24 Korrik 2024, 12:27
Nga r.ll
erion veliaj, bledi çuçi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në konferencën e sotme me gazetarët, ka ngritur "në qiell", me lavde, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Aq sa Çuçi e ka cilësuar si "kryetari i bashkisë me i suksesshëm që ka pasur Tirana dhe PS në këto vite", ndonëse tre nga drejtorët e bashkisë së tij janë në qeli dhe akuzohen nga Apeli i GJKKO si grup i strukturuar kriminal.
Mes aferave që "rrotullohen" rreth Veliajt si ajo e Inceneratorit të Tiranës dhe Kompanisë "5D", Çuçi tha se Veliaj ka mbështetjen absolute nga grupi i PS dhe shtoi "se nuk e bën pis asnjëlloj balte që hidhet ndaj tij", pasi sipas tij ka bërë punë me vepra e jo me fjalë.
"Erion Veliaj është kryetari i bashkisë me i suksesshëm që ka pasur Tirana dhe PS në këto vite. Transformimi historik i Tiranës është një realitet që nuk mund ta bëjë pis asnjëlloj balte që mund të hidhet mbi figurën e kryetarit. Ne jemi të nderuar që kemi zgjedhur nga gjiri i jonë apo nga pjesa jonë një kryetar bashkie që nderon jo vetëm Tiranë po përtej Shqipërisë, çdo socialist apo çdo tirons, me vepra dhe jo me fjalë. Çështjet e tjera janë çështje që lidhen me sektorët ligjzbatues. Grupi i PS i jep mbështetjen absolute Veliajt."- tha Çuçi.
Gjatë nderimeve për Veliajn, Çuçi u ndërpre nga njëra prej gazetareve e cila i drejtoi pyetjen: Veliaj edhe më shumë i suksesshëm se Rama?
Kreu i grupit të socialistëve duket se e kuptoi menjëherë gabimin e tij, ndërsa shtoi se e kishte vetëm për vitet e fundit,"Jo në këto vite thashë... që kur qeverisim së bashku dhe në nivel qendror dhe lokal"
Gazetarët po ashtu e pyetën nëse Veliaj po e nderon Partinë Socialiste dhe me arrestimin e tre drejtorëve, Mariglent Qato, Taulant Tusha dhe Redian Molla. Përgjigja e Çuçit ishte se "nuk na nderon arrestimi i drejtorëve, por duhet të presim të mos nxitohemi të presim fjalën e fundit të drejtësisë.", ndonëse Apeli i GJKKO, siç përmendëm edhe më sipër i ka rënduar akuzat ndaj tyre. Ndërsa SPAK ka sekuestruar disa ditë më parë edhe kompaninë "5D".
bledi çuçi erion veliaj
Politike
24 Korrik 2024, 12:30
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar sot në ...
Politike
24 Korrik 2024, 12:07
r.ll
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në konferencë me gazetarët konfirmoi thirrjen ...
Politike
24 Korrik 2024, 12:10
M.B
Bledi Çuçi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Bledi Çuçi ka thënë sot në...
Politike
24 Korrik 2024, 11:37
r.ll
bledi cuci
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi në konferencën për mediat është pyetur se p...
Politike
24 Korrik 2024, 11:32
r.ll
bledi çuçi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi po zhvillon një konferenc&eu...
Politike
24 Korrik 2024, 11:21
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka folur sot në Komisionin e Ekonomisë gjatë d...
Politike
24 Korrik 2024, 10:46
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kritikoi sot Ministrinë e Mbrojtjes në lidhje me propozimin ligjo...
Politike
24 Korrik 2024, 10:38
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha sot në nënkomisionin për Diasporë...
Politike
23 Korrik 2024, 21:46
r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, është gjithashtu edhe denoncues i...
Politike
23 Korrik 2024, 20:51
S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm ka adresuar çështjen e incen...