LIVE UPDATES
Politike

Atentati ndaj gazetarit Ranucci/ Ish-prokurori 'plas bombën': E di emrin e urdhëruesit dhe autorëve të bombës

Në artikull theksohet se një nga pistat e hetimeve për atentatin ndaj Sigfrido Ranucci-t, drejtuesi i emisionit investigativ Report që transmetohet çdo të diel në Rai3, të çon në qytetin e Pratos. Kjo vjen, pasi më 16 tetor, dikush vendosi një bombë poshtë makinës së gazetarit në Campo Ascolano, një lagje e Pomezias dhe mjeti shpërtheu pak minuta pasi pranë tij kaloi vajza e Ranuccit.

29 Tetor 2025, 22:25 Nga E. D
Atentati ndaj gazetarit Ranucci/ Ish-prokurori 'plas bombën': E
Sigfrido Ranucci

ITALI- Gazeta italiane Il Tirreno i ka kushtuar një artikull atentatit ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, ku ka dhënë disa detaje lidhur me ngjarjen. Në artikull thuhet se një injalizim anonim drejton gishtin ndaj një klani shqiptar. Il Tirreno shkruan se një ish-prokuror ka deklaruar se njeh emrat e urdhëruesit dhe të dy personave që vendosën bombën. 

Në artikull theksohet se një nga pistat e hetimeve për atentatin ndaj Sigfrido Ranucci-t, drejtuesi i emisionit investigativ Report që transmetohet çdo të diel në Rai3, të çon në qytetin e Pratos. Kjo vjen, pasi më 16 tetor, dikush vendosi një bombë poshtë makinës së gazetarit në Campo Ascolano, një lagje e Pomezias dhe mjeti shpërtheu pak minuta pasi pranë tij kaloi vajza e Ranuccit.

Më tej në artikull thuhet se në letrën anonime përmendet emri i Artur Shehut, një biznesmen i pasur shqiptar që jeton në Miami, i dyshuar si drejtues i një klani të fuqishëm të përfshirë në trafikun e drogës, të njohur si klani Osmani. Sipas Il Tirreno, dy personat e përmendur në letër ekzistojnë realisht, por emrat e tyre nuk janë përmendur kurrë më parë në media apo faqe italiane.

Artikulli i Il Tirreno:

Një sinjalizim anonim drejton gishtin ndaj një klani shqiptar: një ish-prokuror thotë se njeh emrat e urdhëruesit dhe të dy personave që vendosën bombën. Një nga pistat e hetimeve për atentatin ndaj Sigfrido Ranucci-t, drejtuesi i emisionit investigativ Report që transmetohet çdo të diel në Rai3, të çon në qytetin e Pratos. Më 16 tetor, dikush vendosi një bombë poshtë makinës së gazetarit në Campo Ascolano, një lagje e Pomezias, dhe mjeti shpërtheu pak minuta pasi pranë tij kaloi vajza e Ranuccit.

Por ç’lidhje ka Prato me këtë ngjarje? Një nga pistat që po ndiqen nga hetuesit lidhet me një email anonime të dërguar një ditë pas atentatit në Prokurorinë Antimafia të Romës nga një person që prezantohej si ish-prokuror shqiptar. Ai pretendon se njeh emrat e urdhëruesit dhe të dy autorëve të vendosjes së bombës.

Në letrën anonime përmendet emri i Artur Shehut, një biznesmen i pasur shqiptar që jeton në Miami, i dyshuar si drejtues i një klani të fuqishëm të përfshirë në trafikun e drogës, të njohur si klani Osmani. Sipas sinjalizimit anonim, dy personat që vendosën bombën poshtë makinës së Ranuccit janë pjesë e rrethit të tij, një klan që ka rrënjë në Toskanë, veçanërisht në Prato.

Për këtë pistë hetimore ka shkruar ditët e fundit gazetari Giovanni Tizian në gazetën Domani, duke shpjeguar se në letrën anonime përmenden edhe emrat e dy autorëve të dyshuar të atentatit. Më herët, Repubblica kishte zbuluar se nga Shqipëria kishin mbërritur informacione në Prokurorinë Antimafia të Romës.

Megjithatë, kjo mbetet vetëm një hipotezë që duhet verifikuar. Mund të jetë një pistë e besueshme, por edhe vepër e një personi që kërkon vëmendje apo një përpjekje për të devijuar hetimet. Ajo që duket e sigurt është se autori i letrës ka njohuri të thella për botën kriminale shqiptare.

Dy personat e përmendur në letër ekzistojnë realisht, por emrat e tyre nuk janë përmendur kurrë më parë në media apo faqe italiane. Personi që ka dërguar emailin thotë se është një ish-prokuror shqiptar që në të kaluarën ka marrë kërcënime me mjete shpërthyese të ngjashme me atë të përdorur në Pomezia, por për këtë nuk ka asnjë konfirmim.

Emri i Artur Shehut është përmendur në Prato në një operacion të zhvilluar nga Drejtoria Antimafia dhe Karabinierët në shkurt të vitit 2022, kur u kontrollua një hotel në Viale Montegrappa, pasi dyshohej se menaxheri i tij shërbente si ndërmjetës i Shehut për pastrimin në Itali të fitimeve nga trafiku i drogës. Në atë hetim u arrestuan 45 persona, me pjesëmarrjen e policive të shtatë vendeve europiane. Klani i lidhur me Shehun njihet edhe si ‘Karteli i Sinaloas, dega e Vlorës’, që nuk ka lidhje me kartelin meksikan me të njëjtin emër.

Por ç’lidhje kanë Report dhe Sigfrido Ranucci me krimin shqiptar? Emisioni investigativ i RaiTre është marrë më parë me interesat e ‘Kartelit të Sinaloas’ në ngritjen e Qendrave të qëndrimit për riatdhesim (CPR) që janë hapur në Shqipëri pas marrëveshjes mes Italisë dhe Tiranës. A mjafton kjo për t’i vënë bombë makinës së një gazetari në Itali? Këtë po përpiqen të zbulojnë hetuesit e Antimafias së Romës. Ndërkohë, personi që ka dërguar sinjalizimin anonim është i bindur: Atentati ndaj Ranuccit është edhe një mesazh për të gjithë gazetarët investigativë italianë që kanë hetuar mbi Artur Shehun./Dosja.al

sigfrido ranucci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj