Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në një konferencë për mediat, Alimehmeti tha se këto mbetje janë një rrezik madhor infeksioni dhe intoksikimi për mijëra pacientë, studentë, profesionistë të shendetit si dhe banorët e zonës përreth.
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti është shprehur se skandali i mbetjeve spitalore në QSUT është alarm i kuq. Në një konferencë për mediat, Alimehmeti tha se këto mbetje janë një rrezik madhor infeksioni dhe intoksikimi për mijëra pacientë, studentë, profesionistë të shendetit si dhe banorët e zonës përreth. Alimehmeti deklaroi që është e papranueshme që nuk eleminohen mbetjet spitalore në kohë, e ndërkohë ai i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mjedisit të ndërhyjnë menjëherë.
Deklarata e Plotë:
Skandali i mbetjeve spitalore në QSUT, i denoncuar dje nga gazetarët e guximshëm të emisionit STOP, është i papranueshëm dhe alarm madhor për jetën dhe shëndetin. Është e papranueshme që dhjetëra tonelata mbetjesh të rrezikshme spitalore grumbullohen në ambientet e QSUT-së dhe nuk përpunohen dhe as nuk eliminohen prej të paktën dy muajve e gjysëm. Është e papranueshme që këto mbetje të rrezikshme spitalore të mbeten aty si rrezik madhor infeksioni dhe intoksikimi për mijëra pacientë, mijëra studentë dhe gjimnazistë, mijëra profesionistë të shëndetit dhe dhjetëra mijëra kalimtarë e banorë të zonës përreth QSUT-së.
Është e papranueshme që jo vetëm nuk eliminohen në kohë, por që në mënyrën më tallëse dhe abuzuese me shëndetin, mbetjet spitalore të shkojnë e të depozitohen brenda Spitalit të Onkologjisë dhe të Spitalit të Neurologjisë në QSUT! Spitalet i kemi për t’u shëruar miqtë e mi, jo për t’u sëmurë! Kush është arsyeja e kësaj katastrofe shëndetësore dhe mjedisore?
Zyrtarisht pranohet nga administrata se ka përfunduar kontrata me firmën që menaxhonte këtë shërbim. Por kujdes miq! Një milion e gjysëm euro para publike janë paguar në vitin 2017 nga Banka Botërore dhe shteti shqiptar për pajisjen e autoklavës. Por, për motive banale përfitimesh të kombinuara me burokracinë e krijuar nga ky shtet dhe kjo administratë, edhe pse pajisjet janë blerë me para publike, nevojitej medoemos, sipas autoriteteve, që të kontraktohej një firmë private. Nuk i kishte mundësitë pra shteti shqiptar të punësonte një numër të vogël personeli që ta zgjidhte problemin që në rrënjë!
Por jo, ndiqet këtu po i njëjti skenar që kemi parë me koncesionin e sterilizimit apo koncesionin e inceneratorëve dhe në fund shërbimi përsëri mungon… në kurriz të jetës dhe shëndetit tonë. Kjo duhet të marrë fund menjëherë miqtë e mi! I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mjedisit të ndërhyjnë menjëherë! I bëj thirrje të mos fshihen pas gishtit dhe burokracive që kanë krijuar vetë! I bëj thirrje të bëjnë detyrën e tyre dhe jo të rendin pas parave dhe kontratave private! Shëndeti ynë nuk mund të jepet me koncesion!
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria ka miratuar vendimin për hapjen e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë pran&eu...
Kryeministria TIRANË- Prefekti i Elbasanit Ali Mysliu është liruar nga detyra ditën e sotme. Mësohet se më vendim të...
Foto ilustruese BRUKSEL - Është hapur Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mbretëria e Bashkuar. Vendimi...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka vijuar këtë të mërkurë sulmet ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha. Gjat&e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka komentuar sërish arrestimin e Kryebashkiakut Veliaj, dhe qasjen e Prokurorisë së Posa&ccedi...
Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit online në rubrikën "Sy m'sy" është ndalur ...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar edhe këtë të mërkurë një bashkëbisedim me ndjekësit onli...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se i gjithë grupi i ministrave së bashku me Ramën, ...
Blendi Gonxhe TIRANË - Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, ka ndarë raportin e OECD (Organizatës p...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur konsideratat për dy deputetët që kanë hequr dorë nga primare...