LIVE UPDATES
Politike

"Dixhitalizimi do të revolucionarizojë bujqësinë shqiptare"/ Salla në Cërrik: U jep mundësi fermerëve të kenë në kohë reale të gjithë informacionin e...

Salla theksoi se tekonologjia u jep mundësi fermerëve të kenë në kohë reale të gjithë informacionin e n e duhur nëpërmjet telefonit dhe aplikacionit që do të vihet në dispozicion.

12 Maj 2026, 19:07 Nga E.d
"Dixhitalizimi do të revolucionarizojë bujqësinë
Andis Salla

ELBASAN- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka bërë një vizitë në fermën eksperimentale të shkollës profesionale “Mihal Shahini”, e cila do të shërbejë si një platformë edukimi, trajnimi dhe demonstrimi për nxënësit dhe fermerët, të cilët do të mund të përdorin metoda inovative për kultivimin e produkteve bujqësore. Gjatë fjalës së tij, Salla u shpreh se dixhitalizimi do të revolucionarizojë bujqësinë shqiptare.

Salla theksoi se tekonologjia u jep mundësi fermerëve të kenë në kohë reale të gjithë informacionin e duhur nëpërmjet telefonit dhe aplikacionit që do të vihet në dispozicion. Ai tha se bashkia ka dhënë vetë në dispozicion të fermerëve dhoma frigoriferike, zyra të caktuara dhe ambient të rrethuar me të gjitha facilitetet e duhura për një SHBB. 

"Është kënaqësi të jem sot në Cërrik, jo vetëm si Ministër i Bujqësisë, por edhe si një person që ka shërbyer prej vitesh në këtë komunitet, ku roli i bujqësisë është i rëndësishëm në ekonominë vendase, ku qeveria, por edhe me partnerët tanë, kemi investuar dhe vazhdojmë të investojmë në sektorin bujqësor. Dua të falenderoj sot ambasadoren për mundësinë që i jep shkollës profesionale “Mihal Shahini” me këtë projekt domethënës, ku i shërben jo vetëm studentëve dhe pedagogëve, por edhe komunitetit dhe fermerët, të cilët janë në këtë zonë bujqësore. Me qeverinë qytetare, patjetër që ne jemi duke investuar në zonën e Cërrikut nëpërmjet bashkive, nëpërmjet të gjithë Shqipërisë, në ujitje-kullim, por edhe investime të tjera në teknologjinë moderne dhe inovacion.

Për pak ditë ne dalim me një paketë në dixhitalizim. Dixhitalizimi jo vetëm si koncept dixhitalizim në tërësi për investime, por edhe duke asistuar ndaj fermerëve. Po u japim mundësi fermerëve të kenë në kohë reale të gjithë informacionin e duhur nëpërmjet telefonit dhe aplikacionit që do të vëmë në dispozicion, por edhe mundësive të tjera nëpërmjet sensorëve në kohë reale, për të pasur ne mundësinë kur duhet të vadisim, kur duhet të plehërojmë dhe kur duhet t’i shërbejmë të gjithë mbjellave të cilat ne kemi. Kjo është teknologjia që shumë shpejt ne do ta vendosim për fermerët, për të investuar jo vetëm në paketën që kemi vendosur nga qeveria shqiptare prej 52 milion eurosh për garancinë dhe masat e reja që kemi ndaj AZHBR-së, por edhe me mundësinë që japim me 10%-in.

Ajo çfarë ne bëjmë është të shërbejmë çdo ditë fermerëve, duke qenë pranë tyre në terren dhe duke marrë çdo informacion për ta përkthyer atë në buxhete dhe ide, dhe atë çfarë ne po bëjmë më së miri në mbështetje të fermerëve dhe mbështetje të bujqësisë shqiptare. Pak metra më nga këtu ku jemi, kemi investuar me donatorët një nga projektet inovatore në Shqipëri, që është grumbullimi i mbetjeve bujqësore duke i kthyer ato në plehra për të ulur kostot e bashkive, por edhe për të pasur një bashki më të pastër. Duke investuar në sektorin bujqësor, ne ndihmojmë jo vetëm këtë zonë, ndihmojmë edhe të gjitha zonat përreth. Bashkia tashmë ka nxjerrë një nga portalet më inovatorë në Republikën e Shqipërisë, i ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Patjetër që me bashkinë kemi suport edhe nëpërmjet SHBB-ve që ne po bëjmë në të gjithë territorin, ku deri tani kemi 20 SHBB. Dua të theksoj modelin shumë të mirë të Cërrikut, ku bashkia ka investuar në pikën e parë të grumbullimit të produkteve bujqësore, në perime dhe fruta.

Bashkia ka dhënë vetë në dispozicion të fermerëve dhoma frigoriferike, zyra të caktuara dhe ambient të rrethuar me të gjitha facilitetet e duhura për një SHBB. Ky është një model që ne duhet ta ndjekim nëpërmjet bashkive që jemi duke e bërë, por një shembull i tillë do të vazhdojë të ndiqet në të gjithë bashkitë e Shqipërisë me 61 bashki. Dua që nëpërmjet ambasadës së Izraelit, sot ne të mos kemi vetëm këtë projekt, por edhe projekte të tjera. Për pak ditë, bashkë me ministrin e bujqësisë së Izraelit, kemi marrëveshje mirëkuptimi për investimet në sektorin bujqësor dhe për ta çuar në një tjetër hap bujqësinë shqiptare, si modeli shumë i mirë Izraelit edhe në Shqipëri. Shumë faleminderit të gjithëve dhe punë të mbarë," tha Salla./Dosja.al

andis salla cërrik ferma

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj