LIVE UPDATES
Politike

Mision monitorues! Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i KIE vjen në Tiranë në 17-19 nëntor

Me anë të letrës, Kongresi bën me dije se delegacioni do të zhvillojë takime në zyrën e Këshillit të Europës në Tiranë, më 17 nëntor, për të mbledhur informacione mbi funksionimin e qeverisjes vendore dhe respektimin e parimeve të autonomisë lokale.

29 Tetor 2025, 22:03 Nga E. D
Mision monitorues! Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i KIE vjen
foto ilustruese

TIRANË- Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Europës i ka dërguar një letër kryetarit të Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë, kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja. Me anë të letrës, Kongresi bën me dije se delegacioni do të zhvillojë takime në zyrën e Këshillit të Europës në Tiranë, më 17 nëntor, për të mbledhur informacione mbi funksionimin e qeverisjes vendore dhe respektimin e parimeve të autonomisë lokale.

Pas vizitës, do të përgatitet një raport i ri për gjendjen e demokracisë vendore në Shqipëri, i cili pritet të shqyrtohet në një nga sesionet e ardhshme të Kongresit në Strasburg. Sipas njoftimit, qëllimi është krijimi i një dialogu të hapur me autoritetet shqiptare në nivel qendror dhe lokal, për të vlerësuar përputhshmërinë e vendit me standardet evropiane për vetëqeverisjen lokale.

DOKUMENTI:

Strasburg, 2 tetor 2025

I nderuar z. Qosja,

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës, në bazë të rregullave të veta, zhvillon vizita të rregullta për të monitoruar zbatimin e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore nga shtetet anëtare që e kanë nënshkruar dhe ratifikuar.

Komiteti i Monitorimit është organi përgjegjës për përgatitjen e raporteve dhe për ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të Kongresit.

Në këtë kuadër, Kongresi do të zhvillojë një vizitë monitorimi në Shqipëri nga data 17 deri më 19 nëntor 2025.

Ju ftojmë që, në cilësinë tuaj si Kryetar i Shoqatës së Të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë, të takoni delegacionin monitorues të Kongresit më 17 nëntor 2025, ora 12:00–12:45, në zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë (Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës, kati i 3-të).

Delegacioni do të përqendrohet në:

zbatimin e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore (ratifikuar nga Shqipëria në vitin 2000);

dhe në Rekomandimin nr. 468 (2021) mbi gjendjen e vetëqeverisjes vendore në Shqipëri.

Delegacioni përbëhet nga:

Z. Anders Knape (Suedi) - Bashkia, Grupi i Partisë Popullore Evropiane

Z. Sören Schumacher (Gjermani)- Rajonet, Grupi i Socialistëve, të Gjelbërve dhe Demokratëve Progresistë

të shoqëruar nga Prof. Zoltán Szente (Hungari), ekspert i pavarur i Kartës Evropiane, dhe nga sekretariati i Kongresit.

Pas vizitës, do të përgatitet një raport dhe një rekomandim për Shqipërinë, i cili do t’i paraqitet Kongresit për miratim në një nga sesionet e ardhshme.

Qëllimi i vizitës është të forcohet dialogu i hapur dhe konstruktiv me autoritetet shqiptare në të gjitha nivelet-shtetëror, rajonal dhe lokal -lidhur me respektimin e standardeve evropiane për demokracinë vendore.

Interpretimi gjatë takimit do të jetë në gjuhët shqipe dhe angleze.

Për organizimin e vizitës janë kontaktet:

znj. Svitlana Pereverten-Sekretare e Komitetit të Monitorimit

znj. Tatevik Avetisyan-Asistente e Komitetit

Letra është nënshkruar nga

Marc Cools, President i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.

Mision monitorues! Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i KIE vjen

 

kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale i kie

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet