LIVE UPDATES
Politike

Indrit Sefa largohet nga Basha: Nuk e fitova dot betejën me Berishën, rrymën dhe frymën që ai ka përçuar për më shumë se 30 vite në politikë

Sefa shton se ndonëse kishte qëllime të mira dhe konsistente kur ndërmori këtë rrugëtim politik, por pranon se dështoi pasi nuk arriti që të fitonte betejën me ish-kryeministrin Sali Berisha, me rrymën dhe frymën që ai ka përçuar për më shumë se 30 vite në politikë dhe në PD.

24 Korrik 2024, 13:29 Nga r.ll
Indrit Sefa largohet nga Basha: Nuk e fitova dot betejën me Berishën,
indrit sefa dhe lulzim basha

TIRANË- Avokati Indrit Sefa ka njoftuar mbrëmë dorëheqjen e tij si përfaqësuesi ligjor i Lulzim Bashës.

Përmes një postimi në Facebook, Sefa shkruan se vendimi i tij nuk është i ndikuar nga lodhja e betejave të fundit politike, por si një reflektim i gjatë dhe i domsdoshëm me kushtet dhe rrethanat aktuale të tij.

Sefa shton se ndonëse kishte qëllime të mira dhe konsistente kur ndërmori këtë rrugëtim politik, por pranon se dështoi pasi nuk arriti që të fitonte betejën me ish-kryeministrin Sali Berisha, me rrymën dhe frymën që ai ka përçuar për më shumë se 30 vite në politikë dhe në PD.

"Unë jam dhe do të mbetem gjithmonë përfaqësues i vlerave të së djathtës dhe i demokratëve.", shprehet Sefa. 

POSTIMI I SEFËS:

Të dashur miq dhe të njohur! Sot në zbatim të dispozitave ligjore dhe brënda afatit depozituam REKURS-in ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës dhe simboleve të PD. Si jurist, mendoj se vendimi i Apelit ishte i padrejtë dhe i marrë në kundërshtim me ligjin dhe detyrat e lëna nga Gjykata e Lartë.

Personalisht mendoj se qoftë si avokat apo anëtar i një force politike, duhet të kemi një standart për qëndrimet ndaj vendimit të Gjykatave. Ato nuk duhen komentuar në asnjë rrethanë dhe aq më tepër të pergojohet trupi gjykues. Këtë standart kam ndjekur dhe për vendimin e Gjykatës së Apelit. Profesionalisht jam i detyruar që çdo kundërshtim që kam në lidhje me vendimarrjen ta paraqes sipas rrugës ligjore, konkretisht me anë të rekursit që u depositua sot me miratimin e Z.Basha.

Dorëzimi i rekursit shënoi dhe aktin tim të fundit politik. Kam kam vendosur që rrugëtimi im politik të mbyllet këtu. Ky vendim vjen si një reflektim i gjatë dhe i vështirë për mua, por i domosdoshëm për kushtet dhe rrethanat. Vendimi im nuk është i ndikuar as nga lodhja nga betejat e viteve të fundit, as nga përpjekjet e gjata dhe të mundimshne për të ofruar një alternativë të re. Edhe pse më duhet të jem i sinqertë me veten dhe demokratët që kam njohur gjatë këtij rrugëtimi dhe ta pranoj se unë si dikush i ardhur në politikë me qëllime të mira dhe qëndrime konsistente nuk e fitova dot betejën më Sali Berishën, rrymën dhe frymën që ai ka përçuar për më shumë se 30 vite në politikë dhe në PD.

Qëndrimet e mia ndaj Sali Berishës, politikës dhë oborrtarëve të tij janë publike dhe unë vazhdoj të besoj në çdo qëndrim dhe deklaratë që kam bërë. Personalisht e kam të pamundur të përfshihem në atë grupim njerëzish që sot mbajnë simbolet e PD-së e me të cilët nuk ndaj të njëjtat vlera njerëzore dhe qytetarie apo koherencë politike. Për mua politika duhet të mbartë vlera dhe moral e madje duhet të udhëhiqet prej tyre. Për sa kohë nuk i shoh dhe gjej këto vlera në PD-në që zotëron simbolet, nuk mund të jem pjesë e saj.

Çdo demokrat dhe opozitar do të ketë gjithmonë mirnjohjen time për të gjithë sakrificat që është detyruar të kalojë gjatë gjithë viteve të vështira dhe të gjata të opozitës. Unë jam dhe do të mbetem gjithmonë përfaqësues i vlerave të së djathtës dhe i demokratëve. Këtë herë jo në politikën aktive, por gjithmonë duke ndjekur zhvillimet politike dhe endrrën time: një PD të djathtë, me vlera dhe me parimet me të cilat u formua më shumë se 30 vite më parë. Duke ju falenderuar për mbështetjen, për çdo fjalë apo mesazh që me keni dërguar, përfshirë dhe kritikat uroj dhe shpresoj të komunikojmë sërisht, këtë herë më pak politikisht se vitet e fundit.

indrit sefa lulzim basha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj