë), 2 mandate në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2, në zgjedhjet e vitit 2017. Demokratët patën 3 mandate në vitin 2009, shifra më e lartë e shënuar në këtë qark, ranë në 2 më 2013 dhe në 1 më 2017, vitin kur Qarku i Beratit, për shkak të rënies së popullsisë, pësoi  rënie në numrin e mandateve nga tetë në shtatë.

Në zgjedhjet e vitit 2021, LSI mori 8,400 vota, vetëm 59 vota më pak nga sa i duheshin për të marrë një mandat. Mungesa e këtyre votave ia kaloi mandatin e shtatë dhe të fundit, Partisë Socialiste. Në rast se PD dhe LSI do të kishin garuar bashkë, mandati do t’i takonte atyre, madje me tepricë votash. Situata natyrisht që nuk është e njëjta dhe bashkimi i Partisë së Lirisë me Partinë Demokratike nuk do të thotë automatikisht se rezultati i mandatit të tretë është i garantuar, për shkak se nuk njihet pesha e mbetur e ish-LSI-së në qark. Në zgjedhjet e vitit 2017, Meta mori gati 20 mijë vota, ndërsa rezultati i tij ra në 8,400 më 2021. Shumë nga politikanët vendorë të LSI-së në qark kanë kaluar ndërkohë me socialistët, ndonëse në zgjedhjet e vitit 2021, kjo duket se nuk ndihmoi shumë. Në fakt, në ato zgjedhje, socialistët humbën rreth 3 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.

Në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2023, socialistët fituan pesë bashkitë e qarkut përballë opozitës që garoi në tre prej tyre me dy kandidatë, por në ish-qendrën industriale të Kuçovës dhe në fshatrat përreth, kandidati i opozitës Lefter Maliqi humbi me një rezultat të ngushtë prej vetëm 0.3% të votave. Maliqi ka qenë kryekomunar për LSI, deputet për PD dhe drejtor për PS ndërsa në këto zgjedhje garon si deputet për opozitën nga listat e hapura.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2021 ra në 44% të listës së zgjedhësve ndërsa për zgjedhjet e 11 majit, rreth 16 mijë qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë. Kjo është një shifër e barabartë me 8.7% të votuesve të regjistruar dhe gati 20% të votave të hedhura në zgjedhjet e vitit 2021.

Profili demografik e social

Berati shtrihet në një territor kompleks të përbërë nga disa nga fushat më pjellore të Shqipërisë, disa zona kodrinore të njohura për drufrutorë dhe vreshta si dhe zonën malore të Skraparit, me Malin e Tomorrit që ngrihet imponues.

Qyteti i Beratit ka aktivitet të kufizuar në industrinë fason si dhe pak akvititet të turizmit të trashëgimisë kulturore. Zonat naftëmbajtëse të Kuçovës kanë lënë pas ndotje mjedisore si dhe ish-qytezën industriale me të njëjtin emër, e cila ka pësuar kolaps demografik si pasojë e zhdukjes së industrisë.

Gurët dekorativë dhe gurët gëlqerorë janë dy aktivitete minerare që kanë rëndësi ekonomike dhe që shpesh janë bërë shqetësim serioz për mjedisin.

Popullsia e qarkut ka pësuar rënie drastike në periferi, por në periudhën 2011-2023, qyteti i Beratit dhe zonat rurale në ultësirën e luginës së lumit Osum ka njohur stabilitet. Popullsia rezidente në Censin e vitit 2023 ishte 141 mijë, me rënie 5% kundrejt vitit 2021 dhe rënie 27% kundrejt vitit 2001.

Rreth 48% e popullsisë jeton në qytetin e Beratit si dhe në qytezat Kuçovë, Dimal, Çorovodë dhe Poliçan.

Kandidatët

Kryebashkiaku aktual i Beratit Ervin Demo dhe Enriketa Jaho, një mjeke në spitalin e traumës, e cila banon në Tiranë por ka lindur në Çorovodë, janë kandidatët për listën e paracaktuar të Partisë Socialiste. Përballë tyre, Enno Bozdo, politikan karriere dhe Zija Ismaili, një mjek ligjor që gjithashtu banon në Tiranë dhe që ka qenë më 2023 kandidati humbës për kryebashkiak në Berat janë në listën e mbyllur të koalicionit Shqipëria Madhështore të Partisë Demokratike.

Fadil Nasufi, ish-kryebashkiaku jetëgjatë i Beratit dhe aktualisht deputet, garon për socialistët në listat e hapura.

Në radhët e opozitës, Lefter Maliqi po tenton edhe një herë fatin duke kërkuar një mandat për veten nga listat e hapura. Nëse ai ia del, socialistët mund të humbasin një mandat në çmuar për shënjestrën e tyre për shumicë të thjeshtë parlamentare pas 11 majit.

Si në të gjithë Shqipërinë, gara në listat e hapura është e ashpër. Shtatë kandidatët e opozitës konkurrojnë me shpresën se do të kapin mandatin e tretë të qarkut dhe shtatë kandidatët e maxhorancës kanë për shënjestër dy ose maksimumi tre mandate./ BIRN

berati

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen