11 Maj 2026, 13:37
Nga I.A
Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski
Kongresi i Bashkimit i koalicionit politik shqiptar VLEN, tashmë pjesë e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, ka shkaktuar reagime të shumta në RMV dhe Kosovë, pas pranisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, krah homologut maqedonas Hristijan Mickoski.
Kongresi u zhvillua dy ditë më parë në Shkup, ku VLEN u shkri në një parti të vetme politike. Në aktivitet morën pjesë figura politike nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa vëmendjen më të madhe e morën pamjet e Kurtit pranë Mickoskit, gjë që ka nxitur kritika dhe akuza për një afrim politik mes tyre.
Reagimet lidhen edhe me situatën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët vijojnë protestat për të drejtën e testimit në gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, të drejtë që sipas tyre garantohet nga Kushtetuta. Kritikët pretendojnë se qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE po shkel frymën e Marrëveshja e Ohrit dhe po dobëson përfaqësimin shqiptar në institucione.
Por ajo që ra në hy në këtë kogres ishte dhe mungesa e Ministrit të Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha apo i përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme shqiptare. Kjo konfirmon se ofendimi që Hoxha u ka bërë komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke i quajtur idiotë ka qenë i vërtetë.
Debate ka shkaktuar edhe fakti që në hapjen e Kongresit nuk u vendos himni shqiptar, por vetëm ai i Bashkimit Europian. Në kongres ishin të pranishëm pesë liderë të VLEN, Kurti dhe rreth 850 delegatë shqiptarë nga trevat shqiptare të RMV-së.
Figurat publike në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë kanë reaguar ashpër pas këtij organizimi.
Blendi Hodai, një figurë publike në Shkup ka kritikuar Kurtin, duke theksuar se si atij si Mickoskit i konvenon që shqiptarët në institucione të jenë të dobët.
"Albin Kurti në raport me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duket gjithnjë e më shumë në një lloj simbioze politike me Hristijan Mickoskin. Të dyve, për arsye të ndryshme, u konvenon që shqiptari në institucione të jetë i dobët, pa bosht, pa guxim dhe pa qëndrime. Sepse shqiptari që nuk pengon, që nuk pyet dhe që vetëm tund kokën, është “shqiptari i mirë”, shkruan Hodai.
Ndërsa Besnik Osmani, kryetar i Këshillit të Komunës së Tearcës, kritikoi mungesën e himnit kombëtar shqiptar në Kongres.
“E ndaluan gjuhën shqipe. E ndërprenë përfaqësimin e drejtë. E nënçmuan vullnetin e popullit. Tani heshtën edhe himnin”, shkruan Osmani.
Nga radhët e BDI-së reagoi edhe Irfan Buçi, i cili e cilësoi zhvillimin si ndikim të botës serbe dhe Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut.
"Ndikimi botes serbe dhe Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut," shkruan Buçi./Dosja.al
kongresi i vlen albin kurti hristijan mickoski besnik osmani irfan buçi
Politike
11 Maj 2026, 14:29
E. D
GJKKO
TIRANË- Ish-drejtori i klubit “Partizani”, Afrim Tola ka dëshmua sot në seancën në GJKKO, në ...
Politike
11 Maj 2026, 14:05
E. D
Monika Kryemadhi
TIRANË- Seanca e themelit në GJKKO, ndaj Ilir Metës është shoqëruar me debate dhe replika. Gjatë ...
Politike
11 Maj 2026, 14:01
E. D
TIRANË- Seanca në themel ndaj ish-presidentit Ilir Metën dhe personave të tjerë të pandehur është shoqëruar me de...
Politike
11 Maj 2026, 12:26
I.A
Saimir Kapllani
TIRANË- Albanian Digital Solutions është shoqëria publike që prezantoi ditën e sotme kryeminstri Edi Rama. Kj...
Politike
11 Maj 2026, 13:26
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta është paraqitur këtë të hënë në ambientet e reja të Gjykata e...
Politike
11 Maj 2026, 12:56
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndr...
Politike
11 Maj 2026, 12:51
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar kritikat e ambasadorëve të BE-së në v...
Politike
11 Maj 2026, 12:45
E. D
TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, deklasoi se ndaj ish-presidentit Prokuroria e Posaçme nuk ka dhe nuk jep prova, teksa...
Politike
11 Maj 2026, 12:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës për mediat, se protesta e 8 majit kishte...
Politike
11 Maj 2026, 12:43
sali berisha
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi raportime të mediave ndërkombëtare për protestën...