Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij, Rama sulmoi Liderin e opozitës, Sali Brishën, duke thënë se as serbët e Malit të Zi apo malazezët në opozitë nuk kërkojnë nëpër kryeqytetet e Evropës që vendi i tyre të vihet në listën e zezë dhe të mos mbështetet për tu futur në BE.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet në ligjin për portet turistike nuk synojnë heqjen e garës për koncesionet, por shmangien e situatave që sipas tij do të krijonin pengesa absurde për investitorët privatë. Gjatë fjalës së tij, Rama sulmoi Liderin e opozitës, Sali Brishën, duke thënë se as serbët e Malit të Zi apo malazezët në opozitë nuk kërkojnë nëpër kryeqytetet e Evropës që vendi i tyre të vihet në listën e zezë dhe të mos mbështetet për tu futur në BE. Duke iu referuar Kryedemokrati, Rama tha se Shqipëria ka një specieje unike që kërkon që vendi të mos anëtarësohet në BE.
“S’kemi bërë ndryshime ligjore për portet turistike. Kemi bërë një ndryshim të vetëm për të hequr mundësinë e një pasoje absurde. Ndryshimi nuk lidhet me garat. Nëse ne duam të japim një koncesion apo një partneritet për të ndërtuar një port, është 100% e sigurt që bëhet me garë. Ndryshimi që kemi bërë lidhet me rastet kur dikush investon për një resort dhe do të bëjë edhe një marinë. Me ligjin e pandryshuar, për marinën që dikush do të bëjë pranë resortit të tij, duhet garë që të vijë një tjetër dhe të fillojë një sherr që të mos mbarojë kurrë. Kjo s’ndodh në asnjë vend të Evropës.
S’ka asnjë çudi, përveç harbimit të atyre që e duan me çdo kusht Shqipërinë të bllokuar, të atyre që, si në asnjë vend tjetër, siç ma thonë miqtë e huaj, nuk kemi parë të vijë ndonjë forcë e brendshme nga ndonjë vend tjetër që ka negociuar me BE-në apo që është në proces për të hapur negociatat dhe të kërkojë me gjithfarë lloj të zezash që të bllokohet vendi nga vjen.
Ne nuk jemi një vend që vijmë nga një konflikt etnik, fetar apo ideologjik, as nga luftë civile, siç janë vende të tjera që kemi në rajon. Nuk i ka parë kush serbët e Malit të Zi apo malazezët në opozitë që të kuturisen nëpër kryeqytetet e Evropës dhe të kërkojnë që vendi i tyre të vihet në listën e zezë e jo të mbështetet për t’u futur në BE. Ne kemi një lloj specieje që është unike, që nuk e ka pasur asnjë vend i kontinentit ku ne jemi në këtë proces”, tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria renditet e para në rajon për prokurimet publike, duke theksuar se si...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi tashmë ka marrë dritën jeshile nga Komisioni Evropian që jan&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri po kalon një transformim të r&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar sot krijimin e një shoqërie tjetër publike për teknologjinë...
TIRANË- Lefter Maliqi ka bërë një reagim lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Kuçovës Kreshn...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 'Diella' është në një fazë të re pune. Gjatë fjalës s&e...
Reida Kashta TIRANË- Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencis...
Glauk Konjufca BRUKSEL- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin joformal BE-Ballkani Perëndim...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është në një fazë të mirë për avancimin ...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim Marta Kos deklaroi, se Bashkimi Evropian do të ofrojë 200 milionë euro për Shqipë...