LIVE UPDATES
Politike

"Pas 3 vitesh heshtje KQZ kërkon informacion për Hajdarin e Kuçovës"/ Lefter Maliqi: Kjo histori është kthyer në një turp kombëtar

Në reagimin e tij, Maliqi shprehet, se Hajdari nuk duhej të lejohej të kandidonte për Bashkinë Kuçovë, pasi kishte fshehur një dënim penal të formës së prerë në Greqi.

11 Maj 2026, 11:42 Nga E. D

"Pas 3 vitesh heshtje KQZ kërkon informacion për Hajdarin e

TIRANË- Lefter Maliqi ka bërë një reagim lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, i cili sipas tij ndodhet në këtë detyrë në shkelje të ligjit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Maliqi thekson, se pas tre vitesh zvarritjesh, manovrash procedurale dhe heshtjeje të qëllimshme, sot KQZ kujtohet të kërkojë “informacion urgjent” për statusin juridik të Kreshnik Hajdarit.

Në reagimin e tij, Maliqi shprehet, se Hajdari nuk duhej të lejohej të kandidonte për Bashkinë Kuçovë, pasi kishte fshehur një dënim penal të formës së prerë në Greqi. Po ashtu, ai akuzon KQZ-në për zvarritje të qëllimshme, mbrojtje politike dhe manipulim të procesit zgjedhor. Maliqi thekson ndër të tjera, se Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme e kanë dënuar Hajdarin për këtë çështje.

Postimi i plotë

KQZ NË PANIK! Pas 3 vitesh zvarritje, manovrash procedurale dhe heshtjeje të qëllimshme, sot KQZ kujtohet papritur të kërkojë “informacion urgjent” për statusin juridik të Kreshnik Hajdarit të Kuçovës! Po pse tani ? Pse jo në prill 2023, kur Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ju vuri zyrtarisht në dijeni, me shkresë dhe në seancë publike, përvendimin penal të formës së prerë të Hajdarit në Greqi, të vulosur me apostile? E vërteta është vetëm një:

Kreshnik Hajdari NUK duhej lejuar fare të kandidonte në zgjedhjet e Majit 2023 për Bashkinë Kuçovë. Por KQZ zgjodhi të “blejë kohë”, të mbyllë sytë dhe të mbrojë kandidatin e Partisë, bashkë me avokatin e tij, ish-Prokurorin e Përgjithshëm Theodhori Sollaku, i cili prej 3 vitesh përdori çdo hile procedurale për të mos lejuar daljen e plotë të së vërtetës.

Ndërkohë, qytetarët e Kuçovës e dinë shumë mirë se si u grabit ai mandat: me përçarjen e opozitës, me presionet e “operacionales së Bistrit”,Çuçit të familjes etj, ndaj mbështetësve tanë, me ndërhyrje politike nga lart, me manipulime të procesit zgjedhor dhe dyshime serioze për ndryshim kutish e procesverbalesh në KZAZ Kuçovë. Faktet janë kokëforta.

Ne nuk kemi kërkuar “shkarkimin” personal të Hajdarit. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë pavlefshmërinë e kandidimit të tij, sepse ai kishte fshehur një dënim penal të formës së prerë në Greqi. Madje për këtë fakt, SPAK dhe Gjykata e Posaçme e dënuan Hajdarin me burg, të konvertuar më pas në punë në komunitet, ndërkohë që ai vazhdon ende sot të gëzojë mandatin e grabitur të kryebashkiakut.

Sot që KQZ paska nisur të kërkojë të dhëna për statusin juridik të Hajdarit në dy momente kohore, i kujtojmë KQZ  se duhet të kërkojë informacion edhe për momentin kur Hajdari paraqiti kandidaturën dhe për momentin kur Koalicioni “Bashkë Fitojmë” e denoncoi zyrtarisht para KQZ-së me prova dhe dokumente ligjore. Mos e zvarrisni më këtë kalvar juridik!

Sepse kjo histori është kthyer në një turp kombëtar dhe një tjetër skandal që i shtohet listës së gjatë të skandaleve të KQZ-së me ndërhyrje politike dhe oligarkike. Drejtësia vonon, por nuk harron. Kushdo që ka shkelur ligjin, kushdo që ka abuzuar me detyrën dhe ka deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit. Demokracia duhet të vihet në vend. Haka duhet të shkojë tek i zoti!/Dosja.al

kqz lefter maliqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj