Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në sesionin e mëngjesit të takimit ministror më 11 maj, kryediplomatët e shteteve anëtare të bllokut u takuan me gjashtë homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhanë mbështetje politike për thellimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor në çështjet e sigurisë së jashtme dhe mbrojtjes.
Në sesionin e mëngjesit të takimit ministror më 11 maj, kryediplomatët e shteteve anëtare të bllokut u takuan me gjashtë homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova në këtë takim u përfaqësua nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, sqaroi në fund të takimit se Brukseli është i gatshëm t’i mbështesë vendet e rajonit në përpjekjet për luftimin e kërcënimeve hibride dhe dezinformatave, si dhe përmes përdorimit më të madh të Instrumentit Evropian të Paqes për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të partnerëve.
Megjithatë, ministrat evropianë u kërkuan vendeve të rajonit që të harmonizohen me vlerat e përbashkëta.
“Vendet anëtare shprehën pritjen që të gjitha vendet të ecin në rrugën evropiane dhe të jenë plotësisht të harmonizuara me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, sepse në këto kohë gjeopolitike në të cilat jetojmë, kjo nuk është vetëm përmbushje formale e obligimeve, por në fakt tregon nëse e shohim botën në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Kallas.
Ajo vuri në pah se jo të gjitha vendet e rajonit janë plotësisht të harmonizuara me politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian.
“E dimë shumë mirë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndryshme dhe kanë pikëpamje të ndryshme për çështje të caktuara, gjë që në masë të madhe reflektohet në harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë”, shtoi Kallas.
Shefja e diplomacisë evropiane theksoi se partneriteti zhvillohet në të dy drejtimet, prandaj nga vendet e rajonit priten reforma të mëtejshme, respektim i sundimit të ligjit, si dhe harmonizim i qartë me politikën e jashtme të BE-së. Nga vendet e rajonit, Serbia, që aspiron të bëhet pjesë e BE-së, përkundër thirrjeve të Brukselit ka refuzuar që t’i bashkohet sanksioneve të bllokut evropian ndaj Rusisë për shkak të luftës së në Ukrainë./REL
Monika Kryemadhi dhe Kujtim Cakrani TIRANË- Avokati i ish-presidentit Meta, Kujtim Cakrani tha se shpenzimet në familje i ka kryer Monika Kr...
Kujtim Çakrani TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndarë çështje...
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza. KOSOVA- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate,...
Ilir Meta TIRANË- Avokati i ish-presidentit të vendit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka shpjeguar simbolin që Meta përdori në gjyq...
Monika Kryemadhi TIRANË- Seanca gjyqësore e cila u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korru...
Robert Ndrenika TIRANË- Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka folur lidhur me takimin që pati në gjykatë me kryeta...
Robert Ndrenika TIRANË- Vetëm disa ditë pas takimit të ngrohtë mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe aktorit Robert Ndrenika, ...
Floriana Garo TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me raportin e fundit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit ...
Ilir meta TIRANË- Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili përmes avokatit Çark...
Glauk Konjufca KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se probl...