LIVE UPDATES
Politike

Iniciativa për tërheqjen e njohjes së Kosovës/ Ministri shqiptar Marash Dukaj përplaset me serbët në Mal të Zi

Ministri shqiptar e cilësoi këtë zhvillim si një ndërhyrje të papranueshme në kompetencat shtetërore dhe një goditje ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ai nënvizoi se akte të tilla, megjithëse pa fuqi detyruese, përbëjnë një devijim serioz institucional dhe janë të motivuara nga interesa të ngushta politike dhe kalkulime gjeopolitike. Në reagimin e tij, Dukaj përdori një gjuhë të drejtpërdrejtë, duke e cilësuar situatën si një kthim prapa për vendin.

12 Maj 2026, 22:59 Nga E. D
Iniciativa për tërheqjen e njohjes së Kosovës/ Ministri
Marash Dukaj

MAL I ZI- Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, njëherazi përfaqësues i Forumit Shqiptar të udhëhequr nga Nik Gjeloshaj, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të qarqeve pro-serbe për të vënë në diskutim njohjen e Kosova. Reagimi i Dukajt vjen pas miratimit të një deklarate nga Kuvendi i Komunës së Zetës, ku kërkohet simbolikisht anulimi i vendimit shtetëror për njohjen e Kosovës, një akt pa efekt juridik, por me peshë në diskursin politik.

Ministri shqiptar e cilësoi këtë zhvillim si një ndërhyrje të papranueshme në kompetencat shtetërore dhe një goditje ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ai nënvizoi se akte të tilla, megjithëse pa fuqi detyruese, përbëjnë një devijim serioz institucional dhe janë të motivuara nga interesa të ngushta politike dhe kalkulime gjeopolitike. Në reagimin e tij, Dukaj përdori një gjuhë të drejtpërdrejtë, duke e cilësuar situatën si një kthim prapa për vendin.

“Bëhet fjalë për përpjekje për të marrë kompetenca që nuk u takojnë dhe për të ndërhyrë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat janë objektiv parësor i vendit tonë. Në vend që të punohet për përmirësimin e jetës së qytetarëve, po dëshmojmë përpjekje për shpërbërjen e institucioneve… për përfitime politike dhe strategji të caktuara. Definitivisht, dhe për fat të keq – një hap prapa në ndërtimin e së ardhmes europiane,” theksoi Dukaj.

Nismat për anulimin e njohjes së Kosovës lidhen me veprimet e partisë pro-serbe Demokratska narodna partija, e udhëhequr nga Milan Knežević. Kjo parti, e cila deri para pak muajsh ishte pjesë e shumicës qeverisëse, ka kaluar në opozitë pasi tërhoqi mbështetjen për qeverinë e kryeministrit Milojko Spajić.

Megjithëse vendimet e marra në nivel komunal nuk kanë ndikim në politikën e jashtme të Malit të Zi, e cila është kompetencë ekskluzive e institucioneve qendrore, ato po përdoren për të ndërtuar një narrativë politike kundër pavarësisë së Kosovës dhe orientimit euro-atlantik të vendit. Me këtë reagim, ministri Dukaj, përfaqësues i Forumit Shqiptar në qeveri, ka dhënë një mesazh të qartë se çdo tentativë për të sfiduar vendimet strategjike të shtetit dhe për të dëmtuar marrëdhëniet rajonale përbën një rrezik për kursin europian të Malit të Zi

Reagimi i plotë i Dukajt në 'X':

Deklarata e Komunës së Zetës është një hap prapa në ndërtimin e së ardhmes europiane. Nuk jam i befasuar nga Deklarata e Kuvendit të Komunës së Zetës për anulimin e vendimit shtetëror për njohjen e Republikës së Kosovës. Pa hyrë në elementët kushtetues dhe juridikë, që një akti të tillë politik nuk i japin karakter detyrues, këtu bëhet fjalë për një fenomen të përpjekjes për të marrë kompetenca që nuk u takojnë dhe për të ndërhyrë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat janë objektiv parësor i vendit tonë. Në vend që komuna më e re të bëjë gjithçka për të krijuar kushte më të mira jetese dhe prosperitet për qytetarët e saj, ne po dëshmojmë përpjekje për shpërbërjen e institucioneve përmes devijimeve të pjesëve të sistemit, e gjitha për përfitime të ngushta politike dhe strategji gjeopolitike të lidhura me to. Padyshim, dhe për fat të keq – një hap prapa në ndërtimin e së ardhmes europiane./Dosja.al

marash dukaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj