LIVE UPDATES
Politike

“Një ministër që bën gafa çdo javë është problem”/ Këlliçi: Skandalet e Ferit Hoxhës po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Ai rikujton edhe skandalin e mëparshëm me fyerjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si idiotë, duke e cilësuar sjelljen e Hoxhës si të papërgjegjshme.

12 Maj 2026, 17:36 Nga E.d
“Një ministër që bën gafa çdo javë
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi ka akuzuar Ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha për një tjetër gafë publike, pas deklaratës për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, të cilën më pas e relativizoi si “jashtë kontekstit”.
Sipas Këlliçit, sqarimet e shpeshta të ministrit tregojnë mungesë serioziteti dhe dëmtojnë imazhin e vendit.

Ai rikujton edhe skandalin e mëparshëm me fyerjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si idiotë, duke e cilësuar sjelljen e Hoxhës si të papërgjegjshme. Këlliçi thekson se këto episode lidhen me arrogancën e qeverisë së Edi Ramës, ndërsa shton se mungesa e dorëheqjes ka sjellë përsëritje të incidenteve.

Reagimi i plotë:

Prapë ti Ferit...?!

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha me arrogancën dhe supermacinë që pretendon se ka, ka bërë sot një tjetër gafë për të cilën është detyruar të japë shpjegime më pas!

Kur një kryediplomat sqarohet një herë në javë për gjërat që bën e gjërat që thotë, ka një problem serioz.

I paska deklaruar një gazetari italian në Bruksel, se marrëveshja 5 vjeçare me Italinë për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri, nuk do të rinovohet. Një kurajo intelektuale kjo, për të kundërshtuar shefin e tij që është vasal dhe i përkulur kur i duhet të marrë mbështetje për karrigen e tij!

Nuk na ka lënë shumë kohë të mendojmë kështu Feriti, pasi shpejt është shpjeguar duke thënë se ja paskan nxjerrë këtë qëndrim jashtë kontekstit dhe se qenka më tepër një opinion i tij personal.

I njëjti Ministër i Jashtëm, 2 javë më parë ishte protagonist i një skandali që asnjë kryediplomat shqiptar deri më tani nuk e kishte bërë. Në një grup zyrtar komunikimi me ambasadorë dhe vartës të tij, i cilësoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si idiotë.

Në fillim e mohoi dhe si zakonisht, tashmë i konvertuar në rilindas të Edi Ramës bëri viktimën e një komploti.

Pastaj fshiu mesazhin. Pastaj tha se ishte gjë e parëndësishme. Më vonë, pohoi se komunikimi që duhet të kemi parasysh është ai në kanalet zyrtare të MPJ dhe jo ai që Feriti përdor me ambasadorët dhe vartësit.

Këto incidente dhe skandale, nuk janë spontane, as rastësi.

Janë pasojë e një fodullëku e mendjemadhësie tipike e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, të cilët mendojnë se janë jo vetëm të pushtetshëm pa limit, por edhe mbi të tjerët intelektualisht. Dhe kur pastaj del e kundërta, kur tregojnë papërgjegjshmëri dhe mediokritet, e kanë gati justifikimin.

Të tjerët e kanë fajin, mundësisht opozita ose Saliu!

Nëse do të kishte bërë atë që do bënte çdo zyrtar me pak etikë dhe dinjitet, nëse do të kishte dhënë dorëheqjen me skandalin e fyerjes së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, nuk do të kishte ndodhur ky incidenti me shtypin italian.

Dhe ai i radhës në vijim.../Dosja.al

ferit hoxha belind këlliçi akuza

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë