LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e treta në 18 muaj/ Kurti fut partinë në koalicion, LDK bën 'xing' me Vjosa Osmanin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka konfirmuar procesin zgjedhor që do të mbahet pas një muaji, ku shihet si përcaktues për konfigurimin e ri politik në vend pas krizës institucionale.

12 Maj 2026, 11:46 Nga I.A

Zgjedhjet e treta në 18 muaj/ Kurti fut partinë në koalicion, LDK

KOSOVË- Kosova do të shkojë në 7 qershor në zgjedhjet e treta parlamentare brenda një harku kohor të shkurtër, për shkak të mungesës së kuorumit për të zgjedhur Presidentin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka konfirmuar procesin zgjedhor që do të mbahet pas një muaji, ku shihet si përcaktues për konfigurimin e ri politik në vend pas krizës institucionale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri në përfundim të afatit zyrtar më 7 maj, 22 parti politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa janë regjistruar edhe tre koalicione të përbëra nga gjithsej nëntë parti politike.

Koalicioni më i madh dhe më i rëndësishëm politik është ai i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, ku pjesë janë edhe Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane. Ky bllok do të garojë me emrin “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, duke ruajtur identitetin politik të forcës kryesore në pushtet dhe duke synuar të hyjë në zgjedhje si një front i bashkuar politik përballë opozitës.

Ky koalicion konsiderohet si vazhdim i bashkëpunimit mes Vetëvendosjes dhe partive aleate që kanë qenë pjesë e qeverisjes së drejtuar nga Albin Kurti. Përfshirja e Partisë Shqiptare Demokristiane shihet si një përpjekje për të zgjeruar bazën elektorale dhe për të afruar votues nga segmente të ndryshme politike.

Koalicioni i dytë i konfirmuar është “Ashkalitë e Bashkuar”, i formuar nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim. Ky bashkim synon konsolidimin e votës së komunitetit ashkali dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa koalicioni i tretë është ai mes Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, që do të garojë me emrin “Koalicioni VAKAT”. Ky koalicion përfaqëson partitë e komunitetit boshnjak dhe synon ruajtjen e mandateve të rezervuara për komunitetet joshumicë.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të hyjë e vetme në zgjedhje, por me një zhvillim të rëndësishëm politik brenda listës së saj. Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila dikur ishte pjesë e LDK-së dhe më pas u largua pas përplasjeve me drejtuesit e partisë, është rikthyer politikisht pranë kësaj force përmes përfshirjes së njerëzve të saj në listat zgjedhore.

Lëvizja e Osmanit shihet si një përpjekje për të forcuar pozitat e LDK-së në këto zgjedhje të parakohshme, ndërsa rikthen në vëmendje raportet e saj me partinë nga e cila u shkëput vite më parë. Ky zhvillim pritet të ndikojë në balancat elektorale brenda kampit opozitar dhe të rrisë peshën politike të LDK-së përballë Vetëvendosjes.

Përveç LDK-së, edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojnë të vetme në zgjedhje, ndërsa disa subjekte politike, mes tyre Aleanca Kosova e Re dhe Nisma Socialdemokrate, kanë vendosur të mos marrin pjesë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor me sloganin “Kosova Voton”, pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë presidentin e ri të vendit brenda afateve kushtetuese, duke e çuar vendin drejt një tjetër gare elektorale./Dosja.al

zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës