Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Spahia shkruan se kishte evidentuar faktin që sipas tij në Shkodër nuk u zhvilluan zgjedhje, por se rezultati rrodhi nga një masakër elektorale dhe nga blerja masive e votës.
SHKODËR- Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia ka deklaruar se në takimin me pasardhësin e tij Benet Becin, i ka kujtuar atij vjedhjen e votave në Shkodër. Me anë të një postimi në Facebook, Spahia shkruan se kishte evidentuar faktin që sipas tij në Shkodër nuk u zhvilluan zgjedhje, por se rezultati rrodhi nga një masakër elektorale dhe nga blerja masive e votës.
Postimi i plotë:
Sot prita në zyrë z. Benet Beci. E bëra me kulturën e qytetarisë me të cilën jam rritur dhe e kam trashëguar prej Shkodrës time. Por pa dyshim në ato 10 minuta takim, i përsërita z. Beci ç’ka kam shprehur publikisht në mënyrë të përsëritur, se në Shkodër nuk pati zgjedhje, por një masakër të vërtetë elektorale, ku votat u blenë masivisht me milionat e eurove të hedhura nga pushteti, u grabitën me dhunë e kërcënime të paprecedent nga krimi i organizuar i mbështetur dhe koordinuar nga vetë shteti, të shoqëruara me retorikën shantazhuese të kryeministrit, për mosdhënie investimesh për Shkodrën. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 32 vjet pluralizëm dhe është një njollë e errët, që do i shoqërojë, të gjithë ata që u bënë pjesë e vjedhjes dhe deformimit të vullnetit të zgjedhësve. Mirënjohje e respekt bashkëqytetarëve të mi, të gjithëve që më mbështetën si në këto zgjedhje ashtu edhe gjatë rrugëtimit të shkurtër në krye të bashkisë. Qytetaria, dinjiteti dhe integriteti janë tiparet që na dallojnë, e që padyshim do na bëjnë prapë bashkë shumë shpejt, sepse ne demokratët e kemi provuar që jemi qëndrestarë!
Gazment Bardhi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se do të ndjekë çdo rr...
Olta Xhaçka dhe Yuri Kim TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur sot ambasadoren e SHBA-së në...
Benet Beci dhe Bardh Spahia SHKODËR- Benet Beci mori ditën e sotme detyrën në Bashkinë Shkodër. E pas betimit dhe konsti...
Skënder Gjinushi dhe Edi Rama TIRANË- Projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Sh...
Julian Zonja TIRANË- Të hënën në mëngjes Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK mbajti seancëne dytë...
Gazment Bardhi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pyetjes se përse nuk e përmend emrin e...
Gazment Bardhi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur për mediat se ndar...
Admir Sinamati TIRANË- Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati,...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka thirrur sot një mbledhje me Grupin Parlamentar. Kjo m...
Partia Demokratike TIRANË- Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi mblodhi grupin parlamentar të PD-së. N&eu...