Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo tha se procesi i integrimit të vendit në BE po përdoret si pronë e kryeministrit Rama.
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me raportin e fundit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë si dhe letrës së kreut të këtij komisioni, David McAllister, drejtuar Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos.
Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo tha se procesi i integrimit të vendit në BE po përdoret si pronë e kryeministrit Rama. Ajo tha se qeveria po censuron raportet ndërkombëtare dhe po bllokon opozitën duke minuar demokracinë.
Sipas saj, qeveria po zbaton kodin e heshtjes së plotë dhe mban sekret shtetëror të gjitha çështjet konkrete që ngrihen, kërkesat dhe rekomandimet që parashtrohen në takimet e përfaqësuesve të saj nga përfaqësues të Komisionit Europian, Këshillit Europian dhe organeve të këtyre institucioneve.
Garo theksoi se për Partinë Demokratike procesi i integrimit të vendit në BE duhet të jetë një proces i bazuar në reforma të thella e të zbatuara me seriozitet për funksionimin e shtetit ligjor.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Në vlerësim të raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë, për rolin qendror që duhet të ketë parlamenti në procesin e integrimit të vendit në BE, edhe të letrës së kryetarit të këtij Komisioni, të nderuarit David McAllister, drejtuar Komisioneres për Zgjerimin, Shkëlqesisë së saj zonjës Marta Kos, lidhur me rolin real të opozitës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Partia Demokratike e Shqipërisë deklaron sa vijon:
Së pari, falënderon Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian për raportin e tij objektiv dhe rekomandimet e tij të rëndësishme, si dhe Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të këtij parlamenti, të nderuarin McAllister, për letrën e tij të bazuar në çështjet e ngritura nga zonja Tabaku në letrën drejtuar atij lidhur me pronësimin e procesit të integrimit nga qeveria dhe përjashtimin e opozitës nga roli kushtetues i saj në këtë proces.
Së dyti, Partia Demokratike beson se integrimi i vendit në BE, si një proces themelor për shoqërinë shqiptare, duhet të jetë një proces jo i mbyllur e përjashtues siç është sot në Shqipëri, por një proces i hapur dhe transparent, gjithëpërfshirës, në të cilin parlamenti i vendit, ashtu siç theksohet edhe në raportin e fundit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, duhet të ketë rolin qendror.
Së treti, për Partinë Demokratike procesi i integrimit të vendit në BE duhet të jetë një proces i bazuar në reforma të thella dhe të gjithanshme, të zbatuara me seriozitet e vendosmëri për funksionimin e shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut, dhe jo në ligje e reforma sa për sy e faqe e në letër, si në rastet e korrupsionit të Ballukut dhe Karçanaj, që në shkelje flagrante të Kushtetutës u mbrojtën me fanatizëm nga Edi Rama.
Për Partinë Demokratike, integrimi i vendit në BE duhet të jetë detyrimisht një proces i bazuar kryekëput në performancën dhe meritën, dhe jo në lobimin korruptiv dhe fasadën, siç përpiqet ta udhëheqë atë Edi Rama dhe qeveria e tij.
Në këtë kuadër, Partia Demokratike dënon me forcë të gjitha qëndrimet, praktikat dhe aktet antikushtetuese të përdorura deri sot nga Edi Rama dhe qeveria e tij për të vendosur pronësinë mbi procesin e integrimit dhe për të përjashtuar opozitën dhe rolin e saj në këtë proces.
Kështu, për të realizuar këtë qëllim, qeveria, me një procedurë antikushtetuese, të mbyllur, pa asnjë konsultim dhe të hedhur poshtë tashmë nga Gjykata Kushtetuese, ndryshoi strukturën e parlamentit vetëm për t’i hequr opozitës drejtimin e Komisionit të Integrimit, të cilin ajo e drejtonte me përgjegjësi vite e vite me radhë.
Po në këtë kuadër, çdo kërkesë për debat parlamentar apo për interpelancë me kryeministrin për probleme të integrimit refuzohet pa asnjë bazë ligjore dhe në kundërshtim me detyrimet kushtetuese nga drejtuesit e parlamentit, natyrisht me urdhër të Edi Ramës.
Shtojmë se ky i fundit ka firmosur së bashku me Aleksandër Vuçiç letrën publike në të cilën, pa asnjë konsultim me institucionet e vendit, parlamentin, opozitën, as edhe publikun, kërkon de facto, si vazhdim i Ballkanit të Hapur, një proces anëtarësimi të pjesshëm për Shqipërinë dhe Serbinë në BE, dhe kjo vetëm e vetëm për interesa të pushtetit të tyre.
Përveç këtyre, qeveria shqiptare zbaton kodin e heshtjes së plotë dhe mban sekret shtetëror të gjitha çështjet konkrete që ngrihen, kërkesat dhe rekomandimet që parashtrohen në takimet e përfaqësuesve të saj nga përfaqësues të Komisionit Europian, Këshillit Europian dhe organeve të këtyre institucioneve.
Madje, në një akt të papërgjegjshëm, ajo arriti të censurojë plotësisht me mediat që kontrollon edhe raportin e fundit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, me gjithë vlerën e madhe të konstatimeve dhe rekomandimeve të këtij raporti për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Së fundmi, duke hedhur poshtë të gjitha trillimet e qeverisë dhe lobistëve të saj të korruptuar që pretendojnë se opozita nuk ka në axhendë integrimin, garanton qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë se ajo, si forca politike lokomotivë e proceseve integruese që nga themelimi i saj, konsideron integrimin e bazuar në meritë të Shqipërisë në BE si objektivin më madhor të programit të saj dhe si të ardhmen më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve./Dosja.al
Ilir meta TIRANË- Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili përmes avokatit Çark...
Glauk Konjufca KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se probl...
Ilir Meta TIRANA- Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të vendit, Ilir Meta po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Posa&c...
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shoqëruar me debate dhe replika, teksa gjykata ishte tërhequr p&eu...
Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski Kongresi i Bashkimit i koalicionit politik shqiptar VLEN, tashmë pjesë e qeverisë në Maqedoninë ...
GJKKO TIRANË- Ish-drejtori i klubit “Partizani”, Afrim Tola ka dëshmua sot në seancën në GJKKO, në ...
Monika Kryemadhi TIRANË- Seanca e themelit në GJKKO, ndaj Ilir Metës është shoqëruar me debate dhe replika. Gjatë ...
TIRANË- Seanca në themel ndaj ish-presidentit Ilir Metën dhe personave të tjerë të pandehur është shoqëruar me de...
Saimir Kapllani TIRANË- Albanian Digital Solutions është shoqëria publike që prezantoi ditën e sotme kryeminstri Edi Rama. Kj...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta është paraqitur këtë të hënë në ambientet e reja të Gjykata e...