Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë konferencës për shtyp, Lideri i opozitës vlerësoi pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra qytetarëve në bulevard si akt përgjegjësie qytetare, në mbrojtje të shtetit ligjor dhe të ardhmes evropiane të vendit.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi raportime të mediave ndërkombëtare për protestën e 8 majit në Tiranë, duke e cilësuar atë si dëshmi se “shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet”. Gjatë konferencës për shtyp, Lideri i opozitës vlerësoi pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra qytetarëve në bulevard si akt përgjegjësie qytetare, në mbrojtje të shtetit ligjor dhe të ardhmes evropiane të vendit.
Ai referoi raportime nga media si Nova News, Reuters, Deutsche Welle, Getty Images dhe Anadolu Agency, të cilat pasqyruan tensionet, përplasjet dhe akuzat për korrupsion gjatë protestës.
"E solla këtu në radhë të parë edhe si një vlerësim i jashtëzakonshëm për ata dhjetëra mijëra shqiptarë që mbushën bulevardin në emër të përgjegjësisë qytetare, në emër të shtetit ligjor, në emër të të ardhmes evropiane të Shqipërisë.
Ndaj dhe kërkoj të ndjekim së bashku sekuenca të shkurtra. NOVA News: ‘Shqipëria, tensione gjatë protestës së opozitës në Tiranë’. Edhe policia hedh vetë tani lëndë piroteknike. Reuters! Getty Images, e keni parasysh çfarë është, agjencia më prestigjioze e fotografive në botë. T’ua lexoj pak këto. ‘Protestuesit u mblodhën para ndërtesës së kryeministrit dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Partia kryesore e opozitës e akuzoi qeverinë për korrupsion’. Zëri i protestuesve. Radio-televizioni Deutsche Welle: ‘Protestat kundër qeverisë në Shqipëri shndërrohen në dhunë’. I shndërroi policia.
Vazhdo. ‘Hetimet për korrupsion shkaktojnë kryengritje paqësore’. ‘Protestuesit përleshen me forcat e policisë’. Heronj të vërtetë. Elita e guximit e kombit. ‘Vazhdojnë protestat kundër qeverisë’. Kjo ëshët foto e Reuters. Kjo e 100 vetëve në bulevard. Kjo një tjetër foto e agjencisë Anadolu. E ka marrë nga Reuters. ‘Korrupsioni shkakton konflikt në Tiranë’. Urdhëroni, betejë. Shihni vetë pamjet. Janë frymëzuese. Është frymëzues guximi i protestuesve. Famëzeza Balluku, ja ku e keni, citohet në të gjithë botën. Urdhëro çfarë thotë: ‘Protesta të dhunshme nga policia për hetimet për korrupsionin’. Ja, shikoni egërsinë ndaj protestuesve paqësorë. Shiheni. Ta dëgjojmë pak! Këta janë shqiptarë që nuk pajtohen me vjedhjen. Nderim! Vazhdojmë, Reuters është prapë. ANI, një agjenci tjetër kjo. Shikoni barbarinë e kriminelëve që mbrojnë kriminelët. E kanë marrë disa agjenci këtë të Reuters-it," tha Berisha./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet në ligjin për portet turistike nuk synojnë heqjen e garës për...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria renditet e para në rajon për prokurimet publike, duke theksuar se si...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi tashmë ka marrë dritën jeshile nga Komisioni Evropian që jan&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri po kalon një transformim të r&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar sot krijimin e një shoqërie tjetër publike për teknologjinë...
TIRANË- Lefter Maliqi ka bërë një reagim lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Kuçovës Kreshn...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 'Diella' është në një fazë të re pune. Gjatë fjalës s&e...
Reida Kashta TIRANË- Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencis...
Glauk Konjufca BRUKSEL- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin joformal BE-Ballkani Perëndim...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është në një fazë të mirë për avancimin ...