Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar për Bllakon, 5 vite burg, ndërsa gjatë zhvillimit të seancës se Bllako është deklaruar i pafajshëm.
TIRANË- Seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako është shtyrë për në datën 11 mars. Bllako akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar për Bllakon, 5 vite burg, ndërsa gjatë zhvillimit të seancës se Bllako është deklaruar i pafajshëm. Ai thotë se si sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit s’ka patur asnjë rol për dhënien e koncesionit. Seanca e sotme për ish-deputetin socialist ka nisur prej orës 13:00 ku mbrojtja e Bllakos ka paraqitur konkluzionet përfundimtare për këtë çështje.
Bllako akuzohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Në datë 20 dhjetor, GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos, për korrupsion kryer në dy raste. Nga hetimet, ka rezultuar se Bllako në cilësinë e sekretarit të ministrisë së Mjedisit ka përfituar shumën prej 120 mijë euro për favorizimin që i ka bërë dy pronarëve që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit, Klodian Zotos e Mirel Mërtirit. Ndërsa në rastin e dytë, ka rezultuar se Bllako i ka kërkuar rryshfet Klodian Zotos, shumën prej 7.5 milionë Lekësh për llogari të Vladimir Bezhanit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services”.
Në muajin prill, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit.
erion veliaj TIRANË- Maks Haxhia dhe Ermir Beta, avokatë mbrojtës të kryetaritë të bashkisë Tiranë, Erion Veliajt,...
andi bushati TIRANË- Analisti Andi Bushati ka reaguar ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një studio...
Foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme ministrat dhe grupin parlamentar të PS-së në Pallatin e Br...
Foto ilustruese KOSOVË- Kosova ka qenë nikoqire e takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, si kryesuese e kët...
Nenad Rashiç SERBI - Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka deklaruar se...
Alqi Bllako TIRANË - Po zhvillohet këtë të premte seanca gjyqësore për ish-deputetin socialist Alqi Bllako i cili akuzohet p&...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike u ndal gjatë fjalës së tij në konferencën për media te zgjedhj...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza këtë të premte se kryebashkiaku Veliaj realizo...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha sot se Kujtim Gjuzi është më dinjitoz për karrigen e kryemi...
Arben Ahmetaj TIRANË - Apeli i GJKKO-së ka lënë këtë të premte në fuqi sekuestron e pronës së Albina Man&...