Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqiponja nënkupton Shqipërinë, ndërsa numrin 7 Meta e ka përdorur si një ironi ndaj SPAK.
TIRANA- Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të vendit, Ilir Meta po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Një detaj i cili ka rënë në sy gjatë seancës janë shenjat që Meta ka bërë nga kafazi i xhamtë. Ai ka bërë gjeste të cilat përfshijnë shqiponjën dhe numrin 7 me duar.
Shqiponja nënkupton Shqipërinë, ndërsa numrin 7 Meta e ka përdorur si një ironi ndaj SPAK. Kjo duke thënë se kafazi i xhamtë është me shtatë yje.
“Është me shtatë yje kafazi”, tha Meta.
Nga ana tjetër Monika Kryemadhi është parë e përqendruar te dokumentet e procesit gjyqësor. Më herët, ish-presidenti Meta ka ofruar një garanci prej 50 mijë eurosh në kërkim të lirimit të tij, por Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e rrëzoi këtë kërkesë.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shoqëruar me debate dhe replika, teksa gjykata ishte tërhequr p&eu...
Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski Kongresi i Bashkimit i koalicionit politik shqiptar VLEN, tashmë pjesë e qeverisë në Maqedoninë ...
GJKKO TIRANË- Ish-drejtori i klubit “Partizani”, Afrim Tola ka dëshmua sot në seancën në GJKKO, në ...
Monika Kryemadhi TIRANË- Seanca e themelit në GJKKO, ndaj Ilir Metës është shoqëruar me debate dhe replika. Gjatë ...
TIRANË- Seanca në themel ndaj ish-presidentit Ilir Metën dhe personave të tjerë të pandehur është shoqëruar me de...
Saimir Kapllani TIRANË- Albanian Digital Solutions është shoqëria publike që prezantoi ditën e sotme kryeminstri Edi Rama. Kj...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta është paraqitur këtë të hënë në ambientet e reja të Gjykata e...
Gjykata e Posaçme TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndr...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar kritikat e ambasadorëve të BE-së në v...
TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, deklasoi se ndaj ish-presidentit Prokuroria e Posaçme nuk ka dhe nuk jep prova, teksa...