Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqipëria ndodhet në një moment kyç në procesin e integrimit evropian, që duhet të shërbejë edhe si një mundësi për të forcuar demokratizmin e institucioneve shqiptare, përfshirë funksionimin demokratik të Kuvendit të Shqipërisë.
TIRANË- Partia Demokratike ka propozuar amendament e saj për rezolutën e Kuvendit për procesin e Integrimit. Shqipëria ndodhet në një moment kyç në procesin e integrimit evropian, që duhet të shërbejë edhe si një mundësi për të forcuar demokratizmin e institucioneve shqiptare, përfshirë funksionimin demokratik të Kuvendit të Shqipërisë.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dëshiron që Shqipëria të ecë drejt Bashkimit Evropian jo përmes propagandës boshe, por përmes standardëve të mirëfillta dhe institucioneve që funksionojnë në mënyrë demokratike. PD kërkon gjithashtu që të garantohet pjesëmarrja e plotë e opozitës në jetën parlamentare dhe respektimi i të drejtave të saj në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, si kusht për pluralizëm funksional dhe dialog politik.
PD ndalet gjithashtu edhe te lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke kërkuar mbështetje më të madhe për institucionet përkatëse dhe rezultate konkrete sipas rekomandimeve të BE-së. PD propozon gjithashtu masa kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, si dhe nxitjen e dialogut gjithëpërfshirës politik e shoqëror për prioritetet europiane të vendit.
Amendamentet e PD:
1. Të ushtrojë në mënyrë të plotë dhe efikase funksionin ligjbërës dhe mbikqyrës për procesin e integrimit europian, duke garantuar cilësinë e legjislacionit, përafrimin me acquis communautaire dhe zbatimin e tij konkret në praktikë.
2. Të forcojë kontrollin parlamentar mbi ekzekutivin, veçanërisht lidhur me financat publike, prokurimet, koncesionet, fondet e BE-së dhe përdorimin e burimeve shtetërore, duke rritur transparencën, auditimin e pavarur dhe llogaridhënien.
3. Të sigurojë pjesëmarrje të plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, si garanci për funksionimin real të pluralizmit politik dhe përmirësimin e klimës së dialogut.
4. Të kërkojë zbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe ndarjen të shtetit nga partia.
5. Të sigurojë respektim të detyrueshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të institucioneve të pavarura, si themel i shtetit të së drejtës dhe kusht për progres në negociatat me BE-në.
6. Të kërkojë forcim të rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke garantuar mbështetje të plotë për institucionet përkatëse dhe zbatimin e rekomandimeve të BE-së.
7. Të kërkojë përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes së gazetarisë së lirë, transparencës së pronësisë së medias dhe pavarësisë editoriale, duke garantuar mjedis mediatik konkurrues dhe të paanshëm.
8. Të angazhohet në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, për mbrojtjen e integritetit të proceseve demokratike dhe të interesave strategjike kombëtare.
9. Të nxisë dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës, për të siguruar konsensus kombëtar mbi prioritetet europiane.
10. Të forcojë partneritetin ndërparlamentar me Parlamentin Europian dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, duke kontribuar aktivisht në diplomacinë parlamentare dhe marrëdhëniet me parlamentet homologe.
11. Të refuzojë çdo nismë, akt apo veprim që devijon nga kursi i qenësishëm i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përqendrim të madh t&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës u shpreh se, mafia qeveritare shqiptare nuk lejon asnjë kompani evropiane të fitojë qo...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kreut të qeverisë duke thënë se, Ram...
KOSOVË- Kosova do të shkojë në 7 qershor në zgjedhjet e treta parlamentare brenda një harku kohor të shkurtër, pë...
Abdixhiku, Çollaku dhe Osmani KOSOVË- Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë kandidate për deputete, ka prezantuar Kres...
Kristian Shkreli TIRANË- Është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në GJKKO, kryebashkiaku i Vaut të Dej&eum...
Majlinda Dhuka TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë për Integrimin Europian, Majlinda Dhuka ka raportuar në Komisionin për E...
Erion Veliaj TIRANË- Më 28 maj, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të kryebashkiakut Er...
TIRANË- Biznesmeni Bashkim Ulaj është paraqitur sot në GJKKO lidhur me një padi për shpifje me kreun e Agron Shehaj. ...
Edi Rama dhe Tedi Papavrami TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dekoruar me titullin “Ylli i Oficerit të Urdhrit Suprem t&...